Connect with Us

Nga Andi BUSHATI/ Luli, nga çadra e berishizmit tek ajo e amerikanizmit

Opinione

Nga Andi BUSHATI/ Luli, nga çadra e berishizmit tek ajo e amerikanizmit

Publikuar

-

Vetëm pasi Lulzim Basha shpalli me gojën e tij se nuk ka ndërmend të lejojë procese demokratike brenda partisë, u bë e qartë se përse, prej një jave, mbështetësit e tij mediatikë u shndërruan në militantë “pro-amerikanë”.

Dikush nxitonte të thoshte se PD nuk ka luksin ti thotë jo SHBA-së, dikush tjetër se vendimi për përjashtimin e Berishës qe i imponuar nga “ata” dhe një i tretë se demokratët, as nuk mund të ëndërronin të vinin në pushtet pa ndihmën e hiperfuqisë. E gjithë kjo zallamahi kishte vetëm një qëllim, ti bënte lavazh truri popullit demokrat, ta zhvishte atë nga aftësia për të argumentuar dhe nga mundësia për të përdorur logjikën, duke i zëvendësuar këto me kauzën boshe të një “amerikanizmi” të pështirë.

Vetëm duke krijuar këtë atmosferë kafkiane, vetëm duke e shpënë debatin publik në këtë absurditet marramendës, ata mund ti përgatisnin Lulzim Bashës shtaratin për të thënë me plot gojën një nga mufkat më të rënda që një lider politik ka lëshuar në këto 30 vjet demokraci: Nuk do lejojmë nënshkrime, mbjedhje forumesh, diskutim demokratik dhe votim referendar, nga fika se mund të damkosemi si parti anti amerikane.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në kushte normale, do të ishte e turpshme të merrje pjesë në këtë debat kaq idiot, që evokon atë shprehjen e atyre që se nxjerin dot gurin nga lumi. Por meqë gurëhedhësit janë shtuar shumë ditët e fundit, noshta pretendimet e tyre e duan një sqarim.

Qëndrimi i Bashës për të vrarë demokracinë në emër të SHBA-së ngërthen brenda vetes disa paradokse.

Së pari, ata që pretendojnë se e duan Amerikën, e justifikojnë këtë në emër të idealeve të lirisë që ajo ka eksportuar në këtë vend. Ata e shohin si tokën e fjalës, mendimit dhe votës së lirë, si ndihmësen kryesore të rikthimit të demokracisë tek ne, si garantuesen e dominimit të vlerave perendimore në Shqipëri. Ndonëse këto nuk janë të vërteta ekskluzive dhe të pa preksheme, ata duhen kuptuar në bindjen e tyre. Dhe deri këtu fabula mund të funksionojë. Por ama, të përdorësh këtë Amerikë imagjinare, për të shuar demokracinë e brendëshme të një partie, për të shkelur mbi të gjitha ato vlera për të cilat thua se e veneron SHBA-në, kjo është një logjikë që nuk kapërdihet kollaj.

Paradoksi i dytë ka të bëjë me damkosijen e antarësisë dhe votuesve të PD-së si “anti-amerikanë”. Duke pretenduar se nuk mbledh as kuvendin, nuk zhvillon as referendumin – që kërkojnë mbështetësit e Berishës – me pretendimin për të mos lejuar grupime kundër SHBA-së, Basha po tregon se ai i trembet një shumice kundër tij në PD.

Duke e etiketuar këtë shumicë si me prirje dhe vokacion kundër “aleatit tonë të madh”, kreu i PD ngulit përshtypjen se në pjesën më të madhe të kësaj partie gëlokan sentimente që duhen mbajtur të fshehta. Pra gjoja duke pretenduar se po e mbron partinë, ai vetëm e rrënon imazhin e saj.

Paradoksi i tretë i atij që në fakt duhej të qe thjeshtë “i pari mes të barabartëve”, është se duke ndaluar votimin dhe mekanizmin demokratik, me justifikimin se aty mund të ngadhënjejnë “anti- amerikanët”, Basha tregon se nuk është i bindur për legjitimitetin e tij në krye të PD-së. Pra, nëse ai është lideri atlantist i një force që voton kundër këtyre vlerave, minimumi, ai nuk do të kishte vend në krye të saj. Në këtë rast ai duhej të largohej nga kjo parti dhe të krijonte një tjetër, ku militantët ta votonin për atë që përfaqson dhe jo sepse arrin ti nënshtojë duke uzurpuar selinë.

Në fakt, ky debat është krejt i pavlerë pasi shqetësimi real i Lulzim Bashës nuk ka të bëjë aspak me ëndrrën e tij amerikane, por është shumë më utilitar dhe meskin sesa kaq. E gjitha ka të bëjë me kokfortësinë e tij për të qëndruar në krye të një partie që po e mpak si lëkura e Shagrenit.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showPikërisht këtë ka kuptuar edhe vetë ambasadorja amerikane në Tiranë që i dha një sinjal përmes VOA, për mos keqpërdorimin e Amerikës në debatin e brendëshëm partiak. E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse kishte ushtruar presion për përjashtimin e Berishës, Yuri Kim e kaloi topin direkt tek Basha. Ajo tha se Shqipëria është një vend i NATO-s dhe liderët politikë duhet ta mbajnë mbi supe peshën e akteve të tyre, pa u fshehur pas vendit që ajo përfaqëson.

Natyrisht, Yuri Kim nuk thotë të vërtetën. Presioni i diplomatëve amerikanë mbi Bashën dhe rrethin e tij të ngushtë, që ata ta përjashtonin sa më shpejt Berishën, ka qenë në kufijtë e të pa përballueshmes.

Por, kur vjen puna për të mbrojtur përzierien kaq flagrante brenda një familjeje politike, arogancën dhe brutalitetin e shkeljes të gjitha rregullave dhe ligjeve të funksionimit të saj, shpërfilljen e ndjenjave të militantëve në emër të interesave të kastës, këtë as Yuri Kim nuk ka guxim ta marrë përsipër.

Pikërisht këtë po bën Lulzim Basha: Ai po thotë se si demokrat do Berishën, por si pro amerikan mund ta “vrasë” atë.

Ky dyzim fatal, përbën në fakt edhe esencën e udhëtimit të tij fatkeq në krye të një partie, lideri i së cilës nuk u bë dot kurrë. Ai mbiu aty si prurje e Berishës, u bë pjesë e të gjitha mëkateve dhe krimeve të pushtetit të tij, e përdori atë për të fituar një garë të pabarabartë me Sokol Olldashin, për të spastruar më pas të gjithë kritikët dhe konkurentët dhe për të justifikuar disfatat e njëpasnjëshme.

Për tetë vite ai ishte lideri që ndejti në hije.

Ndërsa tani thjeshtë po ndryshon pemë. Po kalon nga sqetulla e Saliut tek ajo e Yurit, sepse nuk është dot në gjendje të mbrojë vendimet që i duhet të marrë. Kjo paaftësi është në fakt problemi real i partisë së tij. PD, gjendet sot para një dileme: pro apo kundër Bashës dhe kjo e vërtetë nuk mund të fshihet asesi duke i mbivendosur debatin e stisur, pro apo kundër SHBA-së./ Lapsi.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Julian Bala/ Pa pasur rritje rrogash 50%, mos tentojë askush të rritë produktet dhe energjinë

Publikuar

-

Nga

Kriza energjitike: dr.DRama, doktor në rrënim dhe shkatërrim ekonomik, hedh nje vickel per t’i nenshtruar “familjet ne nevojë”; thotë se do shpërndaje ndihma… Njësoj veproi kur filloi plandeminë; u tha nepunesve qe të rrinin në shtepi, sepse do u jepte jo një, por dy rroga.

Me pas, kur filluan lehtësimet politike nga shtrëngimet e injorancës diplomatike, lexoja nëpunës të korruptuar që i kërkonin dr.DRamës ta zgjaste izolimin edhe për muajt në vazhdim, sepse kështu ishte mirë për palën e militantëve-nëpunes që u mësuan të merrnin më shumë para duke ndenjur në shtëpi, sesa duke shkuar në “punë”…

Ketu, nuk ka politikë zhvillimi, por vetëm politikë prapambetjeje!

Kjo është “e injektuar” nga jashte sigurisht.

1)Papunësia në rritje.

2)Shumë njerëz kanë lënë vendin e punës, ose nuk janë marrë në punë, sepse nuk kanë zbatuar rregullat e maskizëm-vaksinizmit, dozën e parë, të dytën, etj.

3)Zyra e punës, ka që në kohën e Salës që nuk shperndan vërtetime papunësie, sepse nuk i intereson sistemit të shpaloset lista e vertete e të papunëve.

4)Si do quhet shtresë në nevojë, shtresa e të papunëve, nëse nuk lejohet të shpërndahet vertetimi i papunësisë, por vetëm i punëkërkuesit?



5)Punëkerkuesi që nuk i nenshtrohet plandemisë, servilizmit plandemik, manipulimit plandemist, eshte shtresa e re në nevojë.

6)Nëse një superspecialist që ka 6 vjet pa punë dhe vazhdon dërgon CV lart e poshtë në lidhje me eksperiencën dhe formimin e tij profesional, asnjë nuk e mori në telefon dhe t’i thoshte që ketu në këtë ndërmarrje kemi nevojë për njerëz si ty, por vetëm Callcenter-at (që kanë lidhje me informacionet e zyrës e punës) e merrnin në telefon dhe i luteshin për intervistë, derisa u bënë të bezdisshëm.

Callcenter-at , janë qendrat e punësimit të njerëzve të nënshtruar. Nuk mund të marrin në punë intelektualë rebelë që duan të “minojnë” sistemin e kompromisit, përshtatjes darviniane në emër të antivleres që mbretëron falë korrupsionit!..

A e dini se si i konceptoj unë politikanet? Njësoj si një grup njerëzish që hapen në trotuar sikur e kanë pronen e tyre dhe bicikletave që nuk kanë korsi ku te kalojnë iu thonë: hidhuni në rrugë, pikërisht aty ku makinat vrasin njerëz çdo ditë…

A e dini se si i konceptoj une politikanët? Njësoj si disa njerëz injorantë që ecin dhe bllokojnë rrugen e biçikletave nga kodrat e Liqenit dhe zilen bëjnë sikur nuk e degjojnë, por duhet t’iu bertasësh dhe t’iu ulerrasësh që të mendojnë se ti je i çmendur dhe të të hapin rruge aty ku të takon ty të kalosh i lirë…

Keshtu pra, le të ulerasim të gjithë që të na heqin barrierat dhe të na hapin rrugët që i kanë bllokuar për ne dhe që i kanë përvetesuar vetëm për “lëvizjet” e tyre të gabuara: “Pa pasur punë me dinjitet, pa pasur rritje rrogash 50%, mos tentoje askush të rritë produktet dhe energjinë me 40%!

Krizën e krijuar, mos tentojë askush ta thellojë, se do shtojë dënimin nesër kur të perballet me gjykimin për krime ndaj njerëzimit!”

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Përfundimisht është bërë shumë usta!

Publikuar

-

Nga

Doli para mediave dhe foli per krizen e rende. Shpalosi planin me tre pika, ku 2 nga pikat ishin s’do kete kufizime dhe nuk do kete rritje te cmimit per familjet dhe biznesin e vogel. Dmth dy nga pikat e planit ishin qe nuk do bejme asgje.

Mediat i peshkoi. Te gjithe u leshuan me titujt lehtesues; kryeministri jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimi energjie per familjet dhe biznesin e vogel etj etj. Fitore e madhe me nje fjale.

Askush nuk ben pyetjen me the thjeshte dhe llogjike te mundshme; mire per familjet dhe biznesin e vogel s’do rritet, por me biznesin e mesem dhe te madh cfare do ndodhe?

Se dyti, cfare nenkuptohet me biznes i vogel se ketu eshte bere nje lemsh i madh me kategorizimin e biznesit qe nuk merret vesh me. Dmth ku do te filloje kerbaci?

Tani ajo qe nuk kuptova une, eshte kjo:

Do rrise cmimin direkt per te gjitha bizneset me xhiro mbi 10 milione leke ne vit.

Do rrise cmimin direkt per biznesit me xhiro mbi 14 milione leke ne vit?

Do e rrise vetem per ata qe jane te lidhur ne tensionin e mesem?

Apo do i nxjerre jashte nga furnizimi i rregulluar per te bere rritje te fshehte, qe kur te kthehen tek furnizuesi fundor, dmth OSHEE, t’u kercase 300 lekeshi per kilovat ballit?



Nga 1 janari, nje nga keto kater skenaret siper eshte ngjarje e sigurte me probabilitet 1. Nderkohe edhe nje shuk 200 milione euro iu shtua malit te borxhit publik.

Me pas pyetjet vazhdojne:

Kur t’u rritet ketyre bizneseve cfare do ndodhe?

Do ia percjellin konsumatorit ne cmimet e produkteve apo sherbimeve qe ofrojne?

Apo do dalin nga tregu per shkak se do mbyten nga konkurrenca e bizneseve te vendeve te tjera fqinje, te cilat e kane koston e energjise shume me te ulet.

Nejse. Mediat i peshkoi. Kjo ka rendesi. Per ca dite tirujt do jene keshtu; Rama jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimesh.

Nderkohe ju te biznesit te mesem dhe te madh kapni garuzhdet te henen dhe tek sheshi se e hengret shkopin.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nusreti, Rama dhe Foltorja e Saliut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Ilir Levonja 

Shumë njerëz pyesin se prapë me Sali Berishën do merremi, prapë Sali Berisha do na qeverisi ne? Bëhet me këtë plakun etj.? Dhe përgjigja është fare e thjeshtë…, jo po rrini me këtë Nusretin e studiove, i cili i di të gjitha, madje është kthyer një kopje perfekte e sentencës me dashuri dhe qetësi të Ilir Metës.

Arsyeja është e thjeshtë demokratët po gërrëvërren, po, shoqërinë civile ne e kemi gjithnjë në minorancë etj. Ky i di të gjitha, deri metrot për kub të ujit në liqenin e Fierzës. Si nuk doli kurrë në një studio një ekip ekspertësh të flasi për parametrat ekonomikë, çfarë prodhon, çfarë blen a shet Shqipëria. I di Nusreti të gjitha.

Deri çmimin e hashashit në tregun e zi. Ka një kokë magjike që sheshon gjithëçka, pavarsisht se pjesa dërrmuese e shqiptarëve ankohen nga mëngjesi e deri në darkë. Ai vulos, ai vendos. Sa për Foltoren e Berishës duhet të kuptojmë një gjë. Nuk dihet se me cilin në krye na pret e nesërmja. Eshtë një lëvizje që në fund do flasi vota kolegjiale e demokratëve. Por ajo çfarë ka rëndësi, është lëvizja. Një frymë civile që po debaton, që ka të drejtën e fjalës, karshi ca paneleve me deklarata pa asnjë lidhje nervi me problemet tuaja nga dera e shqupit të Lulzim Bashës. Një zyrtar anemik që do mbahet mend për 5 humbje radhazi dhe që kurrë nuk e njohi institucionin e dorëheqjes, duke shpikur alibinë me ngriva-shkriva.



Eshtë plak Sali Berisha, edhe unë, edhe Amerika ime plak e kemi presidentin. Sali Berisha tha mbrëmë se duhej ta kishte filluar foltoren, menjëherë pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës në muajin maj të vitit 2017. Midis të tjerave shpjegoi punën e liderit të thyer, zhbërjen e forumeve dhe votës kolegjiale etj. Rishtas pranoi si gabimin e tij heshtjen kur shihte se si përjashtoheshin kundërshtarët e kryetarit etj. Ashtu sikur edhe pranoi se koha është gjëja më me vlerë që demokratët duhet ta çmojnë shumë.

Do Zoti dhe e ka sinqerisht, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi të drejtën tonë për t’i treguar dallimin midis përgjegjësive personale dhe historisë së një force politike. Këto janë disa të vërteta që të bien kokës dhe kur ne i thoshim Berisha heshte. Megjithatë nga kjo lëvizje vihet re qartasi se sa e madhe është diferenca midis një lideri opozitar dhe një zyrtari partie. Sot demokratët a gjoja partia e tyre, nuk kanë në krye një lider, por një zyrtar.

Një kolegjium zyrtarësh dhe për më tepër humbsa. Eshtë e thjeshtë, kush huumb, hap krahun. Kjo mendësi e thjeshtë është sekreti i artë, ekzistenca e florinjtë. Them gjoja, se në fakt partia reale e demokratëve, përfshi edhe ata pa teserë është në Foltoren e Sali Berishës. Na pëlqen apo nuk na pëlqen neve, duam apo nuk duam. Kur dialogon dhe vepron me votë kolegjiale edhe produktet vinë të arrira. Aty janë argumentat, pasi janë edhe faktet. Që dmth, një ide mund të ofrohet edhe nga zgjedhjet e fundit, kandidaturat të jenë ata që mundën herësin, këtë nyjë magjike të marrëveshjes Basha-Rama. Në fund të fundit janë më të votuarit.

LEXO TE PLOTE