Connect with Us

“Dosjet në SHBA”/ Berisha i përgjigjet Yuri Kim

Politikë

“Dosjet në SHBA”/ Berisha i përgjigjet Yuri Kim

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin e radhës me demokratët në qytetin e Fierit.

Berisha ka komentuar deklaratën e Yuri Kim pak ditë më parë në “Zëri i Amerikës”, përsa i përket shpalljes “non grata” të ish kryeministrit.

Në lidhje me këtë, Berisha është përgjigjur publikisht duke u shprehur se dosjet që kanë për të janë vetëm shpifje.

Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh në Zërin e Amerikës, habitem si njerëzit bëjnë të habiturin.Zonja ambsadore, e ke thënë këtë që i ke thënë Bashës se Berisha e di që kemi dosje?

Ato janë thjesht raporte të qeverisë të Ramës. Unë nuk kam thënë se nuk ka dosje por janë shpifje dhe vetëm shpifje”, ka thënë Berisha ndër të tjera./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rritja e çmimeve/ Rama tenton të qetësojë qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë mëngjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, të ngritura në rrjetin e tij social.

Rama foli për çmimin e energjisë për familjarët, duke thënë se është nën nën koston reale.

Ndër të tjera, Rama, ka ripërsëritur se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta.

 “Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtare. Rreth 600 mijë ton janë nën produktet që vijnë nga importi.



Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmën që të kemi në çmim të rregulluar.

Sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave  të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe ofertën jo qeveria, vetëm në diktaturën komuniste i vendos qeveria. Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë si në Shqipëri.’, është shprehur Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë.

Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.



Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së./Euronews

LEXO TE PLOTE