Connect with Us

Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Bota

Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Publikuar

-

Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaksinës anti-COVID, sipas të dhënave zyrtare, duke u bërë kështu një nga kombet me shkallën më të lartë të vaksinimit.

Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të njëjtën normë të vaksinimeve të plota, shkruan Reuters.

Kombi i Evropës Jugore ka vaksinuar rreth 8.2 milion njerëz nga popullsia e cila në total është pak më shumë se 10 milion.

Pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që të gjithë ata mbi moshën 12 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën në Portugali./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar të premten (15 tetor), njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS.

Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Vuçiq padit vetveten

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.



Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

LEXO EDHE:  “Koha të mbajmë maskë dhe distancë”/ Mjeku: Të vetëm nuk e mundim dot virusin

LEXO EDHE:  A erdhi SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor?

Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë Veriore/ Përmbytet aeroporti i Athinës, mbyllen shkollat

Publikuar

-

Nga

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Në Selanik dhe Kalkidiki trafiku është ndërprerë plotësisht ndërsa ujërat kanë përmbytur shumë zona.

Rruga nacionale Selanik-Kavala në lartësinë e Retinës është gjithashtu e mbyllur.



Në të njëjtën kohë, lumi Anthemountas është tejmbushur, duke çuar në përmbytjen e aeroportit të Pereas, ndërsa ka bllokime të trafikut.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron 12 raste të infektimit

LEXO EDHE:  Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Gjithashtu dhe shkollat pothuajse ​​në te gjithë Greqinë Veriore u mbyllen sot.

Deri më tani nga moti i keq në vendin fqinj ka humbur jetën një i moshuar makina e të cilit u rrëmbye nga uji.  Ndërkohë që Korfuzi ka shpallur edhe gjendjen e emergjencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmi me thikë/ Ndërron jetë deputeti Konservator

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti Britanik David Amess ka ndërruar jetë pasi është goditur disa herë me thikë gjatë disa takimeve që po kryente në Leigh.

Deputeti konservator 69 vjeçar, ishte duke mbajtur një fjalim në kishën metodiste Belfairs, në Eastëood Road North para se të sulmohej.



Agresori kishte fshehur thikën, kishte hyrë në ndërtesë dhe qëlloi deputetin disa herë më thikë.

LEXO EDHE:  A kanë hyrë mutacionet e Covid-19 në Shqipëri?/ Dërgohen në Gjermani mostrat për rastet e dyshuara

LEXO EDHE:  A erdhi SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor?

Pjesëmarrësit në takime dhe stafi i tij ishin dëshmitarë të goditjes me thikë dhe thirrën shpejt policinë e cila shkoi menjëhërë në vendin e ngjarjes. Mësohet se policia arrestoi të dyshuarin në vendngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE