Connect with Us

“Jam si vera”, Lewandowski: Po bëhem më i mirë, mendoj vetëm për Bayernin

BundesLiga

“Jam si vera”, Lewandowski: Po bëhem më i mirë, mendoj vetëm për Bayernin

Publikuar

-

Sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, iu dorëzua këtë të martë “Këpuca e Artë” e Europës, trofeu prestigjioz individual, i fituar prej tij falë 41 golave të shënuar sezonin e kaluar në Bundesligë.

Edhe pse ka mbushur 33-vjeç, polaku këmbëngul se ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta dhe se është i përkushtuar për të fituar trofe të tjerë me Bayernin.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Në Ligën e Kampionëve mund të garoj me më të mirët e kampionateve të tjera. Jam 100 për qind i fokusuar te Bayerni, nuk mendoj për asgjë tjetër veç ekipit tim”.

“Poli”, siç thirret ndryshe Lewa, ka kontratë me kampionët dhe rekordmenët gjermane deri në vitin 2023, dhe ai nuk po mendon të heqë dorë nga futbolli.

“Mosha është thjesht çështje shifrash. Ndihem shumë mirë, kam vlerat më të mira që kam pasur ndonjëherë. E di se ende mund të luaj në nivelin më të lartë për vitet në vazhdim. Jam si vera e mirë dhe shpresoj të bëhem edhe mi mirë me kalimin e kohës”.

Statistikat e Lewandowskit nuk e shmangin dot krahasimin me dy të mëdhenjtë e futbollit, që janë ende në aktivitet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Garën e kam gjithmonë me veten time. Ajo që bëjnë ata të dy është diçka që mund të mos përsëritet për një kohë të gjatë. Unë shoh atë që mund të bëj dhe jap. Duhet shumë punë dhe respekt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Nagelsman i thur elozhe Levandovskit: Meriton “Topin e Artë”

Publikuar

-

Nga

Julian Nagelsman është me fat që në karrierën e tij si trajner ka mundësinë për të stërvitur një lojtar si Robert Levandvoski. Polaku është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë” në këtë sezon.

Golat kanë folur gjithmonë në favor të 33-vjeçarit i cili është padyshim një legjendë e gjallë në skuadrën e Bajernit. Për një media gjermane, trajneri i kampionëve në fuqi tha se çmimi (“Topi i Artë”) do të ishte më se i merituar për Levën.

“Ai e meriton, pa diskutim! Në opinionin tim ai e meriton për atë çfarë ka bërë në tri vitet e fundit edhe pse vlerësimi bëhet për atë të fundit. Robert është duke luajtur në nivele të larta dhe duke treguar se mund të luajë në këto nivele edhe për 3-4 vite të tjera.



Nëse trupi i tij do të qëndrojë kështu, atëherë lamtumira nga futbolli mund të jetë shumë larg”, tha Nagelsman që shton se: “Ai është shumë dinamik, dëmtohet rrallë dhe stërvitet shumë. Do t’i besoja atij në çdo ndeshje dhe për shumë vite të tjera. Ai është një robot”.

Se sa i rëndësishëm është polaku për trajnerin e Bajernit mjafton të shohësh statistikat në këtë fillim sezoni. Shtatë gola në shtatë javët e para, 4 gola në dy ndeshjet e para të Championsit. Leva është gjithmonë aty, në çdo ndeshje.

“Nuk mendoj që në Bundesligë ka lojtarë më të fortë se ai për momentin. Sigurisht që dhe Haland është i tillë por ende nuk ka arritur nivelet e Robertit dhe besoj se për këtë biem dakord të gjithë. Kampionati sapo ka nisur dhe jam i bindur që do të shohim edhe më shumë gola në të ardhmen nga Leva. Ai do të jetë edhe njëherë diciziv për skuadrën e Bajernit në fundin e sezonit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Video e Erling Haland po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Erling Haland është një nga sulmuesit më të mirë të momentit dhe së bashku me Mbapenë shihen si dyshja që do të dominojë botën e futbollit në vitet e ardhshme. Futbollisti norvegjez tregon se vjen nga një tjetër planet, teksa në një video të shpërndarë në rrjet shihet të prekë perfeksionin me goditjen e veçantë të tij.

Haland pozicionohet pranë pikës së bardhë të penalltisë, ku vendos tre topa njëri sipër tjetrit. Prej aty nis ti gjuajë me radhë e ti dërgojë në të njejtin vend, në trekëndëshin ku varej edhe një tabelë shënjestre. Saktësia e lojtarit të Dortmundit ka qenë e pabesueshme, duke i lënë me gojëhapur të gjithë.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Rebelohet” Levandovski, kërkon largimin nga Bayerni

Publikuar

-

Nga

Alarm në skuadrën e Bajernit. Robert Levandovskit nuk po i shijon aspak fakti që duhet të mendojë për të ardhmen e tij. Nga ana personale Leva nuk ka asnjë arsye përse ta braktisë Bajernin duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje të kampionatit, ashtu si dhe katër gola në dy ndeshjet e Champions-it. Forma dhe golat vazhdojnë të duken mirë për polakun që është një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë”. “Sport Bild” shkruan se lojtari nuk mori pjesë në mbledhjen me skuadrën pas ndeshjes ndaj Frankfurtit edhe pse është kapiteni i tretë i Bajernit. Ai është ankuar se është duke u përfshirë shumë pak në lojërat e fundit.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme për gjendjen e tij jo të mirë emocionale. Ajo që ka shqetësuar më shumë polakun janë fjalët e drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili pak javë më parë tha për Erling Halandin: “60 gola në 60 ndeshje, jemi duke ndjekur atë(Halandin), nëse nuk do ta bënim do të ishim amatorë të vërtetë”. Kjo nuk është pritur mirë nga Leva i cili tani po mendon për të mos rinovuar me Bajernin kontratën që skadon në 2023-shin.



Kjo edhe për vetë faktin se bavarezët janë ende duke u tunduar nga ideja se mund të firmosin me yllin e Borusias së Dortmundit, Erling Haland. Norvegjezi mund të blihet për 150 milion euro, para të cilat Bajerni është i gatshëm për t’i paguar duke ditur se lojtari do të ishte një garanci për të ardhmen. Mançester Siti, Parisi dhe Reali i Madridit do të firmosnin menjëherë me Levën i cili do të mbetej pa skuadër.

Një tjetër fakt që po mban polakun larg nga Bajerni është ai i kontratave për lojtarët mbi 30 vjeç. Si rregull, lojtarë të tillë mund të firmosin vetëm kontrata një vjeçare. Kështu ka ndodhur me Frank Riberin dhe Arjen Robenin, dy ikonat e Bajernit të cilët fituan gjithçka në Mynih. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të kuptuar nëse Leva kërkon të qëndrojë në Mynih apo ajo.

LEXO TE PLOTE