Connect with Us

CIES “shpall” Interin kampion në fund të sezonit, Juventusi jashtë Champions-it

Seria A

CIES “shpall” Interin kampion në fund të sezonit, Juventusi jashtë Champions-it

Publikuar

-

Faqja e njohur e statistikave të futbollit, CIES, ka bërë një përllogaritje, se si do të jetë Serie A në fund të sezonit dhe rezultati do të lërë të kënaqur së tepërmi tifozët e Interit.

Sipas përllogaritjeve të CIES, skuadra zikaltër do të arrijë të fitojë përsëri titullin kampion. Megjithatë parashikimi nuk do të lërë një shije të mirë te tifozët e Juves.

Skuadra bardhezi është parashikuar ta mbyllë kampionatin në vendin e gjashtë, pra jashtë zonës së Champions League.

Pavarësisht formës së mirë që Milani ka treguar në këtë fillim-sezoni, sipas CIES, kuqezinjtë nuk do të shkojnë më shumë se vendi i tretë, ndërsa i dyti renditet Napoli.

RENDITJA SIPAS CIES:

1. Inter
2. Napoli
3. Milan
4. Roma
5. Atalanta
6. Juventus
7. Lazio
8. Sassuolo
9. Fiorentina
10. Bologna
11. Udinese
12. Sampdoria
13. Torino
14. Genoa
15. Empoli
16. Hellas Verona
17 Cagliari
18. Venezia
19. Spezia
20. Salernitana

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Zyrtare/ Milani firmos me portierin e njohur

Publikuar

-

Nga

Milani ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë me portierin Antonio Mirante.

38-vjeçari ka firmosur deri në verën e vitit 2022 dhe do të mbajë numrin 83.



Italiani do të jenë në garë me Tatarusanun për vendin e titullarit, pas lëndimit të Mike Maignanit, i që do të mungojë deri në dhjetor.

Mirante gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Crotones, Sienës, Juventusit, Sampdorias, Parmas, Bolonjas dhe Romës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kontratë 5-vjeçare, sulmuesi që bëri lëmsh Interin rinovon me Fiorentinën

Publikuar

-

Nga

Riccardo Sottil ka nënshkruar kontratën e re me Fiorentinës. Sulmuesi 22-vjeccar, i cili shënoi kundër Interit dhe ishte një problem konstant për kampionët e Italisë, e ka pranuar ofertën për rinovim.

Klubi i Serie A ka dalë me deklaratë dhe ka bërë me dije se Sottil ka nënshkruar një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.



Sottil këtë sezon në Serie A ka luajtur në 5 ndeshje, 2 si titullar dhe po konfirmohet si një lojtar i rëndësishëm te Fiorentina, që ka menduar ta “blindojë” që tani me marrëveshjen e re.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Sheikët e Newcastle ofrojnë 1 miliard euro për Interin

Publikuar

-

Nga

Tashmë paratë e sheikëve tentojnë të futen edhe në futbollin italian, pasi kanë prishur jo pak tregun në Angli, siç ankohen një pjesë e skuadrave të Premier League.

Fondi për Investime i Arabisë Saudite, i cili pak javë më parë bleu Newcastel, duket se është i interesuar për të blerë edhe skuadrën e Interit, për një shifër prej 1 miliard eurosh.

Sipas gazetës italiane “Liberto”, bisedimet mes pronarit të Interit, grupit kinez “Suning” dhe fondit saudit janë në një fazë të avancuar.

PIF-i sapo i ka blerë 80 për qind të aksioneve në klubin e Premierligës për rreth 350 milionë euro dhe sipas mediave italiane, tani është i gatshëm të bëjë edhe një investim shumë më të madh.



Bisedimet mes fondit dhe “Suning” nisën vitin e kaluar, por ishin pezulluar përkohësisht pas njoftimit për krijimin e Superligës Europiane në prill.

Tani, bisedimet kanë rifilluar dhe takimi i fundit mes palëve ishte më 15 shtator, në ditën kur Interi priti Real Madridin në “Giuseppe Meazza” për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Një ofertë në vlerë prej 1 miliard eurosh është në tavolinë dhe familja Zhang, thuhet të jetë e joshur për ta pranuar atë, duke e parë gjendjen e rëndë financiare të “Suning”.

LEXO TE PLOTE