Connect with Us

FOTOT-Lajm i fundit/ Qindra makina e demokratë e presin Berishën në Fier

Politikë

FOTOT-Lajm i fundit/ Qindra makina e demokratë e presin Berishën në Fier

Publikuar

-

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha vijon sot takimet me anëtarësinë në qytetin e Fierit.

Berisha është pritur nga qindra demokratë dhe mjete qe e shoqërojnë ish kryeministrin për në vendin ku do të zhvillohet takimi.

Nga pamjet qindra demokratë të tjerë po e presin ku do të mbahet dhe takimi. Pritet që numri i tyre të jetë edhe më i madh se takimi në Tiranë./ CNA.al

LEXO EDHE:  Berisha: Rama nis drejt Italisë Don Agaçion për të shpëtuar lëkurën

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”/ Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”, i cili është prezantuar në komision nga ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Projektligji u miratua me 12 vota pro dhe 6 kundër.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision pati debate për mënyrën e funksionimit të tij.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka theksuar se ligji është i shkruar keq dhe i ka drejtuar disa pyetje ministres.

Xhafaj ka shprehur paqartësitë e tij për projektligjin, duke kërkuar më shumë sqarime nga ministrja.

Ndërsa, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi theksoi se ngritja e kësaj platforme është tregues i qartë i politizimit të administratës.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta doktori i njohur/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një kollos të saj

LEXO EDHE:  Berisha: Rama nis drejt Italisë Don Agaçion për të shpëtuar lëkurën

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit socialist, Damian Gjiknuri i cili tha se ish-kryeministri Sali Berisha e nisi këtë nismë me anë të telefonit, duke vendosur një numër kontakti për të gjithë qytetarët.



Debate ka pasur edhe mes deputetes Ermonela Felaj dhe deputetit Gazment Bardhi./CNA.al

“Agjencia për bashkëqeverisje”/ Bylykbashi kundër, Gjiknuri i kujton Berishën

Debatet në Komisionin e Ligjeve/ Xhafaj “përplaset” me Spiropalin

“Mos më detyro të…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Bardhi i kthehet keq Ermonela Felajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jeni në provë”/ Gledis Nano paralajmëron drejtuesit e rinj të Policisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Rreth dy javë pas marrjes së detyrës, në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka bërë lëvizje, duke filluar nga kupola tek vartësit.

Dje edhe sot ai ka prezantuar një sërë emërimesh të reja, të drejtuesve të qarqeve dhe vartësve të tyre.

Ndërsa ditët në vijim lëvizje pritet të ketë edhe në nivele të tjera të Policisë, së shtetit, si shefa komisartesh, shefa të sigurisë rrugore, shefa krimesh, shefa të anti-drogës dhe në të tjera struktura policore.

Sot gjatë prezantimit të emërimeve të reaja, Nano iu ka tërhequr vëmendjes, duke iu thënë se të gjithë janë në provë.

Ai u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.

Ndër të tjera ai iu ka kërkuar drejtuesve të rinj të Policisë vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Emërimet e sotme, 19 Tetor 2021

Drejtues Krenar Muço emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtues Ferdinand Mara emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Artur Selimaj emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtues Albert Nushi emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta doktori i njohur/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një kollos të saj

LEXO EDHE:  Basha fton për darkë Berishën/ Zbulohet çfarë diskutuan, kush janë dy personat që i shoqëronin

Kryekomisar Ilir Dedja emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Kryekomisar Lorenc Meta emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Emërimet, 18 Tetor 2021

Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.



Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kush është grupi i punës? E nxorët nga xhepi”/ Vangjeli kap “mat” Alibeajn

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sot u publikua paketa e propozimeve të Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me Vettingun e politikanëve, Reformën Territoriale dhe ndryshimet e koalicioneve.

Në “ABC Live” i ftuar ka qenë deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i cili është përplasur me gazetarin Lorenc Vangjeli.

Vangjeli e ka pyetur Alibeajn për grupin e punës dhe sa kohë është marrë PD me amendamentet e bëra gati për të propozuar Ndryshimet Kushtetuese, por deputeti i PD i është shmangur kësaj pyetje duke mos dhënë emra konkret.

Alibeaj: E kemi quajture zhbërja e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut. Kushtetuta e këtij vendi duhet të jetë dokument që të mos bëhet zhele që ta shkelësh në të dy këmbët. Është një akt që rivendos respektimin e kushtetutës.

Alibeaj: E rëndësishme është territorialja. Më shërbimet që ka të bëjë qytetari me institucionet. Me artikulimin juridiko kushtetues të kemi bërë nevojën urgjente të shoqërisë dhe demokracisë “

Lorenc Vangjeli: Kush është grupi i punës? Sa kohë keni punuar?

Alibeaj: “E rëndësishme është për të parë nëse janë nevoja të sotme. Është procesi ai i cili i jep qëndrueshmëri ndryshimeve Kushtetuese. Çështja e aliazhit, krim politike. “



LEXO EDHE:  Shpërthen avokati i njohur/ Tregon kush qëndron pas ministrit Xhafaj

LEXO EDHE:  Qytetari denoncon rastin abuzues/ Berisha: Kush është kryebashkiaku i PS që shpërdoron ndihmat

Alibeaj:  “Në grupin Parlamentar dhe në administratën e PD ka juristë që e njohin lëndën Kushtetuese. Vare nga fakti se çfarë procesi është ai, për të bërë amendamentet të qëndrueshme.

Vangjeli: E nxirrni nga xhepi dhe thoni ja ku është,. A e keni parashikuar ju zgjatjen e mandateve të vettingut? Cila është qasja jua?

Alibeaj: Ju thash që prioritet tona janë këto të treja. Pretendojmë që të jenë prioritete të shoqërisë.

Vangjeli: Ndoshta e marrin dhe i tregojnë dy tre emrat e grupit të punës?

Alibeaj: Unë nuk jam as i yti dhe as i atyre që njeh ti. Do të jap një përgjigje për hir të emisionit.

Alibeaj: Edhe Komisioni i Venecias tha se procesi i Vettingut tha se duhet të jetë i shkurtër. Vetë Kushtetuta e ka një zgjidhje. Ka KPK, i kalon KLGJ. Pak rëndësi ka. Nuk është interes i shqiptarëve. Të mos jetë për interesa, e shpejt dhe e përciptë. Por të zgjidh edhe gabimet e së shkuarës. Të jetë transparent dhe janë nevoja të demokracisë. Zgjedhjet janë të parat. Më 30 korrik bënë në mënyrë të njëanshme. E treta lidhja e politikanëve me krimin. Një politikan bën më shumë korrupsion.”

LEXO TE PLOTE