LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Të përzëmë qiraxhiun që shkatërroi PD”/ Thirrje për “revolucion” në selinë blu

21 Shtator 2021, 08:39, Politikë CNA
‘Të përzëmë qiraxhiun që shkatërroi

Kryetari i PD, dega 4, Mark Uka, është një tjetëë zë brenda selisë blu që kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Uka, nuk ndalet vetëm tek çështja ?Berisha?, por ai shkon më tej, duke bërë një historik se çfarë ka ndodhur me PD këto 30 vite, kush e forcoi dhe kush e shkatërroi.

?Shtëpia që ngritëm para 30 vitesh, u fut në rikonstruksion.

Kjo ishte domosdoshmëri për shpëtimin e rrënimit të mëtejshëm të saj.

Ato mure të fuqishme, pajisje e orendi, bahçe,e rrethim, nuk janë më.

I zoti i shtëpisë e mbajti për më shumë se 20 vite godinën të pastër me rregull e norma siç ndodh rëndom në familjet shqiptare.

Po një ditë shtëpinë e mori qiraxhiu.

Ky i fundit e keqpërdori më shumë se 8 vite.

Kollonat u thyen, muret u plasaritën, rregulli i jetesës normale u prish.

Ca banorë dilnin nga dera, të tjere kacavireshin duke hyrë nga dritaret.

Dolën zotërinjtë, hynë skllevërit, kërminjtë e zvarranikët.

Për pasojë plasën ujërat e zeza, u thanë lule e pemë, u shkatërruan dyer, dritare, pajisje e orendi?, shkruan Uka në një postim në rrjete sociale.

?Ndaj rikonstruksioni ishte i pashmangshëm, ashtu si dhe perzënia e qiraxhiut e kthimi gjësë, pronarit të ligjshëm.

Banorë të shtëpisë së demokratëve, t?i përvishemi punës ta kthejmë strehën tonë në një fortesë të përjetëshme që ta gezojnë edhe brezat.

Me kokën lart të bashkuar më shumë se asnjëherë, nën shembullin e demokracisë Amerikane, të realizojmë ëndrrën tonë të kahereshme për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa?, ka shkruar më tej ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga