Connect with Us

Berisha në Fier/ Pritet nga kryetari i degës Luan Baçi

Politikë

Berisha në Fier/ Pritet nga kryetari i degës Luan Baçi

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha kam mbërritur në qytetin e Fierit në kuadër të turit “Foltorja”.

Duket se një tjetër deputet demokrat ka braktisur Bashën, pasi ai  është pritur nga kryetari i degës së PD Fier Luan Baci.

Për shkak të zemërimit të demokratëve, Basha është mbyllur në zyrë dhe nuk guxon të udhëtojë askund në Shqipëri për të takuar bazën e PD-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha fyen rëndë demokratët/ Shpërthen Kulluri: Llum je ti, që vjedh votat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në mbledhjen e Kryesisë së Grupit parlamentar të PD, ka patur sërish debate të nxehta mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka.

Gjatë debatitit, Basha ka fyer rëndë disa prej anëtarëve të Pd duke i qujatur llumi i qeverisjes në PD.

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të Bashës duke thënë se llumi në PD, është Lulzim Basha.

Lulzim, nëse ti i drejtohesh një pjese të demokratëve me etiketimin “llum”, të kane lënë nervat!

Në fakt “llumin” e perverseve në PD e ke sjellë ti! Që nga bizneset. “Llum” në kurriz të opozitarizmit, të njerëzve të tu të afërt! Ke sjellë dhe “llum” dashnorësh e dashnoresh që i ke në parlament megjithëse kanë humbur çdo garë elektorale!

Por për të djathtët me “llum” se ata që kanë percarë PD prej 8 vitesh ne “te rinj e te vjeter” nuk ka!



Na shpjego kujt i thua “llum”! Mos e ke për ata që të kanë thëne të vërtetën e s’të votojnë ty sa të puqet qielli me tokën!

“Llum” që vjedh votat për kryetar partie nuk është parë ndonjëherë! “Llum” që flet tërë PD se u merr kandidatëve për deputetë para, nuk kemi dëgjuar të jetë kryetar i PD në 30 vite!

As “llum” që u premton 5 vetëve njëherësh se do i kandidosh për kryetarë bashkie vetëm se ke frikë nga rivalet për kryetar partie apo “foltorja e Berishës”!

Unë personalisht kam të paktën 18 vite që punoj në PD! I vetmi “llum” që kam njohur je ti q po e con PD në humnere me pazare, poshtërsi e paaftësinë tënde epike!

Lidh gjuhën se në Kuvend do pastrohet PD nga “llumi”! E “llumi” ka vetem 1 emer! E di vete se c’je!”, shkruan Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Drejtësia të mos zdërhallet  tapeteve të kuqe”/ Basha akuza Qeverisë për krizën energjitike

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në një kohë që anëtarësia çdo ditë e më shumë po kërkon largimin e tij nga drejtimi i PD,  Lulzim Basha del hapur dhe “përkëdhel” kryeministrin Edi Rama.

Ai ka barë sikur po akuzon Qeverinë për krizën energjitike, ndërkohë ana ana tjetër e ka zhvendosur deklaratën tek premiera e filmit, “Nuk është koha për të vdekur”.



“Ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit në fundjavë, por të bëjnë detyrat e tyre, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Për ne do të vazhdojë kjo javë me një ofensivë që do ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni po përkthehet në një krizë për familjet shqiptare”, ka thënë Basha.

Sipas tij kemi të bëjmë me një krizë korrupsioni që ka nisur me mendimin që në verë të zbrazet kasakada e dimrit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani pasuria e Shqiëprisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi tërhiqet nga akuzat për pazarin Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Dy ditë më parë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi hodhi akuza të forta kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha duke deklaruar hapur se Basha po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

Është fakt i njohur që PD  synon reformë të re territoriale me objektiv shtimin e numrit të bashkive në vend. Interesat e PS shkijnë nē drejtim të kundërt pasi PS nëpërmjet reformës territoriale synon zvogëlimin e tyre.

Sipas akuzave të publikuara në rrjete sociale Bylykbashi, deklaroi që Basha me Ramën po që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do t’ë japë votat e nevojshme për të shtyrë afatin e vetingut.

Deputeti demokrat shkruante se Rama dhe Basha kanë hapur një pazar kuajsh, (horse trading) kur sipas tij në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë.

Deklarata e Bylylbashit nuk ka kaluar me injorim nga selia blu. Dhe dje gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, raportohet ky debat midis Kryetarit Basha dhe deputetit Bylykbashi:

” Basha : Oerd ke ti ofertë për cështjen e vetingut?

Bylykbashi : Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim.  Duhet të ishte këtu Kryetari i Grupit i ngarkuar per vetingun I cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë cfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD.  Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu.



Une e kam thene publikisht, ne na duhet nje strategji per te gjitha reformat.  Baterite e partise u turren ndaj meje,  eshte nje reagim i ulet nga Partia Demokratike ndaj meje.

Basha : A di ti Oerd nese dikush ne parti ka marre nje propozim, me jep nje vetingun te te jap reformen territoriale?

Bylykbashi : Nese ndodh, eshte nje thike shpine per demokratet.  Eshte pazar i ofruar publikisht.

Aq sa kam thene, nuk ndryshon. Po te them kete gje, po e pranove do demtosh demokratet. Nese per vetingun merr sistemin zgjedhor, mua me ke nga pas.

Basha : Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale per vetingun se eshte nje dem qe i behet demokrateve.”

Me sa duket Bylykbashi përballë Lulzim Bashës është tërhequr nga akuzat e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE