LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po shkëlqen te Legia, Ernest Muçi zgjidhet në formacionin e javës

21 Shtator 2021, 06:27, Sport CNA

Ernest Muçi po fillon dalëngadalë të zërë vendin e tij në radhët e Legias së Varshavës. Talenti i dalë nga akademia e Tiranës po merr gjithnjë e më shumë hapësira me kampionët e Polonisë, me të cilët po arrin të lërë edhe shenjë në fushën e lojës. Pas atij driblimi në stilin ?Bejl? në Ligën e Europës, erdhi dhe një gol fantastik në kampionat, ku ia doli të bënte mrekullinë mes 5 lojtarëve.

Kaq ka mjaftuar që Ernest Muçi të sigurojë një vend në 11 më të mirët e Ekstraklasas. Faqja zyrtare e ligës polake të futbollit ka shpërndarë sot formacionin me lojtarët më të vlerësuar për javën që shkoi pas dhe në të gjendet edhe emri i lojtarit shqiptar.

Lajmet e fundit nga