Connect with Us

Prezantohej si i dërguari i ‘të fortëve’ për t’i marrë para/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Kronika

Prezantohej si i dërguari i ‘të fortëve’ për t’i marrë para/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet për kanosje e gjobvënie.

Mark Nikolli është prangosur në kuadër të operacionit “Pindesing”, pasi prezantohej si i dërguari i personave me precedentë të theksuar kriminal, të njohur gjerësisht nga publiku.

Nikolli i merrte në telefon dhe i kërcënonte duke u vendosur “gjoba” në emër të personazheve të njohur të botës së krimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pindesing”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrengonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

LEXO EDHE:  Policia kontrolle gjatë mesnatës në aksin Sauk-Teg/ “Fluturojnë” 23 patenta, arrestohen 6 shoferë

Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht:

Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;

Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Me shpejtësi “skëterrë”/ Policia gjobit shoferët e pabindur, pezullon 24 leje drejtimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjatë monitorimit, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Si pasojë janë pezulluar 24 leje drejtimi. Po ashtu gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.



“Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe veshje policie/ Shpallet në kërkim i riu në Vlorë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia në Vlorë ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe veshje si të policisë. Shtetasi me inicialet A. A. alias A. I., 30 vjeç banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri automatike, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelekë dhe 2 kapele si të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Vlorë/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan



2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të Policisë. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intesive për kapjen e tij.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Këlcyrë/ Automjeti del nga rruga, plagoset 62-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasen tre automjete në autostradë/ Merr flakë njëri prej tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas.

Mësohet së një automjet me drejtues 37-vjeçarin A.B, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 62-vjeçari me iniciale A.B., babai i 37-vjeçarit.



”Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi  të  fshatit Bedyqas, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Jahti luksoz braktiset në Shëngjin/ Ja çfarë u gjet brenda tij

LEXO EDHE:  Policia shpërndan 40 çertifikata për kurset e diversitetit, urrejtjes dhe dhunës në familje

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE