Connect with Us

Zbardhet skenari/ Si Nikoll Lesi po i shërben Lulit, pas urdhërit nga Rama

Politikë

Zbardhet skenari/ Si Nikoll Lesi po i shërben Lulit, pas urdhërit nga Rama

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur ishte gati të vinte kokën në “sëpatë”, për Ilir Metën, apo që shikonte ëndërra me fitore për Bashën, së fundi duket se ka “kapërcyer ylberin”.

Në disa shkrime të njëpasnjëshme, të publikuara në gazetën e tij, Nikoll Lesi duket qartë se e ka “dredhur” sërish, dhe është vënë në shërbim të Ramës. Biles ka arritur deri aty sa ta quajë “hero” që i shpëtoi shqiptarët nga virusi apo nga pasojat e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019, e të tjera si këto, apo nuk ka kursyer lavdet për Qeverinë “Rama 3”. 

Pasi shpalli “armik” me Metën dhe u bë Ramën, tani me urdhër të këtij të fundit ka filluar edhe mashtrimet dhe intrigat publike, për t’i shërbyer Lulzim Bashës.

Ato që shkruan Lesi, duket të jenë intriga dhe mashtrime publike, jo vetëm për disa klikime por edhe për të nxitur reagime publike, ndaj Lulzim Bashës, pas vendimit të tij për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Skandali i parë, ose gënjeshtra e parë publike, ishte se sipas Nikoll Lesit, Basha ka shtuar rojet se i kërcënohej jeta, pas vendimit për përjashtimin e Berishës.

Mësohet se shtëpia e tij dhe vila ruhen me përforcime të forta nga Policia dhe forcat speciale. Po ashtu edhe kur lëviz me makinë ka shoqërim nga makina policie dhe me targa civile të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë urdhëruar të qëllojnë këdo që cënon jetën e shefit të selisë blu.

Kryeministri Rama ka thërritur ministrin e brendshëm duke e urdhëruar që duhet ruajtur me çdo kusht jeta e Lulzim Bashës.”-shkruante Nikoll Lesi, disa ditë më parë.

Në fakt gënjeshtra të tilla nuk i beson as dreqi.

CNA.al ka pyetur në Policinë e Shtetit dhe burime zyrtare i thanë se ska asnjë kërcënim dhe as truproja të shtuara për Lulzim Bashën. Pra, janë thjeshtë dhe vetëm gënjeshtra mediatike.

Në fakt, Nikoll Lesi e di shumë mirë, se Berisha e kishte nxjerr Lulin me shkelma nga selia. Por, Doktori nuk kërkon konflikte. Ai kërkon një proces demokratike dhe votime demokratike brenda PD-së.  

Lulin e nxjerr për leckash nga selia e PD-së edhe Gaz Bardhi, po ti thotë Doktori.

Por, në asnjë rast nuk i kërcënohet jeta Lulzim Bashës.

Por, ndërkohë sot Nikoll Lesi ka gjetur një tjetër shpikje. cna lajme politike

Duke vazhduar gënjeshtrat e tij të radhës, në shërbim të Lulzim Bashës, pasi në rastin e parë tentoi ta bënte “viktimë”, tani tregon skenar të dhunshëm.

LEXO EDHE:  Basha nga Fieri/ Fshijini lotët, të dielën sjellim fitoren më të madhe!

Këtu do të jemi kur të rrethojnë selinë demokratët e Saliut, do hyjnë brenda oborrit të PD-së. Luli do ikë nga pas godinës. Do të jetë skenar tragji-komik”është shprehur Nikoll Lesi, dje në një studio televizive.

Lulin s’ka nevojë ta vrasë njeri as ta rrafë, mund ta nxjerrësh për veshi nga selia. Kjo pasi nuk ka parti. Nuk ka njeri që e mbështet Lulin. Ky i fundit vetë e tha një ditë më parë, se 80% ishin me Doktorin dhe ai do ta ndalonte këtë grupim anti amerikan, sikurse e cilësoi ai, që do mblidhte Kuvendin.  

Përplasje mund të kishte pasur ditën e parë. Por, Doktori ka zgjedhur të takojë demokratët. Ai po zhvillon takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, Korçë, e kudo që ka demokratë.

Por, Nikolla dhe Rama, ata që duan Lulin në krye të PD-së, duhet të kuptojnë se nuk ka kush e mbron për shkak se gjithë partia është kundër tij.

Jo ti shtojë bodigardët, por edhe sikur gjithë Gardën apo gjithë Policinë e Shtetit të marrë, nuk qëndron dot në PD se nuk e duan njerëzit. Ai vetëm mban përkohësisht vulën e partisë.

E gjithë kjo parti po tregohet e duruar e pjekur dhe me rregulla qartësisht statutore, po kërkon të largojë kryetarin uzurpues.

As nuk i ndodh gjë Lulit, as nuk e sulmon kush Lulin, as ska pse shton bodigardët. Në fakt mirë do ishte të shkonte dhe të dëgjonte takimet e Doktorit, dhe të kuptojë që duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë. Se me skenarët e shkruar nga Nikolla, në media të sponsorizuara nga kryeministri, nuk e mban dot karrigen.

Lulzim Basha nuk bën dot rolin e viktimës, kur për tetë vite ka pasur rolin e “kasapit politik” në Partinë Demokratike./CNA.al

Lesi zbardh prapaskenat nga sherri në PD/ ‘Basha nën masa të rrepta sigurie”

“Rama fiton sërish zgjedhjet”/ Nikoll Lesi bën parashikimin, mesazhi për Bashën dhe Metën  

Nikollë Lesi “spiunon” Metën/ “Erdhi direkt nga Lalëzi në Tiranë për të dekretuar Ramën si kryeministër”

Lesi zbardh prapaskenat nga sherri në PD/ ‘Basha nën masa të rrepta sigurie”

Nikoll Lesi zbulon skemën e fshehtë/ Paralajmëron qeverinë Rama-Basha

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Publikuar

-

Nga

Ligjin për Policinë e Shtetit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon përgjimet pa lejen e Prokurorisë

Është zbuluar draft-opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Ishte Gjykata Kushtetuese ajo qe e dërgoi çështjen në “Venecia” pas padisë së Shoqatës së Bashkive, që në atë kohë drejtohej nga Voltana Ademi.

 

 

Në draft-opinion theksohet se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e duhura dhe brenda kuadrit kushtetues.

Pjesë nga draft-opinioni i “Venecias”

Opinioni në përgjigje të kërkesës së GJ. Kushtetuese në kuadër të gjykimit më kërkues Shoqatën e Bashkive (V.Ademi)

Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:



– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;

LEXO EDHE:  Basha: Akuzat ndaj Metes me fakte, Rama i thote marshalla korrupsionit

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë nëse opozita rikthehet në parlament?/ Ish-ministri i Ramës zbulon pasojat

– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit

– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;

– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.

Pra dhe njëherë K.Venecias konfirmon se rruga e ndjekur për 30 Qershorin ishte e duhura!

Presidenti Ilir Meta dhe aleati i tij Lulzim Basha ngelen publikisht dhe zyrtarisht me gisht ne goje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës i ikin aleatët/ Duka paralajmëron ndarjen

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Now” me Erla Mëhillin.

Ai është pyetur se nëse ndryshon lidershipi i Partisë Demokratike, a do të ketë ndryshim të marredhënive me PD.

Duka ka deklaruar se që pas zgjedhjeve nuk kane bërë asnjë takim dhe veprojmë krejtësisht të pavarur, kanë votën e tyre, dhe veprojmë siç duam vetë.

‘Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkrendimi, ose bashkëpunimi me PD, sepse edhe ata duke pasur probelemet e veta brenda vetes nuk e shohin të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin e me aleatët sic e kemi pas. Kështu që të ne i ndërmarrim veprimet individuale sipas asaj që mendojmë. Për ata dy seanca që kemi bërë ne kemi votuar sic e kemi mendu vetë. Kemi mbajt qëndrime sic kemi mendu vetë. Nuk kemi pas asnjë lloj bashkërendimi”, tha Duka.

Erla Mehilli ne Now: Zoti Duka kur te vije momenti per te votuar ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e Vettingut te gjyqtareve dhe prokuroreve ju si do te votoni? Do votoni si PD apo keni qendrimin tuaj?

Agron Duka: Jo, kam qendrimin tim personal.



Mehilli: Mos ju perjashtojne dhe ju PD?

Duka: Une skam lidhje me PD fare.
PD dhe opozita jane ne momentet me te veshtira te vetat. Keto konflikte kane lind kot? A ka fat Rama apo e ka bere vete? Se di.
Me bo sikur, sic thote Oerdi, nuk them. Oerdi eshte nje nga njerezit me me prespektive ne politike, jo me ne PD. Nuk kam asnje lloj interesi qe e them, e kam pas koleg dhe ne elektorat. Eshte shume i afte ne profesion. Oerdi thote bejme sikur. Po ju sikur po beni. Pse shkoni aty ne mbledhje? Mos shkoni hic. Ju jeni me kundershtare te njeri tjetrit, ju jeni ndare si parti. Ju nuk ekzistoni me. Ju o do iki njeri o do iki tjetri. Ju prisni kos tju perjashtoje Basha vete. Vete thoni qe PD nuk eshte Basha vete i jepni mundesi Bashes tju perjashtoje. Per mua, sa me shpejt te jete e mundur, ky problem te sqarohet, keto foltore te mbarojne, te beni ato veprimet qe keni ndermend te beni dhe te fitoje ai qe ka ndermend te fitoje ne menyre qe te davaritet problemi dhe te kete nje opozite shqiperia. Jo per mua, as per PAA por per shqiptaret

LEXO EDHE:  “O Edvin nuk e ke të gjatë”/ Hoxha: Saliu do të asfaltojë me rrul, Meta do ta hapë varrin

LEXO EDHE:  Basha në Vorë: Në 21 qershor të bashkojmë votën kundër bandave kriminale

Erla Mehilli: Nese do kete ndryshim ne lidershipin e PD do kete ndryshim ne marredhenien tuaj me PD?

Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnje lloj bashkrendimi ose bashkepunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejne as kohen te bashkepunojne me aleatet sic kane pasur me pare. Ne ndermarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre qe ne mendojme. Ne keto dy seanca qe kemi bere kemi votuar sic kemi menduar vete, kemi mbajtur qendrime sic kemi menduar vete, nuk kemi patur asnje lloj bashkrendimi. Kur keta skane bashkrendim njeri me tjetrin si do kene me ne?

Ja psh, u mor vendimi nga PD, sdi kush quhet PD, nga Basha qe nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gje por ne sekond te fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nese do na kishin pyetur.
Vendimi per vettingun do jete personal si ta gjykoj.

Ky është rasti i dytë që vjen si qëndrim nga Duka pas reagimit që ka bërë dhe LSI, që s’ka më takime dhe as kontakte me PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ Malaj: Problem keqqeverisja, Rama po krijon panik

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2 Business, e cilësoi të tepërt panikun e krijuar nga kryeministri në lidhje me krizën energjetike.

Sipas Malajt, Shqipëria ka pasur gjithmonë goditje nga krizat e jashtme dhe kjo dhe si pasojë e keqqeverisjes që shkruhet në çdo raport ndërkombëtar.



Përgjegjësinë kombëtare tani e imponon situata në të cilën ndodhemi. Jemi në një zhvillim ku paqartësitë janë rritur. Ajo që është më e rëndësishme është që paniku më i madh është paniku që do të krijojnë qeveritar. Goditje të jashtme ekonomike Shqipëria ka pasur gjithmonë. Ajo që ndodh në Shqipëri nuk është se preket vetëm nga një krizë e jashtme. Ajo që ndodh në Shqipëri është fatkeqësisht një mbivendosje e krizës së goditjes së jashtme me krizën e mungesës së kredibilitetit dhe me krizën e keqqeverisjes së vendit. Ishte i tepërt paniku i krijuar nga kryeministri për të marrë një vendim për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE