Connect with Us

Përjashtohet oficeri që mbikëqyrte policët/ Duhet të hetonte drogën, por ishte vetë në kërkim për drogë

Kronika

Përjashtohet oficeri që mbikëqyrte policët/ Duhet të hetonte drogën, por ishte vetë në kërkim për drogë

Publikuar

-

cna, lajme, kronike

Një tjetër skandal është shënuar në radhët SHÇBA, pasi një oficer që hetonte policët që shkelin ligjin, ishte vetë nën hetim nga autoritetet gjermane për drogë.

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me inicialet S.M u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.

Sipas raportimeve, për specialistin në fjalë autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi.

Ndërkohë, drejtori i shërbimit, Muhamet Rrumbullaku, i pyetur nga mediat në lidhje me skandalin, nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

LEXO EDHE:  Të armatosur dhe me kokainë/ Policia prangos dy persona

Ditën e djeshme, SHÇBA njoftoi zyrtarisht se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik në serverin qëndror të institucionit, por ngjarja mësohet se ka ndodhur 8 ditë më parë dhe është mbajtur  larg syrit të publikut.

Sipas SHÇBA, sulmi është parandaluar, por risku që informacione sensitive për policinë që shkelin ligjin apo bashkëpunojnë me krimin, mbetet i lartë dhe mund të kenë përfunduar në duar të pasigurta./Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shiste ilaçe kontrabandë/ Arrestohet administratori i rrjetit farmacetutik në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Finalizohet operacioni “Perfitimi”. Policia ka vënë në pranga shtetasin S.T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ky shtetas shiste medikmente në mëyrë kontrabandë. 57-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa sot ra në prangat e policisë.



Gjithashtu  edhe 5 persona të tjerë janë në kërkim nga policia si të përfshirë në shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  Të armatosur dhe me kokainë/ Policia prangos dy persona

LEXO EDHE:  Tiranë/ Përndoqi një gazetare, arrestohet 33-vjeçari

Në pranga janë vënë 4 adminitratorët e farmacive dhe depove farmaceutike. Të arrestuarit janë Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Kostandin Kacifas/ Gjykata rrëzon Prokurorinë, rikthen çështjen për hetim

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Prokuroria e Gjirokastrës ka njoftuar se lidhur me çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull,  pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve.

Deklarata e Policisë e vitit 2018    

“Gjatë ditës së sotme  datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të  Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

LEXO EDHE:  Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen dy persona në Berat

LEXO EDHE:  Të armatosur dhe me kokainë/ Policia prangos dy persona



Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij  dhe në këtë kohë ka nisur  krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje,  të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen vjedhjet në tre kisha në Korçë/ Procedohen penalisht dy të mitur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka proceduar penalisht dy të mitur pasi kanë vjedhur në tre kisha në fshatrat e Korçës.

Dy të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.

“Zbardhen vjedhjet në tre kisha, ngjarje të ndodhura dy ditët e fundit, në fshatrat e Korçës. Procedohen penalisht dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy ditët e fundit, ku në tre fshatra të rrethit të Korçës u vodhën kishat e tyre, bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe filluan procedimin penal në ngarkim të tyre konkretisht shtetasve A. S., 17 vjeç ( i dënuar më parë për vjedhje) dhe D. S., 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet i riu për shfrytëzim prostitucioni

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet i riu për shfrytëzim prostitucioni



Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan prova që dokumentojnë autorësinë e dy shtetasve në këto vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE