Connect with Us

Zbulohet platforma Rama-Basha/ Ish-Presidenti zbardh marrëveshjet e fshehta

Politikë

Zbulohet platforma Rama-Basha/ Ish-Presidenti zbardh marrëveshjet e fshehta

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka hedhur dritë mbi platformën Rama-Basha.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai thotë se dyshja Rama-Basha, synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të.

Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të !

 Sipas platformës së tyre:

 Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,

 Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,

 Për shqiptarët nuk ka nevojë për standarte demokratike.

 Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,

Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt dhe shoqëritë e tjera evropiane”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Foto-Fakte nga protesta/ Basha me Monikën sot është më pak se Basha dje  

Sipas të njëjtit, mjafton që Rama dhe Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve, ndaj ai bën thirrje që të mos lejohet kjo gjë.

Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të! Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet”, shkruan më tej Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kërcënimet e Bashës për Berishën/ Noka: Lajthitja e tij e tretë, e ka kapur paniku

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, ku janë dorëzuar 316 emra. CNA.al ka mësuar se ka patur vendime të forta duke hequr nga lista rreth 80 emra. Më herët raportuam heqjen e emrit të ish deputetëve Ervin Salianji dhe Endri Hasa, dhe Gerti Bogdani. Ndërkohë që mësohet se nga Komisioni janë hequr dhe dy emra të tjerë, Aldo Bumçi e Flamur Noka. Emrat i ka hequr Basha, pork a kërkuar që të mbetet kofidente gjithçka. Kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që mund të vijnë, por dhe mundësisë që ti rikthejë kryesia e PD-së si kandidatë.

Deputeti i PD, Flamur Noka, ka komentuar ‘kërcënimet’ e kreut të PD, Lulzim Basha, sot gjatë mbledhjes së grupi parlamentar të PD, me të cilat i drejtohej ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për Syri Tv, Noka ka theksuar se kjo deklaratë e Bashës është lajthitja e tretë e tij, pasi e ka kapur paniku sepse nuk përfaqëson më PD-në dhe demokratët.

Jam i prirur ta besoj këtë deklaratë. Kohët e fundit Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë, thotë populli, arsyet dihen, është kapur me presh në duar në pazar me Edi Ramën. Këto lajthitje nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e panikut sepse Basha nuk përfaqëson më PD-në, as demokratët, ai thjesht përfaqëson veten e vet dhe interesat e tij i ka të lidhura me karrigen e kryetarit të PD. 



LEXO EDHE:  Foto-Fakte nga protesta/ Basha me Monikën sot është më pak se Basha dje  

LEXO EDHE:  Foto-Fakte nga protesta/ Basha me Monikën sot është më pak se Basha dje  

Edhe kjo lajthitja e sotme, nuk është as më shumë e as më pak se dy lajthitjet e para.E mbani mend kur etiketoi bazën e PD si anti-amerikane.Lajthitja e dytë ishte kur quajti llum qeverinë e PD që ka qenë qeveria më e mirë dhe quajti llum bazën e partisë. 

Kjo është lajthitja e tretë. Këto të treja së bashku e bëjnë Bashën një personazh grotesk të politikës shqiptare, asgjë më shumë. Ai stonon edhe me impostimet që ka marrë kohët e fundit në Parlament duke u ‘trimëruar’ ndaj Edi Ramës, asgjë më shumë, është një instonim i habitshëm qesharak. Basha sot është ish-kryetar i PD, sepse nuk ka bazën, nuk ka delegatët, ai ka thjesht veten dhe ndonjë nëpunës që paguan me rrogë aty rrotull”, u shpreh Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Salianji shfrenon fantazinë/ Lë mustaqet dhe kujton se bëhet burrë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ervin Salianji ka lënë mustaqet dhe duke kujtuar se është bërë burrë, po i rreh shpatullat Lulzim Bashës.

I ftuar në emisioni “Real Story” , ndërsa ka komentuar deklaratën e bërë ditën e sotme nga Lulzim Basha në lidhje me Berishën, Salianji u shpreh se  kishte ardhur koha për të reaguar dhe për të thënë disa të vërteta.

Sipas tij kishte ardhur koha që këto të vërteta të thuheshin nga Basha, madje përveçse e nxit Bashën të bëhet burrë, e merr dhe në mbrojtje.

Unë mendoj që duhej përballur si argument dhe duhet që të gjitha arsyer e atij vendimi të detyruar duhet shpjeguar. Nuk është vendimarrje emocionale, personale apo e marrë  me mllef, por është vendimarrje në interes të Partisë Demokratike.

Është shfrenim fantazie të mendosh që Basha ka pasur arsye personale. Interesi i PD-së dhe marrëdhëniet e pacënuara me SHBA-të janë të çështjet kryesore”, është shprehur Salianji.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Basha/ “Qeveri tranzitore ose shqiptarët marrin frerët me 16 shkurt”

LEXO EDHE:  Foto-Fakte nga protesta/ Basha me Monikën sot është më pak se Basha dje  



Në fakt shfrenim fatanzie është të mendosh se ke lënë mustaqet dhe je bërë burrë.

Lulzim Basha mori një vendim personal, anti-demokratik, pa u konsultuar me strukturat e PD, pa pyetur askënd në PD, në këmbim për të mbyllur bëmat e tij me lobime.

Si nuk qenka personale, kur mbyll dosjen e tij në këmbim të përjashtimit nga grupi parlamentare të ish-Kryeministrit  Sali Berisha.

Salianji që nuk u bë burrë për G.D dhe që hesht kur e pyesin për të, Salianji që me iniciativë të Lulzim Bashës, shkatërroi degën e PD-së, në Korçë, del sot dhe flet për vërteta që duhen.

Të vërteta që të thëna nga “lideri i pusetës”, apo “Babalja”, nuk kanë asnjë vlerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kemi vënë në mbrojtje Vjosën”/ Rama: Nuk do të ndërtojmë hidrocentrale

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në lumin Vjosa nuk do të ndërtohen hidrocentrale, për sa kohë që Partia Socialiste është në pushtet.

I pyetur në emisionin “Now” se nga kush rrezikon Vjosa, kryeministri u përgjigj që “nuk e di, por ka gjasa që nga ata që mund të kthehen përsëri”.

“Ne jemi ata që e kemi vënë në mbrojtje Vjosën. Kur kemi thënë se Vjosa duhej mbrojtur aty projektoheshin hidrocentrale”, tha kryeministri Rama.



Përsa i përket qeverisë së mëparshme, kryeminitri Rama u shpreh që është një shembull se si mund të ndodhë që dy ministri të së njëjtës qeveri të kundërshtojnë njëra- tjetrën.

LEXO EDHE:  Fatbardh Kadilli i veshur si SS dhe nderon si nazist

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Basha/ “Qeveri tranzitore ose shqiptarët marrin frerët me 16 shkurt"

“Një ministri jep një autorizim për të ecur duke parë një interes të sektorit dhe ministria tjetër, e mjedisit, brenda të njëjtës qeveri thotë kjo nuk do të bëhet, pasi në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale”, u shpreh kryeministri Rama, i cili në fund theksoi se në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale për sa kohë që në qeveri është PS.

LEXO TE PLOTE