Connect with Us

“Mblidhni mendjen”/ Lëvizjet e fundit të Bashës, rebelojnë ish-Ministrin: Spekulant, mashtrues

Politikë

“Mblidhni mendjen”/ Lëvizjet e fundit të Bashës, rebelojnë ish-Ministrin: Spekulant, mashtrues

Publikuar

-

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, me justifikimin se e kerkoui kupola e SHBA, po kundështohet masivisht.

Ylli Manjani ish-Ministër i Drejtësisë, ka thënë se të të qenit non grata nga një shtet tjetër nuk është ligj që duhet të zbatohet në vendin tonë.

Sipas të njëjtit, çdo vend ka kodet e tij”

Çdo qeveri në shpinë të kësaj toke, Amerikane, Gjermane, Franceze, Kineze apo Ruse qoftë, njeh dhe respekton të zgjedhurit e një vendi tjetër.

Pa marrë parasysh sa të mirë apo të ligj janë ata për vendin e tyre, ata respektohen. Ky është kodi bazik i marrëdhënieve ndërshtetërore.

Këtë kod ka edhe Amerika. Sa të jesh në kalë të njeh si kalorës. Por re nga kali as do të dijë në ekziston apo jo. As nuk i kërcet fare nëse je apo jo i korruptuar, i mirë apo i keq për vendin tënd.

Ky kod spjegon çdo deklaratë mbështetëse që ata bëjnë për të zgjedhurit në Shqipëri e kudo në botë, pavarësisht sa diktatorë janë në vendet e tyre”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

Më tej Manjani shprehet i rebeluar me pritshmërinë që shqiptarët kanë ndaj Amerikës, duke argumentuar se udhëheqësit tanë i zgjedhim ne dhe jo SHBA.

LEXO EDHE:  PD fituese në Lezhë/ Kryebashkiaku socialist vlerëson rivalët

Manjani sugjeron se duhet mbledhur mendja, për të mos lënë vendimet në dorë të spekulantëve dhe mashtruese, duke shenjëstruar kështu Lulzim Bashën.

Ndaj nuk e kam kuptuar e as e kuptoj pritshmërinë idiote kolektive që e kemi ne shqiptarët që Amerikanët të heqin e të venë në pushtet sipas qejfit!

Them idiote sepse udhëheqësit tanë i zgjedhim vetë jo amerikanët, as rusët, as gjermanët,as kinezët e askush tjetër. Vetëm ne këtu në Shqipëri!

Nongratllëqet, janë mesazhe politiko-diplomatike pakënaqësie jo vendime të detyrueshme për shtetin tjetër. Janë edhe produkt lobbimesh (dihet që mund të blesh deklarata e qëndrime sa të duash në SHBA, mjafton të gjesh lobistin e duhur). Nuk janë as deklarata armiqësie, sepse armiqve të tyre u hedhin bomba jo llafe…

Ndaj sa më shpejt ta mbledhim mendjen se pronar të demokracisë jemi vetë ne, aq më e mirë do bëhet demokracia. Në të kundërt do vendosin gjithmonë spekulantët e mashtruesit, ndërkohë që ne hedhim votën si ujët në havan”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë.

Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.



Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aty ku ka lek, ata janë bashkë”/ Akuzat e forta të Murrizit, çfarë fshihet pas marrëveshjes për vaksinat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është shprehur kundër bashkimit të opozitës e maxhorancës për blerjen e vaksinave, duke e konsideruar votimin një turp.

Ai hedh akuza të drejtpërdrejta për të dyja palët, duke thënë se, aty ku ka lek, ata janë bashkë.



Sipas tij, çmimi i vaksinës Pfizer është rritur, por asnjë nga deputetët e opozitës nuk kërkoi ta shihte faturën.

LEXO EDHE:  “Të tregojë emrat ose të kërkojë falje publike”/ PD “dhëmb për dhëmb” me Lleshajn

LEXO EDHE:  Salianji: Mos mendoni se janë kaq të fortë këta. Janë trembur dhe kanë ikur të gjithë

“Sa herë kanë votime për lek këta janë bashkë. Nuk e dëgjova asnjë deputete të opozitës, ku është fatura. Pfizer ka rritur çmimin. Votuan edhe heshtën. Ky votim është turp”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE