Connect with Us

Penalltia e çuditshme në Korçë, Mara: Nuk e pengova lojtarin e Partizanit

Sport

Penalltia e çuditshme në Korçë, Mara: Nuk e pengova lojtarin e Partizanit

Publikuar

-

Skënderbeu barazoi në ndeshjen e parë në shtëpi përballë Partizanit, e cila ishte e veçantë për mesfushorin Uerdi Mara. Në mungesë të Vangjel Zguros për shkak kartonësh, Mara mbajti edhe shiritin e kapitenit në këtë takim.

Numri 10 i Skënderbeut e quan rezultat pozitive pikën e marrë ndaj një rivali tepër të vështirë, që pretendimet i ka madhore. Veç kënaqësisë për barazimin në këtë takim, Mara nuk e fsheh aspak edhe mërzitjen për 11- metërshin e akorduar në favor të Partizanit, duke deklaruar se mes tij dhe Tedi Carës nuk ka pasur asnjë kontakt në zonë, paçka se korçari bëri sparkatë.

“Jemi të kënaqur me këtë barazim, pasi ishim përgatitur për një ndeshje shumë të vështirë dhe kjo ishte e pritshme kur kemi një kundërshtar si Partizani përpara. Goli i tyre duket se na ndëshkoi disi nga mënyra se si erdhi, pasi realisht nuk e kuptuam se çfarë ndodhi në ato momente.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me Carën dhe nuk e di përse arbitri e akordoi penallti. Unë nuk e kam penguar, por për fat reaguam shpejt dhe gjetëm barazimin. Tani të mendojmë për ndeshjen e radhës, pa humbur kohë, pasi do të jetë një sezon i ngjeshur dhe i vështirë”, deklaroi Mara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Konferenca para ndeshjes me Hungarinë, Berisha: Fitorja na afron me ëndrrën e madhe

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja do të zbresë në fushë mbrëmjen e nesërme për tu përballur me Hungarinë në një sfidë mjaft të rëndësishme për fatat e Grupi I. Në prag të sfidës së nesërme, kapiteni i kuqezinjve, Etrit Berisha doli në konferencën për shtyp ku u shpreh:

PA TIFOZË: “Të them të drejtën kemi lozuar për dy vite pa tifozë dhe me siguri ishte trishtim të luajë pa ta, tani që sapo u kthyen prap do luajmë pa ta. Futbolli është për tifozët, dhe një fitore po qen tifozët do të ishte e madhe, kënaqemi shumë kur ka tifozë. Jemi të përqëndruar në ndeshje, dhe nuk mendojmë shumë në këtë aspekt, mendojme të bëjëm ljën dhe të marrim fitoren”.



VAZHDIMËSIA: “Unë mendoj që këto lojëra na kanë ndihmuar shumë dhe ta shikojmë nivelin e kundërshtarit, jemi të sigurtë që mund të bëjmë gjëra të mëdha, e kemi dëshmuar. Fitorja me Hungarinë na ka dhënë vetbesim për të vazhduar ëndrrën. Shpresoj të jetë dhe një fitore e radhës, që do të ishte mjaft e madhe na afron te ëndrra. Na afron në lojën me Poloninë që besoj se do të jetë edhe më e lehtë për ne”.

PIKAT MË TË FORTA TË KUNDËRSHTARIT: Atëhere edhe më herët e kam cekur që dhe Hungaria ka lotjar të mirë. Arma e tyre kryesore është ekipi. Ndoshta mund të mos kenë yjë që veçohen, or kanë grupin. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja palët. Do të fillojmë nga ajo ndeshje, ku mendoj se bëmë ndeshje të mirë sa i përket aspektit defensiv dhe kemi pasur raste në sulm. Shpresoj të vazhdojmë me atë ritëm dhe të fitojmë ndeshjen”, u shpreh kapiteni Berisha.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Presidenti i Federatës së Futbollit në Itali uron Armand Dukën

Publikuar

-

Nga

Armand Duka, presidenti i FSHF, festonte datëlindjen në ditën e djeshme. Njeriu i parë i futbollit në Shqipëri po na udhëheq për një tjetër imazh tonin në Europë nëpërmjet sportit. Në të kaluarën e kemi parë sesi ambasdorët e politikës kanë dështuar me sukses para atyre të sportit, Europiani i Francës ishte dëshmia.

Padyshim që hyrja e Dukës brenda institucionit të UEFA-s i rrit edhe më shumë kreditet Shqipërisë. Ndërkohë ardhja e një finale të rëndësishme të Europës si “Conference League”, që bëhet për herë të parë dhe do të shkruhet në histori me vendin ku do të organizohet, Air Albania, është një kredit i madh për imazhin tonë.



E nisur nga këto arsye, nuk mund të mungonin edhe urimet e kryesuesëve të tjerë të futbollit në Europë për Armand Dukën. Mes tyre ishte edhe presidenti i futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, që ka zgjedhur që të urojë presidentin e FSHF-së nëpërmjet një letre në ditën e tij të veçantë

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ndeshja me Poloninë, shiten të gjitha biletat e nxjerra në treg

Publikuar

-

Nga

Sfida Shqipëri-Poloni e cila do të zhvillohet ditën e martë në orën 20:45 në “Air Albania”, do të jetë me një stadium të tejmbushur. “Panorama Sport” shkruan se janë shitur të gjitha biletat e nxjerra në treg.

Sipas rregullit në fuqi në Shqipëri, stadiumet janë të hapura në masën 30% të kapacitetit, por për ndeshjen me Poloninë me gjasë kjo nuk do të pijë ujë…



Ndeshja e Shqipërisë ndaj Polonisë është e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” dhe për kuqezinjtë e Rejas do të jetë një takim tepër i rëndësishëm për fatet e Kombëtares për një kualifikim në Kupën e Botës.

LEXO TE PLOTE