Connect with Us

Shpërthen bombula e gazit në një pallat

Kronika

Shpërthen bombula e gazit në një pallat

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Një bombol gazi ka rrezikuar një familje në qytetin e Lezhës.

Mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë ballkonin e një banese në katin e tretë të një pallati, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke vënë nën kontroll situatën.

Kujtojmë se nga shpërthimi i një bombole gazi pak kohe me pare, u shua një familje në Velipojë.

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina/ Plagosen rëndë tre të rinj

Nëna dhe 4 fëmijët e familjes Gjoka, u dërguan në Itali për kurim, por humbën jetën njëri pas tjetrit si pasojë e plagëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Lushnje/ Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10 vjeçarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës.

Mësohet se 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së zetorit.

Të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.



Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i efektivit në Lezhë/ SHÇBA nis hetimin për veprimet e policëve para dhe pas vrasjes

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i efektivit në Lezhë/ SHÇBA nis hetimin për veprimet e policëve para dhe pas vrasjes

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes.

Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humbën jetën në hotelin në Qerret/ Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e familjes ruse

Publikuar

-

Nga

Furgoni përplas të moshurarin gjatë një manovre/ Humb jetën 80 vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e katër turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës.

Sipas asaj që raportohet në media, dyshohet se 4 turistët para se të futeshin në saunën e hotelit, kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.



Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë.

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Ndocaj dhe Tom Doshi kapen ‘mat’

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Ndocaj dhe Tom Doshi kapen ‘mat’

Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje në Tropojë/ I riu përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sot në Tropojë ka ndodhur një plagosje, ku një 53 vjeçar ka goditur me mjet të mprehtë një 27 vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në qytetin e Bajram Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç,  banues në fshatin Gri,  i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Aksident në Lezhë/ 4 makina përplasen me njëra tjetrën

LEXO EDHE:  “Nuk mund të bëjmë demonstrime të shëmtuara rrugëve”/ Rama prezanton kandidatët në Lezhë



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE