LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë truke në vendosjen e penelit/ Zbuloni cili model ju shkon më shumë

21 Shtator 2021, 09:06, Lifestyle CNA
Pesë truke në vendosjen e penelit/ Zbuloni cili model ju shkon më

Sot trendet na prezantojnë me shumë shembuj se si ne mund të dukemi më bukur dhe më të kuruar. Por duhet të kemi parasysh që jo të gjitha këto trende mund të na përshtaten sepse secili nga ne është unik dhe me tipare të veçanta.

Përshembull peneli ideal sipas grimierve më të famshëm është ai ?cat-eye?, por a na shkon të gjithave? Jo!! Sepse forma e syrit duhet të diktojë mënyrën se si ne e vendosim penelin.

Artisja e makijazhit, Kathy Jeung, krijoi pesë forma penelësh për pesë forma të ndryshme sysh, ja cilat janë ato.

1.Sy asimetrik.

Për sy asimetrik ajo sugjeron një penel pluhur i cili mbulon vetëm vijën e syrit pa e tejkaluar hapësirën.

2.Për sy të mbyllur

Kini parasysh që ta bëni penelin jo vetëm sipër syrit por edhe në zona poshtë. Pra mos e lyeni zyrin me laps të zi por thjesht kaloni një vijë peneli.

3.Për sy me formën aziatike

E keni shumë kollaj. Thjesht kaloni një vijë peneli pa e trashur apo ekzagjeruar.

 4.Për sy të gjerë

Mund të bëni një penel me më shumë bisht duke krijuar një cep anësh syrit.

5.Për sy në formë bajamesh

Nuk është nevoja të përdorni një penel, thjesht krijoni me ton pluhur një vijëzim të këndshëm./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga