
Komisioni "Ruli" jashtë loje/ Basha "i hedh poshtë" punën, kërkon emra të tjerë për deputetë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme në ...
Në Partinë Demokratike ka filluar një lëvizje e madhe kundër Lulzim Bashës. Një lëvizje që nuk e ka zanafillen thjeshtë dhe vetëm tek largimi, apo së fundi, përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar, me një vendim personal të Lulzim Bashës. Rrymat kundër Bashës, duket se janë të shumta.
Përtej mbështetjes nga Sali Berisha, Lulzim Basha përdori një model spektakolar manipulimi, duke çuar në përçarjen e PD-së.
Më pas përçarja u vu re gjatë organizimit të kësaj partie, deri tek Këshilli Kombëtar. E më tej krisje të tjera deri në organizimin në bazë, ku përjashtoheshin njerëz, përjashtohej elita.
Për këtë u perdoren personazhe si Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, etj, të cilët sot kanë dalë të gjithë kundër Lulit.
Më pas në 2017-ën, lodhja me çadrën, listat e kandidatëve për deputetë, përjashtimi i elitës së partisë, solli një tjetër çarje. Kjo erdhi pas marrëveshjes me Edi Ramën.
Djegia e mandateve, ishte një tjetër katastrofë, që krijoi një rrymë brenda PD-së, e cila ishte hapur kundër vendimi të Lulit, që gjithmonë gënjente.
Afrohen zgjedhjet e 2021, përgatiten sërish listat. Ka një përballje në bazë. Një përçarje që ndodh pasi trupa elektorale e partisë vihet kundër kandidatëve.
Në përfundim një komision vettingu, i cili nuk bën asgjë. ?Hidhet në kosh?, e gjitha. Baza përçahet. Vota e saj nuk merret parasysh dhe vimë në rezultatin e 25 prillit.
Gjatë gjithë këtyre proceseve, deri tek humbja e fundit ka pasur gjithmonë zëra kundër.
Të gjithë janë përjashtuar.
Pati një garë formale me Eduard Selamin në 2017, tani me Agron Shehajn, Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin. Në përfundim një dështim. Lulzim Basha kap karrigen dhe asgjë më tepër se kaq.
Tani me përjashtimin e Berishës, gjithçka u derdh.
Një lider normal do të kishte dhënë dorëheqjen qoftë dhe formalisht dhe do të kishte kërkuar të rifutej në garë. Një lider normal, apo një qytetar që ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar opozitën do të kërkonte një votëbesimi.
Por, Lulzim Basha as nuk dorëhiqet dhe as nuk kërkon votëbesim.
Qëndron me kokëfortësi, edhe pse vetë publikisht pranon se 80% e bazës së partisë është kundër tij.
Kush e pengon Lulzim Bashën të dorëhiqet sot?
Dikush mund të thotë po e pengojnë amerikanët. Në fakt kjo është gënjeshtër, sepse Lulzim Basha nuk dha dorëheqjen kur humbi zgjedhjet e 25 prillit. Nuk dha dorëheqjen kur humbi zgjedhjet e 2017-ës.
Nuk dha dorëheqjen kur i plasi skandali me financime ruse për një foto me ish-presidentin e SHBA-vë, Donald Trump.
Nuk dha dorëheqjen kur ndodhi skandali ?Babale?, i cili ishte një montazh.
Pra, teza Amerika, bie.
Kush e mban Lulzim Bashën? Sali Berisha?
Sot Sali Berisha është një nga zërat që kërkon dorëheqjen e tij.
Kush e pengon dorëheqjen e Lulzim Bashës? Kush e mban në krye të PD-së?
Çfarë e ka lidhur atë aq shumë me karrigen e kryetarit?
Mos vallë ndonjë dosje më e lartë se gjatësia e tij, në SHBA?
Këtu mund të jetë një e vërtetë apo gjysëm e vërtetë, por ai publikisht ka pranuar se ka qënë nën presion.
Me çfarë i kanë bërë presion Lulzim Bashës?
Nga ana tjetër, a mos është kunati, familjarët e tij, bizneset, milionat e eurove që ka shtuar gjatë kohës që ka qënë kryetar i PD-së?
Apo kot lodhemi me të gjithë këtë analizë dhe gjithë këto pyetje dhe Lulzim Bashën në krye të PD-së, e mban vetëm një emër. Ai është Edi Rama. Investitori kryesor ndaj tij. Njeriu që Luli i duhet në krye të PD-së më shumë se kushdo tjetër. Thjeshtë dhe vetëm për një arsye. Lulzim Basha i zgjat Edi Ramës jetën në pushtet.
Sa herë të garojë, aq herë fiton Edi Rama. Kjo është provuar.
Përtej çdo forme manipulimi të pretenduar, apo çdo deformimi të rezultatit, në finale Lulzim Basha ka humbur.
Këtë ai e pohon dhe e pranon në rrethet e ngushta shoqërore. Se PD-ja është e vogël dhe ai e ka të vështirë ta mundë Ramën.
Gjërat tashmë janë të qarta. Kot lodhen njerëzit duke bërë pyetje se pse nuk dorëhiqet Lulzim Basha.
Lulzim Basha nuk dorëhiqet sepse i duhet Edi Ramës në krye të PD-së, për t?i zgjatur jetën në pushtet kryeministrit.
Edi Rama, Lulzim Bashën e ka lojtarin e tij, të humburin e tij, që vetëm dëshiron ta ketë përballë sepse i garanton jetëgjatësinë në pushtet./CNA.al
Komisioni “Ruli” jashtë loje/ Basha “i hedh poshtë” punën, kërkon emra të tjerë për deputetë
Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?
Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës
“Skandali Xhafaj”/ Basha ?vret? Babalen
?Përvjetori i dashurisë?/ ?Hija e zezë? që vijon të përndjekë Bashën
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme në ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka hedhur dritë mbi platformën...
Pas vendimit personal të Lulzim Bashës, për përjashtimin e i...
Kryetari i PD, dega 4, Mark Uka, është një tjetëë zë brenda ...
Vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, për përjashtimin e Sa...
Propaganda e kryeministrit Edi Rama nuk njeh kufi. Çdo ditë ...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se vendimi i Lulzim Bashë...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ind...
Kryebashkiaku Erjon Veliaj ashtu siç pritej, ka dhënë mbësht...
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka deklaruar se kreu...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se parti...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se i vet...
Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka folur për përjashti...
Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon betejën ndaj kreut...
Vendimi personal i Lulzim Bashës, për të përjashtuar ish kry...
Deputeti i PD, Flamur Noka ka komentuar vendimin e Bashës p...
Deputeti demokrat Flamur Noka tha se Basha fyeu bazën duke ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se kreu ...
Në Fiks Fare u denoncua një aferë 300 mijë lekë ryshfet në A...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Numri i viktimave për Turqinë dhe Sirinë rritet në të pakt...
Xhamia historike “Yeni Camii” (Xhamia e Re), e vendosur në...
Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat ësht...
Tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi kanë shkaktuar një katas...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...