Connect with Us

Studimet mbi mbrojtjen imunitare/ Nuk duhet të heqim dorë nga vaksinimi

Shëndeti

Studimet mbi mbrojtjen imunitare/ Nuk duhet të heqim dorë nga vaksinimi

Publikuar

-

cna lajme blog

Nga Blerta Brati

Informacionet sot mbi studimet publikohen aq shpejt , sa vetem profesionistet mund ti shohin me gjakftohtesi!

Sipas një studimi të botuar më 28 maj në revistën JAMA Internal Medicine,  mbrojtja natyrale ishte ende efektive per me shume se një vit.

“Imuniteti natyror ndaj SARS-CoV-2 duket se jep një efekt mbrojtës për të paktën një vit, i cili është i ngjashëm me mbrojtjen e raportuar në studimet e fundit të vaksinave”, thote Dr Nicola Mumoli, studiues në Spitalin Fornaroli në Magenta (Itali) dhe autor të studimit.

LEXO EDHE:  Java e dytë e vaksinimit nis me mjekët dhe infermierët e pavionit të Pediatrisë

Studiuesit theksojnë se gjetjet e tyre nuk duhet të shpërqendrojnë publikun nga imunizimi.

1.Së pari, ne nuk e dimë sa zgjat imuniteti natyror,” shkroi Dr. Mitchell Katz, një studiues në NYC Health and Hospitals, në një editorial që shoqëronte studimin.

2.Për më tepër, nuk dihet në çfarë mase imuniteti i bazuar në sëmundje mbron nga variantet më të reja të SARS-CoV-2.

3.Për të mbështetur qëndrimin kemi shembullin e lisë, «sëmundja e vetme njerëzore që është çrrënjosur. Ajo u zhduk nga vaksinimi, jo nga infeksioni natyror. “

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

“Omicron” mund të ketë trasmetueshmëri të lartë’/ Alimehmeti thirrje qytetarëve të kenë kujdes

Publikuar

-

Nga

“Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur rreth variantit Omicron.

Ai tha se rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Afrikën e Jugut tregon se ka transmetueshmëri të lartë, por ende nuk është konfirmuar kjo gjë.



“OBSH, CDS, të gjtha bashkë vendosën se është variant shqetësues. Ne dimë shumë pak, dimë listën e gjatë të mutacioneve dhe mendon se mund të presësh gjëra në të ardhmen. Disa variante kanë pasur transmetueshmëri të lartë dhe kjo merr bazën e të dhënave se mund të sjellë trasmetueshmëri të lartë. 

Provë është Afrika e Jugut që janë rritur rastet. Kemi shumë mungesë informacionesh. Keni rreth 1400/1500 variante të ndryshme. Do ta ndjekim. Afrika e Jugut ka pasur dhe një variant shqetësues, por nuk erdhi asnjëherë në Europë. Do ta shohim. Kemi disa limitime dhe boshllëqe njohurie, duhet të ruajmë kujdesin”, tha Alimehmeti ne nje reagim per mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Rrufë, temperaturë 1-2 ditë dhe…”/ Skënder Brataj zbulon simptomat e variantit Omicron

Publikuar

-

Nga

“Të rinjtë të pabindur”/ Brataj zbulon pse po preken gjithnjë e më shumë moshat e reja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur rreth variantit Omicron që ka shqetësuar të gjithë botën.

Ai tha se simptomat tipike të këtij varianti janë rrufa, sekrecionet, dhimbjet e fytit dhe temperatura për 1-2 ditë.

“Është shtamë e Sars Cov 2. 30 mutacione i ka pësuar vetë Omicroni. Sars Cov 2 ka rreth 30 mijë baza në gjenomën e vet. Po të bësh llogari të statistikave, mutacionet janë të parëndësishme nga ajo që flasim. Nuk është mutacioni problemi dhe nuk është e thënë që sic nodhi me viruset e viteve ’60 që interpretoheshin gjithmonë si rrufë. 



LEXO EDHE:  Ekspertja britanike: Vaksinimi, rruga jonë e vetme për të dalë nga kjo pandemi

LEXO EDHE:  Biontech-Pfizer nis punën me furnizimin/ Detyra herkuliane e shpërndarjes së vaksinës

Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë. Sa u izolua shtami, u kapën me vonesë por ishin përhapur shumë. Viurset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa menjëherë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bota në alert nga mutacioni Omicron/ Rakacolli zbulon nëse ka hyrë në vendin tonë

Publikuar

-

Nga

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një dalje televizive u shpreh se në Shqipëri ende nuk është gjetur asnjë rast me mutacionin e covid Omicron, por që dyshimet ekzistojnë.

Rakacolli deklaroi se së shpejti do të dërgohen edhe monstra për sekuencim jashtë vendit.



“Nuk mund ta themi. Duhet ta kesh me laborator, por edhe Shqipëria është ngritur në alert për tu përballur me këtë mutacion. Që kur u shpall ne  e kemi ndjekur me vëmendje situatën në botë, në Shqipëri. Nuk e përjashtojnë dhe as nuk e konfirmojmë. Edhe ne do t’i çojmë mostrat tona, po i përzgjedhim në bazë të protokolleve dhe do ti dërgojmë për sekuencim. 

Përderisa është një virus është në vendet fqinje, ka një lloj logjike që të mendosh se është edhe këta, siç ishin edhe variantet e tjera”, tha Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE