Connect with Us

Berisha “shkund” Fierin/ “Pas Enver Hoxhës, Rama do të jetë kryeministri më tradhëtar i Shqipërisë”

Politikë

Berisha “shkund” Fierin/ “Pas Enver Hoxhës, Rama do të jetë kryeministri më tradhëtar i Shqipërisë”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka mbërritur në qytetin e Fierit ku po mban edhe foltoren e dytë.

Berisha është pritur nga depueti i Fierit, Luan daci dhe qindra qytetarë e demokratë.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka deklaruar se motivi i mbledhjes së sotme është largimi i kryeministrit Edi RAma. Berisha e ka cilësuar Ramën si kryeministrin më të keq, më të lig dhe më tradhëtar të Shqipërisë.

“Përulem me nderim para jush, sepse nën drejtimin e degëss së PD, ju e shndërruat Fierin nënjë qytetet e qëndresë dhe bëtë që qytetarët të kenë besim te ju. Sot ne mblidhmei me një motiv, është ai që buron pak çaste më para nga zemrat tuaja, “Rama IK”, sepse pas Enver Hoxhës do të mbetesh në histori si kryeministri më i keq, ,më i lig, më tradhëtrar i Shqipërisë“, tha ai/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Fabian Topollaj: 3 Propozimet e PD-së nuk janë serioze

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se propozimet e opozitës për ndryshime në Kushtetutë nuk janë serioze.

Për propozimin që edhe politikanët të kalojnë përmes procesit të vetingut, Fabian Topollaj tha se nuk ka kuptim, pasi vetingu bëhet vetëm për gjyqësorin që është institucion i pavarur, dhe kur ky i fundit të pastrohet nga gjyqtarët e korruptuar, atëherë politikanët e korruptuar do të bien automatikisht në duart e drejtësisë.

“Vetingu i politikanëve, procesi i vetingut në gjyqësor bëhet vetëm në sistemin gjyqësor që është i pavarur, vetingu te politikanët nuk ka kuptim”, tha Fabian Topollaj.

LEXO EDHE:  Video-Lefter Maliqi tregon ndryshimin mes Ramës dhe Berishës

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat akuza dyshes Rama-Marku/ Duhet të ishin në burg



Fabian Topollai tha se propozimi i mazhorancës për zgjatje të afatit të vetingut i krijoi hapësirë opozitës për të prezantuar edhe ajo propozimet e saj.

“Nevoja për ndryshime kushtetuese, për zgjatjen e afateve të vetingut është një hapësirë që i krijohet opozitës për të implementuar disa kërkesa të saj”, u shpreh z. Topollaj.

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë 3 ndryshime kushtetuese si reforma territoriale, vetingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mallra kontrabandë në traktor/ Policia “aksion” në kufirin Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Kosovë ka bërë me dije se nëpërmjet  një operacioni ka sekuestruar  një automjet, tip traktor, të mbushur me mallra kontrabandë, me pako ilaçesh dhe pajisje instalimi elektrik.

Informatat e para për  Policinë kufitare erdhën rreth orës 16:30. Policia bën me dije se  traktori i mbushur me mallra kontrabandë vinte nga Serbia drejt Kosovës, në momentin që është pikasur nga autoritetet policore.

LEXO EDHE:  “Demokracia nuk pret”/ Meta dhe Berisha bëhen bashkë

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat akuza dyshes Rama-Marku/ Duhet të ishin në burg



Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në ngjarje. Ditë më parë, Policia e Kosovës ka kryer një aksion për “luftim” të kontrabandës me mallra në disa qytete të Kosovës, përfshirë veriun./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kontestoi 3 amendamentet e PD/ Bylykbashi: “Bukë e cirk” për të tërhequr vëmendje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Teksa theksoi se themeli në parti nuk është Basha e Berisha, por nevoja për demokraci, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e Syri Tv, foli edhe rreth 3 amendamenteve, të cilat PD pritet t’i paraqesë ditën e nesërme në Kuvend.

“Amendamentet kushtetuese i  konstetova për mënyrën si janë bërë e si kanë shkuar. Reformat nuk mund të jenë “bukë e cirk” për të tërhequr vëmendjen e publikut nga çështje të rëndësishme”, tha Bylykbashi, duke pohuar se janë një përpjekje e dështuar e dy palëve, për të tërhequr vëmendjen e popullit.

LEXO EDHE:  Foto nga parlamenti/ Rama i shqetësuar gjatë seancës për Tahirin

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat akuza dyshes Rama-Marku/ Duhet të ishin në burg



Bylykbashi gjithashtu komentoi ndjesën publike të ish-kryeministrit  Berisha gjatë fjalimit në turet në Shqipëri, për të cilën tha se ishte një ndjesë që ua kishte borxh demokratëve.

“Ndjesa publike e Berishës, sa më e fortë të jetë, aq më e besueshme është. Berisha ua kishte borxh demokratëve. Ai do të na cojë në një faqe të re brenda PD-së.  Partia tashmë po krijon një histori krejt tjetër” shtoi së fundmi Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE