Connect with Us

Aksident i rëndë/ Humb jetën një person në Tiranë

Kronika

Aksident i rëndë/ Humb jetën një person në Tiranë

Publikuar

-

cna, lajme kronike

Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Misto Mame”, Tiranë, Kombinat. Një kamion me drejtuesi shtetasin S.D.,ka aksidentuar një qytetar ende të paidentifikuar i cili ka qënë duke ecur me bicikletë. Mësohet se personi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ende po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Lidhje të paligjshme në rrjet/ Arrestohen 2 persona për vjedhje të energjisë ekektrike, 1 në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia njofton se nga kontrollet janë konstatuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike duke bërë që dy persona në Tiranë të vihen në pranga dhe 1 tjetër të shpallet në kërkim.

Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë 6 persona të tjerë në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër në Tiranë, si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.

LEXO EDHE:  Policia aksidenton per vdekje 43 vjecarin

LEXO EDHE:  “O zogu sa i mirë je”/ Gjykata dënon me 6 vjet burg dy të rinjtë që sulmuan një homoseksual



Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht shtetasit B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është proceduar penalisht shtetasi Gj. L., banues në Lezhë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat është proceduar penalisht shtetasja S. S., banuese në Klos.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë është proceduar penalisht shtetasi P. N., banues në Gramz.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Tragjedia e familjes ruse, ku humbën jetën 4 persona, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet akoma një mister.

Në një intervistë për News 24, gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.

Lala ka deklaruar se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Ajo theksoi se përfaqësues të ambasadës Ruse kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre.

“Janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë”, tha ajo.



Përsa i përket itinerarit, Lala ka shpjeguar se ata kanë mbërritur në Shqipëri, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike.

LEXO EDHE:  Policia në gatishmëri/ Apel qytetarëve: Respektoni me rigorozitet protokollet e sigurisë

LEXO EDHE:  Sekuestrohen eksploziv, armë dhe fishekë/ Arrestohen 3 persona në Durrës

“Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut. Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin”, deklaron ajo.

Sipas Lalës, mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër. Më tej ajo shton se kjo ngjarje mund të referohet si vrasje e mundshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë raportohen vetëm dëme materiale.



“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi kriminal/ Arrestohen 58 persona, shtatë të tjerë në kërkim

LEXO EDHE:  “O zogu sa i mirë je”/ Gjykata dënon me 6 vjet burg dy të rinjtë që sulmuan një homoseksual

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE