Connect with Us

Ndeshjet e tetorit/ FIFA dënon Hungarinë, sfida ndaj Shqipërisë pa spektatorë

Kombëtare

Ndeshjet e tetorit/ FIFA dënon Hungarinë, sfida ndaj Shqipërisë pa spektatorë

Publikuar

-

Hungari – Shqipëri do të luajë në 9 tetor pa spektatorë. Është ky vendimi më i fundit që ka dalë nga zyrat e FIFA-s për kombëtaren hungareze. Shkak janë bërë tifozët e tyre të cilët e kanë pësuar për sjelljet raciste në takimin ndaj Anglisë.

Kombëtarja e Hungarisë është dënuar me dy ndeshje pa tifozë, teksa në këtë mënyrë e pëson edhe përfaqësuesja jonë që nuk do të mund të ketë asnjë mbështetës për këtë takim të rëndësishëm.

Kujtojmë që Shqipëria arriti të fitonte në Elbasan Arena ndaj hungarezëve me rezultatin minimal 1-0. Një triumf i mundshëm në transfertë do të rriste ndjeshëm kuotat për një kualifikim historik në grupet e botërorit “Qatar 2022”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Sadiku fiton gjyqin në FIFA, ish-klubi detyrohet të paguajë shumën e majme

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku ka fituar në FIFA gjyqin me Erzurumspor, klubin nga Turqia. Sezonin e shkuar sulmuesi elbasanas ishte pjesë e elitës së Turqisë, teksa nuk qëndori shumë gjatë për shkak se në janar turqit vendosën ta largonin në mënyrë të njëanshme.

Në lidhje me situatën, Sadiku dhe klubi ranë dakord për pagat e prapambetura, teksa drejtuesit e turqve nuk u treguan korrektë. Lojtari e dërgoi çështjen në FIFA, me organin e futbollit botëror që i ka dhënë të drejtë lojtarit për pagat.



70 mijë euro detyrohet të paguajë klubi turk në llogarinë e Sadikut, plus 20 përqind të shumës si kamatë vonesë. Në afatin prej 45 ditësh shuma duhet paguar, në të kundërt merkato e Erzurumspor do bllokohet për tre sesione. Pas aventurës në Superligë sezonin e shkuar, skuadra u rrëzua në ligën e parë turke ku luan aktualisht.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

2 ndeshje në një orar, Superliga rikthehet sot në fushë

Publikuar

-

Nga

Kategoria Superiore e futbollit do zhvillojë sot dy ndeshjet e para të javës së pestë. Në 13:45 do luhen dy ndeshje, në Kamëz dhe Laç. Kastrioti pret Skënderbeun, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren e parë këtë sezon.

Laçi do rikthehet në stadiumin e vet, teksa pret skuadrën e Maganit, në një sfidë që sheh më në formë miqtë rrogozhinas. Egnatia ka siguruar pesë pikë në katër javët e para, kundrejt dy të Laçit.

Duket se për kurbinasit hapi fals në shtpëi mund të sjellë një shkundje të ambientit. Pas afro dy javësh elita e futbollit rikthehet në fushë, me Kombëtaren që ndikoi në ndërprerjen e sezonit.



Sot- 13:45 – java 5

Kastrioti – Skënderbeu

Laçi – Egnatia

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Yjet e të ardhmes kuqezi, vlerat e Brojës dhe Kumbullës vazhdojnë të rriten

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka bërë një rinovimit të brezit, me shumë lojtarë të rinj që janë bërë pjesë e saj, por duket qartësisht që në epiqendër të projektit të të ardhmes kuqezi do të jenë dy emra, Armando Broja dhe Marash Kumbulla.

Të pozicionuar në dy skajet e ndryshme të fushës, lojtarët në fjalë kanë filluar të tregojnë që tani vlerat e tyre më të mira dhe nuk është aspak rastësi që janë kthyer ndër të preferuarit e tifozëve shqiptarë. Por vlerësimi nuk vjen vetëm nga tifozët e thjeshtë, por edhe nga ata të cilët studiojnë statistikat e futbollistëve.

CIES, Observatori i Futbollit Europian, në përditësimin e fundit të vlerave të lojtarëve në kontinent, ka caktuar dyshen në fjalë si atë që kryeson për nga vlera në treg mes lojtarëve të përfaqësueses shqiptare. Kartoni i Marash Kumbullës përllogaritet si më i shtrenjti, mes 30 dhe 40 milionë eurove nga ky observator që bazohet mbi të dhëna të ndryshme që fillojnë nga paraqitjet, e deri te e drejta e imazhit të lojtarit.



Ndërkohë, Broja është menjëherë i dyti, edhe pse ka pak kohë në radhët e kuqezinjve. Kartoni i tij që tani vlerësohet mes 20 dhe 30 milionë eurove, një shifër mbresëlënëse duke llogaritur moshën e re dhe minutat e pakta që ka luajtur me klubin dhe përfaqësuesen.

Të dhënat bëhen më të jashtëzakonshme pikërisht për faktin se si Kumbulla, ashtu edhe Broja, nuk llogariten ende si titullarë në klubet përkatëse ndaj mundësia e përmirësimit të tyre nëse aktivizohen rregullisht është shumë e madhe.

LEXO TE PLOTE