LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Dasho kundër vaksinimit me detyrim/ Tregon pasojat e rënda që do ketë

21 Shtator 2021, 07:16, Lifestyle CNA
Erion Dasho kundër vaksinimit me detyrim/ Tregon pasojat e rënda

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka dalë kundër vendimit të qeverisë, për vaksinimin me detyrim.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se një ndër pasojat e rënda që do të sjellë vaksinimi me detyrim, është nxitja e manipulimit dhe maahtrimit.

?Një nga pasojat e rënda të vendimit për vaksinim të detyrueshëm është nxitja e manipulimit dhe mashtrimit. Me dhjetëra dhe qindra qytetarë mund të drejtohen pranë mjekëve dhe infermierëve të pandërgjegjshëm duke ofruar rryshfete për të marrë një vërtetim si “person i vaksinuar”, por pa e kryer realisht vaksinën.

Vetëm duke i lënë studentët dhe qytetarët të vaksinohen bazuar në zgjedhjen e tyre të lirë, mbështetet realisht procesi i vaksinimit dhe mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve.

Vaksinim Po! Detyrim Jo!?-shkruan Erion Dasho./CNA.al

Lajmet e fundit nga