LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Uli Messin në stol, drejtuesit e PSG-së kërcënojnë Poçetinon me largim

21 Shtator 2021, 06:48, Sport CNA
Uli Messin në stol, drejtuesit e PSG-së kërcënojnë

Pavarësisht se Poçetinos, zgjedhja për të ulur Mesin dhe të tjerë në stol e duke hedhur në fushë Hakimin e Ikardin i dha të drejtë, sërish në familjen mbretërore të Katarit, AlThani, e cila është edhe padronia e PSG-së nuk ka munguar së reaguari, më saktë së kërcënuari trajnerin argjentinas. Protagonist ishte 84-vjeçari Khalifa Bin Hamad Al Thani, babai i emirit të vendit, i cili duket qartë se është një tifoz i madh i Lionel Mesit. Dhe dy postimet e tij ishin vërtet domethënëse:

?Timonieri i trenit tonë paska një patentë të vogël taksie? ishte shfryrja e parë, ndërsa më pas duket se i tregoi edhe mundësinë e shkarkimit, pse jo për t?u rikthyer andej nga erdhi: ?Jam i sigurt që e di se Londra është një qytet shumë i bukur?. Një paralajmërim i qartë, nëse Poçetino e largon edhe njëherë tjetër Mesin nga fusha e lojës, aq më shumë kur skuadra luan në shtëpi përpara tifozëve të PSG-së.

Lajmet e fundit nga