LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD drejt bashkëqeverisjes me Ramën?/ Dashamir Shehi mesazh të fortë Bashës

21 Shtator 2021, 10:46, Politikë CNA
PD drejt bashkëqeverisjes me Ramën?/ Dashamir Shehi mesazh të

Kreu I LZHK-së, Dashamir Shehi, një ndër aleatët historikë të Partisë Demokratike, ka komentuar sot zërat për një bashkëqeverisje të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në një intervistë për Report tv, Dashamir Shehi i ka drejtuar një mesazh të fortë Lulzim Bashës, ndërsa theksoi se bashkëqeverisja është për të hequr qafe Opozitën.

Sipas Shehit, duhet bashkëpunim në disa pika, si ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore, por jo bashkëqeverisje për të ndarë pazare.

?Duhet ndryshuar Kushtetuta, për një ligj të ri sepse ligji aktual është katastrofë dhe më vjen keq që një pjesë e demokratëve e mbështesin. Ne demokratët duhet të përcaktojmë një projekt. Duke mbajtur qëndrim se si mendojmë ne për kushtetutën, ligjin, administratën. Kështu bëhet bashkëpunimi. Mua bashkëqeverisja është për të hëqur qafe opozitën.

Duhet bashkëpunim për disa pika dhe jo pazare për të ndarë edhe atë pak Shqipëri që ka ngelur.?-tha ndër të tjera Dashamir Shehi./CNA.al

?Basha duhej të bënte transparent vendimin për Berishën/ Dashamir Shehi i përvishet kreut të PD

Lajmet e fundit nga