Connect with Us

Reciprociteti për targat/ Lubonja: Kosova bëri mirë, Kurti gjithmonë përpiqet të fitojë pikë

Aktualitet

Reciprociteti për targat/ Lubonja: Kosova bëri mirë, Kurti gjithmonë përpiqet të fitojë pikë

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Analisti Fatos Lubonja ka folur për reciprocitetin me targat dhe tensionet në kufi, duke i dhënë të drejtë Kosovës.

Lubonja thotë se ai vend ose do të trajtohet si shtet, ose jo, dhe në këtë rast rritet ndjeshmëria për të zgjidhur situatën.

‘’Është vërtet çështje e rëndësishme. Ne e dimë shumë mirë që Kosova është e s’është shtet. Është proces që kërkon kohë, negociata, diplomaci. Edhe mund ta humbim Kosovën. Mjafton të të braktisin amerikanët, siç braktisën kur nuk kishte interes aty, edhe vijnë talebanët. Duhen negociata, duhet mbajtur dialogu, të ndërhyhet. Ka të drejtë, s’ka të drejtë trajtohet në këtë kuptim. Mirë ka bërë”, shprehet Lubonja në News 24.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Polici i jep fund jetës, vetëvritet në mes të rrugës

Lubonja ka shprehur edhe një shqetësim tjetër lidhur me politikat e brenshme në Kosovë. Ai ka thënë se Kryeministri Albin Kurti fiton gjithmonë pikë nëpërmjet këtyre momenteve.

Kam një tjetër shqetësim, i lidhur me politikat e brendshme në Kosovë. Albin Kurti mos vallë gjithmonë fiton pikë nëpërmjet këtyre momenteve, por sa punon për ato premtime brenda për brenda Kosovës kundër shtetit të kapur, sa punon për ato.

Nuk janë aksione që ndërtoujnë shtet. Jo i konfliktit, por dhe i propagandës nacionaliste, i fitimit të pikëve shpejt nëpërmjet këtyre. I largimit nga konflikti i vërtetë për të cilin ka nevojë Kosova, për të çliruar shtetin”, ka thënë Lubonja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Lushnje/ Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10 vjeçarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës.

Mësohet se 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së zetorit.

Të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.



Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

LEXO EDHE:  Takimi i Qeverive Kosovë-Maqedoni në prill ose maj

LEXO EDHE:  E rëndë/ Polici i jep fund jetës, vetëvritet në mes të rrugës

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes.

Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humbën jetën në hotelin në Qerret/ Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e familjes ruse

Publikuar

-

Nga

Furgoni përplas të moshurarin gjatë një manovre/ Humb jetën 80 vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e katër turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës.

Sipas asaj që raportohet në media, dyshohet se 4 turistët para se të futeshin në saunën e hotelit, kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.



Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë.

LEXO EDHE:  Kosova voton / Haradinaj: Qytetarë ushtroni të drejtën tuaj, një punë e madhe na pret

LEXO EDHE:  "Shqipëria nuk siguron dot doza për Kosovën"/ Rama: Ftoj 50 mjekë të Prishtinës të vaksinohen në Tiranë

Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pse Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja luftojnë ende për Brexit-in?

Publikuar

-

Nga

“Ta përfundojmë Brexit-in” ishte slogani i kryeministrit britanik Boris Johnson kur ai garoi në zgjedhje dy vjet më parë. Që atëherë, Britania e Madhe është tërhequr nga Bashkimi Evropian pas më shumë se katër dekadash anëtarësimi dhe disa vitesh grindjeje mbi kushtet e divorcit.

Dhe akoma grindjet vazhdojnë: Mbretëria e Bashkuar dhe BE -ja, që përbëhet nga 27 vende, tani po shkëmbejnë përsëri akuza dhe fyerje derisa përpiqen që të zgjidhin pikat e vështira në marrëdhëniet e tyre.

Ku qëndron problemi?

Konflikti aktual përqendrohet në Irlandën e Veriut, pjesa e vetme e Britanisë së Madhe që ndan një kufi tokësor me një anëtar të BE-së, Irlandën.

Ndërsa Britania ishte pjesë e një tregu të përbashkët në kohën sa ishte në BE, nuk kishte pengesa që njerëzit dhe mallrat të kalonin atë kufi. Kufiri i hapur ndihmoi në mbështetjen e procesit të paqes që u dha fund dhjetëra viteve të dhunës katolike-protestante në Irlandën e Veriut.

Çfarë parasheh marrëveshja tregtare BE-Britani e Madhe?

Duke e nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga rendi ekonomik i BE -së, Brexit-i krijon barriera të reja dhe kontrollon tregtinë. Britania dhe BE-ja ranë dakord që kontrolle të tilla nuk mund të bëhen në kufirin Irlandë-Irlandë Veriore për shkak të rrezikut për procesin e paqes.

Alternativa ishte vendosja e një kufiri doganor në detin irlandez – midis Irlandës Veriore dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe. Por kufiri i ri detar ka sjellë kokëdhimbje dhe burokraci për bizneset dhe ka zemëruar sindikatat Protestante të Irlandës Veriore, të cilat thonë se kjo dobëson pozitën e Irlandës Veriore në Mbretërinë e Bashkuar dhe kërcënon identitetin e tyre britanik.

Pse po shpërthen tani konflikti në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së?

Problemet janë grumbulluar prej se Britania e Madhe u largua nga ‘përqafimi’ ekonomik i BE -së, përfshirë tregun e përbashkët të bllokut, në fund të vitit 2020.

Sipas marrëveshjes së ndarjes, Qeverisë britanike iu kërkua të vendoste kontrolle doganore për mallrat që hynin në Irlandën Veriore nga pjesën tjetër të Britanisë së Madhe. Ajo ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e këtyre masave, gjë që ka bezdisur Bashkimin Evropian.

Historiku i trazirave në Irlandën Veriore

Probleme të veçanta janë shfaqur rreth produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Kundërshtimi nga sindikatat e Irlandës Veriore ndaj marrëveshjes është forcuar. Jeffrey Donaldson, kreu i Partisë Demokratike Unioniste të Irlandës Veriore, tha të martën se “nëse nuk zëvendësohet, atëherë do të dënojë Irlandën Veriore për dëme dhe paqëndrueshmëri të mëtejshme”.

Zemërimi ndaj masave të reja ndihmoi në nxitjen e disa netëve të dhunës në Irlandën Veriore në muajin prill, kryesisht në zonat protestante, ku të rinjtë hodhën tulla, fishekzjarre dhe bomba benzine në drejtim të policisë.

LEXO EDHE:  Kosova voton / Haradinaj: Qytetarë ushtroni të drejtën tuaj, një punë e madhe na pret

LEXO EDHE:  Formimi i Qeverisë së re në Kosovë/ Albin Kurti shpalos programin e tij

Kjo ka bërë që Qeveria britanike të argumentojë se vetë marrëveshja e Brexitit, e negociuar dhe e rënë dakord nga Britania e Madhe dhe BE-ja, po minon procesin e paqes.



Çfarë thotë BE-ja?

BE-ja pajtohet që masat e Irlandës Veriore nuk po funksionojnë mirë. Të mërkurën, BE-ja ofroi propozime për të lehtësuar barrën duke shkurtuar kontrollet mbi ushqimin, produktet bimore dhe shtazore me 80 për qind dhe dokumentet për kompanitë e transportit në gjysmë.

Në prag të asaj lëvizjeje, Britania e Madhe ka kërkuar që BE-ja të heqë gjithashtu Gjykatën Evropiane të Drejtësisë si arbitri përfundimtar i marrëveshjes së Brexit dhe në vend të kësaj të pajtohet me arbitrazhin ndërkombëtar.

Britania ik, por periudha e vështirë e tranzicionit pason

BE -ja nuk ka shumë gjasa që ta pranojë këtë.

Kërkesa e Britanisë ka bërë që disa në BE të dyshojnë se Qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka qenë ndonjëherë e sinqertë për t’iu përmbajtur marrëveshjes.

Çfarë do të ndodhë tutje?

BE-ja dhe Britania e Madhe thonë se do të zhvillojnë disa javë bisedime “intensive” mbi propozimet e fundit.

Bisedimet mund të çojnë në një përparim ose në një thyerje; sinjalet janë të përziera. Nga njëra anë, ka pasur momente gjatë Brexit-it kur Mbretëria e Bashkuar kërcënoi të largohej pa një marrëveshje, vetëm për të bërë kompromis në minutën e fundit. Kjo mund të jetë një tjetër.

Por nëse Qeveria britanike i përmbahet këmbënguljes së saj për të përjashtuar një rol për Gjykatën Evropiane, është e vështirë të shihet vend për kompromis.

Merkel: Brexiti pa marrëveshje do të krijonte shembull të keq

Në këtë rast Britania e Madhe ka të drejtë që ta suspendojë marrëveshjen e Brexit-it nëse asaj është duke i shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme.

Një lëvizje e tillë do të zemërojë BE -në, e cila ka të ngjarë të përgjigjet me veprime ligjore dhe ndoshta sanksione ekonomike kundër Britanisë së Madhe.

Mund të hyjë në një luftë tregtare gjithëpërfshirëse – një luftë që ka të ngjarë të godasë ekonominë britanike më shumë sesa atë evropiane.

Unionistët Demokratikë të Irlandës së Veriut, ndërkohë, po kërcënojnë se do të rrëzojnë Qeverinë e Belfastit nëse marrëveshja nuk prishet, një veprim që do të nxiste zgjedhjet dhe do ta fuste rajonin në një pasiguri të re./rel

LEXO TE PLOTE