Connect with Us

Konflikti i interesit/ Ish-Avokatja e Shtetit dhe bashkëshorti të pandarë në gjykatë

Aktualitet

Konflikti i interesit/ Ish-Avokatja e Shtetit dhe bashkëshorti të pandarë në gjykatë

Publikuar

-

cna lajme vetting

Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të paguajë vlerën mbi 2 milionë euro për tri familje të shpronësuara nga regjimi komunist.

Në çështjen e njohur si Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë, paditës ishte avokati Envi Hicka dhe studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, ndërkohë në gjyq shteti shqiptar mbrohej nga avokatja e shtetit, Alma Hicka.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, i cili vendosi ta shkarkonte nga detyra si gjyqtare Alma Hickën, ky nuk është rasti i vetëm ku ajo është gjendur në konflikt interesi me bashkëshortin gjatë periudhës që drejtonte Avokaturën e Shtetit.

Në 60 çështje të komunikuara në janar të vitit 2014 kundër Shqipërisë në Strasburg, 15 prej tyre përfaqësoheshin nga studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, me ortak bashkëshortin e saj, shkruan reporter.al.

E pyetur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë procesit të rivlerësimit, Hicka ka mohur se gjyqet ku është përballur si palë paditëse me bashkëshortin dhe studion e tij ligjore përbënin konflikt interesi.

“Kurdoherë, në ushtrimin e çdo funksioni kam respektuar të gjitha detyrimet ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë,” ka deklaruar Hicka në përgjigje të një pyetësori të dërguar nga KPK gjatë hetimit administrativ.

Alma Hicka ka qenë gjyqtare nga viti 2003 dhe në vitin 2013 u emërua Avokate e Shtetit, detyrë që e mbajti deri në vitin 2018. Pas dorëheqjes nga posti i Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Hicka u emërua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Trupi gjykues që rivlerësoi Alma Hickën ishte i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Firdes Shulin.

Vendimi i arsyetuar për subjektin nuk u zbardh sipas parashikimeve ligjore, brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore. Ai bë publik me 15 korrik – 74 ditë pas afatit maksimal dhe vetëm pasi BIRN i kërkoi llogari KPK-së për vonesën.

Në një përgjigje me shkrim, KPK u shfajësua se vonesa kishte ardhur si rrjedhojë e ngarkesës së lartë të komisionerëve.

Amnistia për drejtuesit e CEZ

Përveç rasteve ku Alma Hicka ka përfaqësuar vendin në kushtet e konfliktit të interesit në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, KPK evidenton edhe një rast tjetër që rrjedh nga ushtrimi administrativ i funksionit të saj.

Sipas KPK-së, në rolin e saj si avokate e shtetit, Hicka është përgjegjëse për formulimin e nenit 9 të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe kompanisë çeke të energjisë CEZ, për zgjidhjen e gjyqit të arbitrzhit pas shtetëzimit të kompanisë së shpërdarjes së energjisë elektrike OSHEE, në vitin 2013.

CEZ Grup bleu kompaninë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri më 2009 duke paguar 102 milionë euro për 76 për qind të aksioneve, ndërsa premtoi të investonte 200 milionë euro brenda katër viteve. Pavarësisht premtimeve për investime, kompania çeke e thelloi gropën e borxheve të sistem energjetik dhe në janar 2013 humbi licencën pas një konflikti me qeverinë shqiptare.

Në maj 2013, CEZ iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit UNCITRAL me një padi kundër Republikës së Shqipërisë, duke e akuzuar atë për heqje arbitrare të licencës. Qeveria e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha u bë gjithashtu gati për arbitrazh, por me ardhjen në pushtet të kryeministit Edi Ramë në vitin 2013, qasja ndaj konfliktit me CEZ ndryshoi kurs, duke shkuar drejt një zgjidhjeje me marrëveshje.

LEXO EDHE:  Prokurori përleshet me oficerët e gardës/ Vetting me grushta

Marrëveshja i kushtoi buxhetit të shtetit 95 milionë euro, ndërkohë që e djathta në opozitë e cilësoi atë “si aferën më të madhe korruptive në vend”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vëren se neni 9 i kësaj marrëveshje, i garantonte amnisti ndaj ndjekjes penale drejtuesve të CEZ në Shqipëri, dy prej të cilëve ishin në hetim në atë kohë në lidhje me skandalin e mbledhjes së borxhit të kompanisë, që njihet gjithashtu si çështja CEZ-DIA.

Sipas KPK-së Hicka ishte në konlikt interesi për shkak se bashkëshorti i saj më herët e kishte përfaqësuar kompaninë CEZ në një gjyq kundër Drejtorisë së Tatimeve, shkruan reporter.al.

“Qënia e personit të lidhur e subjektit rivlerësues, bashkëshortit z. E. H. si përfaqësues i shoqërisë “CEZ” sh. a., në çështje gjyqësore me palë ndërgjyqëse paditës Drejtorinë e Tatimeve Tiranë dhe i paditur CEZ sh.a., bën pjesë në rastet e konfliktit të interesit kundrejt subjektit rivlerësues”, konstaton KPK.

Hicka e ka kundërshtuar këtë konstatim të Komisionit duke pretenduar se nuk ka pasur rol vendimmarrës, por vetëm këshillues.

“Nuk ka asnjë dispozitë ligjore, por as edhe ndonjë logjikë njerëzore, që të shoh një lidhje interesi në këtë çështje,” është shprehur Hicka.

“As unë as bashkëshorti im në asnjë moment as përpara as pas fillimit. […]nuk kemi pasur asnjë interes, as të fshehtë, as të hapur, as pasuror dhe as të ndonjë lloji tjetër për këtë çështje”, ka deklaruar ajo para Komisionit.

Trupi gjykues vlerëson se, pavarësisht se përfaqësimi ligjor nga ana e bashkëshortit të Hickës është kryer në një periudhë të mëparshme kohore të caktimit të subjektit rivlerësues në grupin ndërinstitucional të punës që ka negociar marrëveshjen me CEZ, kjo bie në rastet e konfliktit të interesit, duke passjellë gjendjen e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të subjektit rivlerësues.

Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarja Alma Hicka nuk rezulton të ketë vetëdeklaruar gjendjen e konfliktit të interesit apo dhe të ketë njoftuar për këtë qëllim institucionin epror, Ministrin e Dretësisë – ashtu si parashikohet në ligj.

Problemet me pasurinëcna lajme aktualitet

Trupi gjykues i KPK-së e vlerësoi pozitivisht Hickën për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin; megjithatë, gjetjet për pasurinë e subjekit janë konsideruar shkarkuese për subjektin e rivlerësimit

Ashtu si ILDKPKI, edhe Komisioni konstaton probleme në kriterin e pasurisë. Në vendim thuhet se Hicka ka kryer deklarim të pasaktë për një apartament me sipërfaqe 120.3 m2 në Tiranë për çmimin 90 mijë euro dhe një automjet për shumën 23 mijë e 900 euro, si dhe nuk ka pasur burime të mjaftueshme për krijimin e tyre, shkruan reporter.al.

Si burime për krijimin e këtyre pasurive, Hicka ka deklaruar ndër të tjera edhe dy hua të marrë prej prindërve të saj, një në vlerën 5 milionë lekë për apartamentin në vitin 2015 dhe tjetrën në shumën 1.8 milionë lekë për makinën në vitin 2010.

Sipas KPK, subjekti nuk ka mundur të provojë të ardhurat e nënës së saj si tregtare ambulante dhe ka rezultuar me balancë negative në shumën 4.8 milionë lekë për huanë 5 milionë lekë dhe 3.4 milionë lekë për makinën.

Gjithashtu, në analizën financiare për blerjen e apartamentit, nuk janë përfshirë edhe të ardhurat e pretenduara të përfituara nga dhënia me qira e një apartamenti tjetër nga bashkëshorti, pasi nuk është provuar se ai zotëronte të drejta reale mbi atë pasuri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Adriatik Llallës

Publikuar

-

Nga

CNA LAJME KRONIKE

Dy javë pasi u shpall fajtor me vendim të formës së prerë kanë nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Mësohet se Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.

LEXO EDHE:  Nuk justifikoi pasurinë/ KPK i pret “kokën” një tjetër prokurori

LEXO EDHE:  Prokurori përleshet me oficerët e gardës/ Vetting me grushta

Lajmi konfirmohet nga BË ku thuhet se pavarësisht kërkimeve, çdo tentativë e policisë ka rezultuar e pasuksesshme. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar./CNA.al



 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Luftë ndaj çdo lloj forme të krimit”/ Ambasada Italiane uron Nanon: Të forcojmë bashkëpunimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ambasada Italiane në Tiranë ka uruar ditën e sotme drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndërsa ka shprehur vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit.

“Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit të Italisë dhe atyre të Shqipërisë për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës italiane.

LEXO EDHE:  Zvarriste seancat gjyqësore/ Çfarë ndodhi me hetimet për prokurorin Dritan Nushi

LEXO EDHE:  1.900 denoncime brenda një viti për aferat korruptive/ Qytetarët fundosin gjyqtarët dhe prokurorët



Gledis Nano mori sot detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa më parë ushtronte detyrën e drejtorit të Antiterrorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Brenda pak javësh Basha jep dorëheqjen”/ Edith Harxhi bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, brenda pak javësh do të japë dorëheqjen.

E ftuar në Fax News, Harxhi ka theksuar se, lëvizja e “uraganit” Berisha do ta detyrojë Bashën të largohet dhe do të kthejë shpresën te qytetarët.



“Basha duhet të tërhiqet dhe do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen shumë shpejt, për pak jave mendoj unë, pasi ky që po vjen është një ortek që bëhet sa vjen edhe më i madh dhe i pandalshëm. Një udhëheqës që nuk u bë kurë lider nuk i reziston këtij orteku.

Ne jemi të shkëputur krejtësisht nga realiteti, vizitat e mia në degët e PD unë kam prekur realitetin shqiptar, i cili nuk njihet nga kafenetë e Tiranës as në udhëtimet turistike që bëjmë gjatë verës. Në PD gjen konservator të pastër, gjen folklor të bukur autentik, gjen filozofi popullore, gjen skamjen e vërtetë shqiptare. Baza nuk është e çoroditur fare, por njerëzit janë më mirë të orientuar politikisht sesa ata që janë në Tiranë madje edhe më shumë se drejtuesit politik”, ka deklaruar Harxhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE