LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me ullinj në Patos

21 Shtator 2021, 13:42, Aktualitet CNA
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me ullinj në Patos

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe me ullinj në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Sipas asaj që raportohet si pasojë e flakëve janëdjegur disa rrënje ullinj. Ndërkohë mësohet se zjarri është përhapur në fushën e mbetjeve urbane të Bashkisë Patos.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar mjete të kompanisë Bankers, zjarrfikësja e Patosit dhe banorët.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga