Connect with Us

Shifra impresionuese, Bayerni i Nagelsmann është “makineri” golash

BundesLiga

Shifra impresionuese, Bayerni i Nagelsmann është “makineri” golash

Publikuar

-

Një “valangë” golash, saktësisht një mesatare prej 4.75 golash për ndeshje. Me Nagelsmann Bayerni fluturon, pasi në 8 ndeshje sezonale bavarezët kanë shënuar në total 38 gola. Fituan Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, gjunjëzuan Barcelonën në “Camp Nou” dhe nga e diela janë edhe të parët në Bundesliga. Një nisje perfekte.

Te numrat ndikon natyrisht edhe rezultati 12 -0 ndaj Bremer Sv në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, por edhe pa atë ndeshje statistikat do të ishin vërtet impresionuese, 26 gola në 7 ndeshje, me një mesatare prej 3.7 golash për çdo takim.

Shtatë fitore dhe një barazim, ka regjistruar skuadra e Nagelsmann, që ekzaltohet në sfidat e mëdha, pasi mposhti 3-1 Dortmundin, 3-0 Barcelonën dhe 4-1 Leipzigun. Papritmas edhe mbrojtja, që në vitet e fundit ka rezultuar shpesh pika e dobët e skuadrës, ka filluar dhuron siguri. Janë vetëm 5 golat e pësuar në 8 ndeshjet e para sezonale, vetëm 1 në pesë takimet e fundit.

Lewandowski me 7 gola në 5 ndeshje të kampionatit, është i pari (bashkë me Haaland-) mes golashënuesve më të mirë në 5 kampionatet më të rëndësishëm të Europës. Gnabry, Sane, Musiala, Muller e madje dhe Kimich që të shtunën realizoi dygolëshin e parë të karrierës, të gjithë po shënojnë duke dhuruar dhe asiste.

Edhe edhe pse numrat janë të jashtëzakonshëm, Bajerni mund të rritet edhe më. Në këtë sezon janë ende në “të thatë” si Coman, ashtu dhe Goretzka që ende nuk kanë shënuar. Francezi është jashtë fushe për një problem në zemër, ndërsa mesfushori gjerman duhet të gjejë ende formën më të mirë pasi humbi nga faza përgatitore për shkak të Europianit.

Ka kohë për ti rigjetur, ka kohë për t’u përmirësuar ende, edhe sepse për momentin, edhe pa ta Bayerni i Nagelsmann “asfalton” kundërshtarët me festival golash.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Bayerni shkatërron Hofffenheimin, Dortmundi fiton edhe pa Haaland

Publikuar

-

Nga

Bayern i Mynihut makineri golash. Kampionit në fuqi të Bundesligës shkatërruan 4-0 Hoffenheimin në “Allianz Arena” duke siguruar fitoren e shtatë në nëntë ndeshje në elitën e futbollit gjerman. Një sfidë ku nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Robert Lewandowski, që arrin në kuotën e 10 finalizimeve, një më shumë se “ylli” i Dortmundit, Haaland.

Takimi nisi me një gol të anuluar për Gnabrin në minutën e 8-të, megjithatë i njëjti autor zhbllokoi rezultatin në të 16-tën, i shërbyer nga Musiala. Në të 30-tën rrëmbeu duartrokitjet e “Allianz Arenas” sulmuesi polak, kandidat për “Topin e Artë”, pasi realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës.

Dominimi i bavarezëve u reflektua me dy gola të tjerë në fundin e sfidës, të shënuar nga Choupo-Moting dhe Coman, me futbollistët e Hoffenheimit që s’mundën të bënin asgjë për të ndryshuar fatin e kësaj sfide.



Vijon me hapin e Bayernit edhe Dortmundi, që fitoi 3-1 në fushën e Arminias së Bielefeldit, ku mungoi për arsye fisike Haaland. Mungesa e norvegjezit nuk u ndie në fushë, pasi verdhezinjtë e dominuan sfidën, duke shënuar me Emre Can që në minutën e 31-të me 11-metërsh, ndërsa në fundin e fraksionit hapës realizoi Hummels.

Talenti anglez Bellingham i çoi shifrat në 0-3 në të 72-tën, ndërsa golin e nderit për Arminian e realizoi Klos me penallti tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Nuk ndryshon asgjë sa u përket kreut të renditjes, me Bayernin që vijon të jetë i pari me 22 pikë, ndërsa Dortmundi ndjek me vetëm një pikë më pak.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Nuk ndodhej në stadium, si trajneri i Bayernit shpartalloi Benfikën me një telefonatë nga dhoma e hotelit

Publikuar

-

Nga

Ishte minuta e 66’ në sfidën ndaj Benfikës, Bajerni ende nuk kishte zhbllokuar ndeshjen. Pavar po vuante presionin e portugezëve në krahun e djathtë. I ndodhur në hotel për shkak se nuk ndihej mirë me shëndet, trajneri Julian Nagelsman urdhëron me telefon ndihmësin e ndihmësit të tij për të kryer një zëvendësim.

Gnabri hyn në lojë në vend të Pavarit. Katër minuta më vonë bavarezët shënojnë golin e parë dhe më pas të dytin, të tretin dhe në fund të katërtin. Nagelsman goditi në shenjë duke kapur në befasi skuadrën portugeze e cila nuk arrinte të ndalte dot Gnabrinë duke krijuar një boshllëk në mbrojtje.



Pas ndeshjes ishte vetëm zëvendës trajneri, Topmëler i cili pranoi komunikimin me Nagelsmanin gjatë ndeshjes. “Julian dhe unë ishim në kontakt gjatë gjithë ndeshjes nëpërmjet ndihmësit të tretë. Ishte Nagelsman ai që më urdhëroi të nxirrja Pavarin për Gnabrinë, ai kishte nuhatur se Benzhamë kishte probleme në krah dhe kështu vendosi për të ndryshuar strategji”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

I vaksinuar plotësisht, infektohet me COVID-19 trajneri i Bayern Munich

Publikuar

-

Nga

Festa e Bayern Munich për fitoren kundër Benfica është prishur disi, pasi trajneri Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Klubi gjerman ka dalë me komunikatë dhe e konfirmon diçka të tillë. Mes të tjerash në deklaratë thuhet se Nagelsmann i ka marrë të dy dozat e vaksinës.



Trajneri i bavarezëve do të fluturojë drejt Munihut i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, që të mos bëhet shkak për infektimin e ndonjë tjetër pjesëtari të ekipit.

LEXO TE PLOTE