Connect with Us

Sulmet kibernetike/ NASA jep udhëzimin si ti parandalojmë

Teknologji

Sulmet kibernetike/ NASA jep udhëzimin si ti parandalojmë

Publikuar

-

cna lajm teknologji

Sot pothuajse i gjithë njerëzimi është i përfshirë nga pasiguria digjitale.

Për këtë arsye NASA na prezanton mënyrën më të thjeshtë që rezulton se është mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë, fikja dhe rindezja e telefonave dhe kompjuterave, mund të pengojë hakerët që të vjedhin të dhënat.

Rindezja e shpeshtë e telefonave nuk do të ndalojë ushtrinë e kriminelëve kibernetikë ose firmat e paguara për spiunazh që kanë mbjellë dyshime në lidhje me sigurinë dhe privatsinë digjitale. Por metoda e rindezjes së shpeshtë të telefonave mund ta bëjë më të vështirë vjedhjen e të dhënave nga hakerët.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi vitin e kaluar një udhëzues mbi “praktikat më të mira” për sigurinë e pajisjeve mobile, në të cilin rekomandon rindezjen çdo javë të pajisjeve mobile si një mënyrë për të frenuar hakerimin.

Sipas Dily Mail, Neal Ziring, drejtori teknik i Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, tha se telefoni i tij inteligjent është programuar që të fiket dhe rindizet automatikisht çdo natë. Ky veprim i thjeshtë, thotë ai, e vështirëson punën dashakeqe të hakerëve.

LEXO EDHE:  Fjala më e fundit e teknologjisë/ Doreza që përkthen gjuhën e shenjave në të folur

cna lajm teknologji

Këshillat për rindezjen e telefonit inteligjent në mënyrë periodike pasqyrojnë pjesërisht një ndryshim në mënyrën se si hakerët më të mirë po bëjnë veprimë në pajisjet celulare, shkruan CNA.al.

Zakonisht, pasi hakerët futen në një pajisje ose rrjet, ata kërkojnë mënyra për të qëndruar brenda sistemit duke instaluar një program të dëmshëm në sistemin e skedarëve në rrënjët e programit operues të sistemit.

Zoti Ziring thotë se ajo metodë është bërë më e vështirë pasi kompanitë prodhuese të telefonave, si Apple dhe Google, kanë siguri të fortë për të bllokuar programe keqbërëse në sistemet e tyre operuese.

Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e aplikacioneve që instaloni. Shkarkoni vetëm ato që ju nevojiten. Kur një aplikacion nuk ju duhet më, fshijeni. Duke bërë këtë zvogëloni mundësinë e sulmeve kibernetike”, shprehet ai./CNA.al

cna lajm teknologji

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kuriozitete

Turizmi hapsinor/ Së shpejti udhëtime në stratosferë dhe fluturime komerçiale

Publikuar

-

Nga

Një firmë e turizmit hapësinor thotë se do të jetë në gjendje të dërgojë njerëz në stratosferë për vizitë me një balonë, deri në vitin 2024, por një vend i vetëm i prenotuar në fluturimin komercial do të kushtojë 36,700 £ (50,000 dollarë).

Sipas Daily Mail, “World View Enterprises” po punon në sistemin e bazuar veçanërisht për balona në Tucson, Arizona, ku thotë se do të jenë në gjëndje të marrin njerëz deri në një lartësi prej 100,000ft ose 18 milje.

Kjo është disi larg nga lartësia 50 milje që NASA e konsideron hapësirë, por “World View” thotë se udhëtarët e saj do të shohin lakimin e Tokës dhe errësirën e hapësirës.

Udhëtimet pritet të zgjasin rreth gjashtë deri në tetë orë, por ata planifikojnë të ofrojnë gjithashtu një aventurë pesë -ditore ku udhëtarët mund të fluturojnë mbi monumentet historike si “Reefin e Madh”, “Piramidat e Gizës” dhe monumentet e tjera.

LEXO EDHE:  Teknologjia i bën njerëzit më inteligjentë

LEXO EDHE:  “Dhoma e karikimit” që mund të shpërndajë energji elektrike përmes ajrit në çdo laptop, tablet ose telefon



Secila nga kapsulat që i çon njerëzit në stratosferë do të jetë në gjendje të transportojë tetë pasagjerë, dhe udhëtimi përshkruhet të jetë “i qetë dhe i butë”, shkruan CNA.al.

Ndryshe nga opsionet e tjera të turizmit hapësinor, të tilla si “Virgin Galactic” dhe “Blue Origin”, i cili përfshin disa udhëtime me raketa dhe forca g, “World View” thotë se opsioni i tij i përshtatet të gjitha moshave dhe niveleve të peshës.

Firma thotë se udhëtimi në stratosferë do të ishte një ngjitje e butë, duke përfunduar në një pamje të kurbës së Tokës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

70 milionë përdorues të rinj u shtuan në Telegram gjatë rënies së Facebook-ut

Publikuar

-

Nga

Aplikacioni për mesazhe, Telegram, ka fituar rreth 70 milionë përdorues të rinj gjatë periudhës sa ka qenë jashtë funksionit aplikacioni Facebook më 4 tetor, ka thënë themeluesi i tij Pavel Durov.

Të hënën, miliona njerëz nuk kanë pasur qasje në Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp për gati gjashtë orë.

Facebook ka thënë se disa ndryshime në konfigurim kanë qenë fajtore për këtë mosfunksionim.

“Mesatarja ditore e rritjes në Telegram ka tejkaluar normën dhe ne kemi mirëpitur 70 milionë persona nga platformat tjera në një ditë”, ka thënë Durov në një postim në Telegram.

LEXO EDHE:  Basha: Ja si Rama u dha garanci kriminelëve dhe Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  “Dhoma e karikimit” që mund të shpërndajë energji elektrike përmes ajrit në çdo laptop, tablet ose telefon



Durov ka thënë se disa përdorues në Shtetet e Bashkuara mund të jenë përballur me shpejtësi më të vogël, ndërkohë që miliona persona kanë tentuar të hapin llogari.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Konkurrencë, Margrethe Vestager, ka thënë se bllokimi ka demonstruar pasojat e mbështetjes në disa lojtarë të mëdhenj dhe ka theksuar nevojën për më shumë rivalë.

Rusia ka thënë se incidenti ka treguar se Moska ka pasur të drejtë kur ka kërkuar të zhvillojë platformat e saj në internet, ashtu si edhe rrjetet sociale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters./rel

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Kaosi në rrjetet sociale/ Çfarë po përpiqen të na mbajnë të fshehtë?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për më shumë se 6 orë “Whatsapp””Facebook” dhe “Instagram” kanë rënë në të gjithë botën. Të tre aplikacionet janë më të përdoruarat nga të gjithë si mjetet kryesore të komunikimit.

Kjo solli ëshë që aksionet e kompanisë shumëkombëshe amerikane të aplikacioneve të shemben.

Gjithsesi ka diçka që  duket se na është mbajtur e fshehtë.



New York Times, raportoi se nuk është e vërtetë  që rënia e rrjeteve sociale të jetë për shkak të një sulmi kibernetik.

LEXO EDHE:  Basha: Ja si Rama u dha garanci kriminelëve dhe Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  Fjala më e fundit e teknologjisë/ Doreza që përkthen gjuhën e shenjave në të folur

E vërteta është se Facebook kalon një nga momentet më delikate të viteve të fundit dhe kjo rezikon jo vetëm vazhdueshmërinë e saj por edhe të aplikacioneve të tjera.

Kjo e hënë me shumë mundësi do të jetë e vështirë të harrohet për kompanitë teknologjike, për shkak të dëmit financiar, dhe duhet ta pranojmë… është e frikshme se sa njerëzimi është i varuar nga Mark Zuckerberg./CNA.al

LEXO TE PLOTE