Connect with Us

PS “luftë” me Dritan Lelin/ Konflikti nga partia në polici

Politikë

PS “luftë” me Dritan Lelin/ Konflikti nga partia në polici

Publikuar

-

cna lajme politike

Një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe Drejtori i ujësjellësit Shkëlqim Leskaj, kanë përfunduar në polici.

Leli, i cili është përjashtuar nga Partia Socialiste nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Leskaj është ende pjesë e PS, madje ne fushatën zgjedhore ky i fundit është paditur nga PD, për punësime elektorale.

Po, një ditë më parë u raportuar se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli e kishte shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn prej disa ditësh, por ai kishte refuzuar të lironte zyrën

Mësohet se debati për lirimin e zyrës së Leskajt, ka nisur pasi ai me datën 6 gusht ka firmosur dorëheqjen nga kjo detyrë dhe disa ditë më pas është penduar duke kërkuar që ta kthejë mbrapsht.

Në këtë pikë ka hasur në kundërshtimin e kryebashkiakut Leli. Dje Leli, ka shkuar për ta nxjerrë nga zyra Leskajn dhe më pas kanë përfunduar në polici.

Sot ka ardhur një reagim nga Shkëlqim Leskaj, i cili ne rrjete sociale thotë se është ende në punë.

Deklarata e Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, nëprëmjet kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me situatat e pasqyruara nga disa media dhe portale për disa mos marrëveshje të lindura gjatë një mbedhje të organizuar në zyrën e kreut të Shoqërisë,  mes administratorit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zotit Shkëlqim Leskaj dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Zotit Dritan Leli.

Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimtarisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë.

LEXO EDHE:  Qeveria, diversion me Ben Blushin

Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij, në zbatim  të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”.

Kreu i Shoqërisë, mëngjesin e kësaj të marte, datë 21.09.2021, zhvilloi normalisht mbledhjen e mëngjesit, duke ndarë edhe detyrat përkatëse për të gjithë Sektorët e Ndërmarrjes.

Sqarojmë se:

1. Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi.

2. Zoti Leskaj, vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.

3. Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë.

4. Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve.

Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për tu dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.

Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit në adresë të Zotit Leskaj, janë spekullime, me qëllim dashakeqës për të prishur imazhin e kreut të kësaj Shoqërie dhe për të përbaltur të gjithë aktivitetin dhe energjitë e harxhuara prej tij gjatë gjithë kësaj detyre që po e vazhdon me përkushtim të plotë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë.

Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.



Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aty ku ka lek, ata janë bashkë”/ Akuzat e forta të Murrizit, çfarë fshihet pas marrëveshjes për vaksinat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është shprehur kundër bashkimit të opozitës e maxhorancës për blerjen e vaksinave, duke e konsideruar votimin një turp.

Ai hedh akuza të drejtpërdrejta për të dyja palët, duke thënë se, aty ku ka lek, ata janë bashkë.



Sipas tij, çmimi i vaksinës Pfizer është rritur, por asnjë nga deputetët e opozitës nuk kërkoi ta shihte faturën.

LEXO EDHE:  Automjeti del nga rruga në autostradë/ Përplas punonjësin e policisë

LEXO EDHE:  Pranga trafikantit të drogës i cili përplasi me makinë policët grekë

“Sa herë kanë votime për lek këta janë bashkë. Nuk e dëgjova asnjë deputete të opozitës, ku është fatura. Pfizer ka rritur çmimin. Votuan edhe heshtën. Ky votim është turp”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE