Connect with Us

Komisioni i Disiplinës bën kërdinë, e pëson gjysma e Superiores

Sport

Komisioni i Disiplinës bën kërdinë, e pëson gjysma e Superiores

Publikuar

-

SuperKomisoni i Disiplinës ka bërë publike vendimet e marra për javën e dytë të Kategorisë Superiore ku bie në sy dënimi i Teutës për mosrespektimin e logos së sponsorit të ri dhe paralajmërimi për Partizanin, por për të njëjtën çështje.

VENDIMET

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5. FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
6. Lojtari i KF Shkumbini, Ilirian Dushaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
8. Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Iliria, Keivi Limanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i SHS Përmeti, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i SHS Përmeti, Orgest Todhe, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i A.F. Luftëtari, Skerdi Matushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. KF Pogradeci U-19, për shkak dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive si dhe të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër Football Republic U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 63/1/b, 63/1/e dhe 64/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe dënohet me gjobë në masën në masën 100.000 (qind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
15. FC Besa U-19, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Challandes rrëfehet para largimit: Ja momentet më të bukura dhe ato më të vështira

Publikuar

-

Nga

Bernard Challandes u shkarkua nga detyra si trajneri i Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta në edicionin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe për të dhënë lamtumirën zyrtare, doli në një konferencë të fundit për shtyp, ku ndër të tjera deklaroi se është i mërzitur jo pak për shkarkimin.

Tekniku ka sjellë në kujtesë momentet më të bukura e ato më të vështira në pankinën dardane, teksa ka zbuluar se pas kësaj eksperience, vështirë se do të rikthehet të drejtojë sërish një skuadër futbolli.

Shkarkimi – Kishim synim në fillim të ndërtojmë një ekip të vërtetë dhe të mirë, ndaj isha i lumtur me këtë punë dhe gjithashtu krenar me atë që kemi bërë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me ketë ekip dhe për këtë arsye jam i mërzitur që po largohem. Si trajner kam kaluar një kohë shumë të mirë dhe i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin, duke filluar nga federata, lojtarët dhe stafi ndihmës.

Presioni për rezultatet – E kuptoj se futbolli luhet për rezultatet, por nuk e pranoj që duhet t’i harrojmë patjetër ato, sidomos në këtë grup tejet të fortë që kemi pasur. E di që trajneri duhet të ketë rezultate dhe presioni i gjithë shtetit nuk ka qene i lehtë për federatën. Ndoshta për ju ishin të rëndësishme rezultatet, por për mua ishte primare të krijojmë ekip dhe mendoj se kemi luajtur futboll të mirë. Nuk jam i kënaqur me vendimin e presidentit, por jam i kënaqur me punën që federata ka bërë në raport me mua. Jam shumë falënderues për të gjithë, pasi më kanë përkrahur shumë. Ju them faleminderit,sha jo për sot, por për gjithë kohën.



Rikthimi në Kosovë – Shpresoj të kthehem t’i shoh ndeshjet e Kosovës në te ardhmen pasi besoj se tashmë e kemi ndërtuar hapin e parë dhe për të arritur të dytin nuk është aspak lehte. Nuk është vendim i mire që presidenti po e bën pa mua, por shpresoj që Kosova të arrij shumë pasi e ndjej veten paksa kosovar.

Eksperienca në pankinën dardane – Vendosa të vij këtu vetëm për futbollin sepse kam parë cilësitë e lojtarëve dhe e dija që mund të aplikoja vizionin tim të futbollit. Këtë e bëmë herën e parë, por pastaj patëm probleme, megjithatë kam ndjenjën se ekipi është në rrugë të mirë pavarësisht humbjes ndaj Gjeorgjisë. Nuk ishte e lehtë lufta me mediat dhe tifozët, që kërkonin vazhdimisht fitore, por ishte shumë interesante.

Kujtimet më të bukura – Koha me lojtarët, bashkëpunimi me federatën. Ndeshja me Azerbajxhanin mbetet momenti më i mirë sepse atëherë isha trajner i mirë, kur shënuam shumë gola, por tani nuk jam trajner i mirë sepse nuk po shënojmë. Ndeshja me Anglinë ku shënuam gola ishte moment i mirë, pastaj fitorja me Çekinë e Bullgarinë. Duhet të jeni krenar me këtë ekip sepse unë jam krenar me punën që kemi bërë së bashku. Ky ekip ka të ardhme.

Dështimi ndaj Maqedonisë së Veriut – Prej ditës së parë kemi ëndërruar për të ardhur në situatën e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. U kam thënë lojtarëve se mund të shkojmë në Evropian nëpërmjet Ligës së Kombeve dhe ishim afër, por ishte shumë e vështirë sepse Kosova nuk mund të luaj pa tre lojtarët kryesor një ndeshje të tillë, pa Muriqin, Rashicën e Rrahmanin. Pas kësaj ndeshje u zhgënjyem dhe nisi koha e vështirë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shqipëria humbi, Hygerta Sako “ngushëlloi” tifozët, u shfaq e kuqe dhe sensuale në stadium

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ndeshja Shqipëri-Poloni, ndeshje e cila nuk përfundoi aspak mirë për djemtë tanë pasi goli në minutën e 77 nga polakët çoi në humbje skuadrën tonë.

Gjatë gjithë ndeshjes por dhe para saj atmosfera në stadiumin “Air Albania” dhe në rrugët e Tiranës u “ndez” flakë nga tifozat shqiptarë, por edhe nga moderatoret seksi të sportit.



Ka qenë Hygerta Sako ajo e cila me paraqitjen e saj ka ngritur “peshë” gjith stadiumin. Një fustan seksi i kuq pas trupit dhe disa poza mjaft sensuale të Hygertës përveç stadiumit kanë “tërbuar” dhe ndjekësit në “Instagramin” e saj.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Sheikët e Newcastle ofrojnë 1 miliard euro për Interin

Publikuar

-

Nga

Tashmë paratë e sheikëve tentojnë të futen edhe në futbollin italian, pasi kanë prishur jo pak tregun në Angli, siç ankohen një pjesë e skuadrave të Premier League.

Fondi për Investime i Arabisë Saudite, i cili pak javë më parë bleu Newcastel, duket se është i interesuar për të blerë edhe skuadrën e Interit, për një shifër prej 1 miliard eurosh.

Sipas gazetës italiane “Liberto”, bisedimet mes pronarit të Interit, grupit kinez “Suning” dhe fondit saudit janë në një fazë të avancuar.

PIF-i sapo i ka blerë 80 për qind të aksioneve në klubin e Premierligës për rreth 350 milionë euro dhe sipas mediave italiane, tani është i gatshëm të bëjë edhe një investim shumë më të madh.



Bisedimet mes fondit dhe “Suning” nisën vitin e kaluar, por ishin pezulluar përkohësisht pas njoftimit për krijimin e Superligës Europiane në prill.

Tani, bisedimet kanë rifilluar dhe takimi i fundit mes palëve ishte më 15 shtator, në ditën kur Interi priti Real Madridin në “Giuseppe Meazza” për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Një ofertë në vlerë prej 1 miliard eurosh është në tavolinë dhe familja Zhang, thuhet të jetë e joshur për ta pranuar atë, duke e parë gjendjen e rëndë financiare të “Suning”.

LEXO TE PLOTE