Connect with Us

FOTOT-Berisha “ndez” Fierin/ Pritet nga mijëra simpatizantë

Politikë

FOTOT-Berisha “ndez” Fierin/ Pritet nga mijëra simpatizantë

Publikuar

-

Pasditen e sotme, qyteti i Fierit është “ndezur”, nga mbërritja e ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të takimeve që ky i fundit ka nisur në çdo qytet.

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, Berisha është pritur nga mijëra simpatizantë në Fier. Mijëra demokratë duket se shohin tek Berisha shpresën për “ringjalljen” e Partisë Demokratike dhe rikthimin e saj në një parti vërtetë demokratike.

Mijëra simpatizantë brohorasin “Berisha”, “O Sali o Hero , gjithë Shqipëria ty të do”, “Rama ik”, e të tjerë./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Zbardhet skema korruptive/ Të përfshirë Damian Gjiknuri, Mirel Mërtiri dhe Endri Puka  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me krizën energjitike.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Ina Zhupa deklaroi se ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri është i përfshirë në aferën e gazit të Albetprolit me Mirel Mërtirin e inceneratorëve. Ku sipas saj dëmi ekonomik është 230 mijë euro.

Zhupa theksoi se kjo nuk është krizë energjie, është krizë korrupsioni.

Këto ditë, Partia Demokratike ka treguar me fakte dhe prova se nuk jemi në një krizë të energjisë, por në një krizë korrupsioni, të cilën qeveria kërkon t’ia faturojë qytetarëve.

Kjo krizë korrupsioni u pasurua orët e fundit edhe me një investigim mediatik, të kryer nga portali Hashtag, i cili tregon se si sektori i energjisë është trajtuar si një plaçkë në shërbim të klientëve të qeverisë, në dëm të interesave të qytetarëve.

Një skemë korruptive për shitjen e 3 milionë metër kub gazi industrial nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal, e cila ka në qendër ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri, ish-drejtorin e Albpetrolit, Endri Puka dhe Mirel Mërtirin e afërave të inceneratorëve.

Në operacionin e zhvilluar në muajt gusht-tetor 2017, Mirel Mërtiri, nëpërmjet kompanisë CGC, i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pakërkuar për blerjen e gazit.

Pas marrjes së ofertës, Endri Puka, kreu i Albetrolit, dhe Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës, kanë përzgjedhur një metodologji për shitjen e gazit industrial të ndryshme nga ajo e ERE-s, një metodologji që bazohej në bursën hollandeze dhe që shoqërohej me një koefiçent zbritës, në shërbim të Mirel Mërtirit, jo të interesave të kompanisë publike.”-tha Ina Zhupa.

Më tej, ajo theksoi se në këtë aferë, është aplikuar një formulë ndryshe nga ajo e ERE-së, për llogaritjen e çmimit.



Sipas hulumtimit, edhe pasi kanë aplikuar një formulë të ndryshme nga ajo zyrtarja e ERE-s për llogaritjen e çmimit, treshja Gjknuri-Puka-Mërtiri, nuk e kanë respektuar atë formulë, pasi sipas kësaj formule, çmimi dilte me koston 25.33 lekë­/Nm³, ndërsa Mërtiri e siguroi blerjen e gazit me vlerën 15 lekë/Nm³.

Pra, falë bashkëpunimit mes Gjiknurit dhe Pukës, Mirel Mërtiri, dhe vëllain e tij, Ervin Mërtiri, që atë kohë ishte në krye të drejtorisë që mbulonte shitje e sasive të gazit për Albetrolin në drejtorinë e Tranagatit, e ka blerë gazin me një ulje prej 230 mijë e 913 euro nga çmimi që impononte formula e përdorur.

Kjo kontratë e lidhur në fshehtësi të plotë nga treshja Gjiknuri, Puka Mërtiri, rezulton e zhdukur nga protokolli i Albeptrol, nxjerr në pah se si nën drejtimin e Ramës dhe ministrave të tij, shteti është kthyer në një shtet privat që i shërben interesave të klientëve të pushtetit, në dëm të interesave të familjeve shqiptare.”-deklaroi deputetja Zhupa.

Po ashtu, ajo shtoi se “kjo kontratë korruptive, që prej vitesh i ka shpëtuar shqyrtimit të drejtësisë, meriton një hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës, pasi teksa Rama flet për krizë të energjisë, dëmet e bëra nga kjo bandë e babëzitur pikërisht në sektorin e energjisë, nuk mund të paguhen nga qytetarët, por duhet të paguhen nga përgjegjësit e krizës së korrupsionit.”/CNA.al

Katastrofa mjedisore/ Si gënjeu Rama, për të çuar paratë te mafia e inceneratorëve

KONTRATA E FSHEHTË/ Damian Gjiknuri në aferë me Mirel Mërtirin e inceneratorëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos më detyro të…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Bardhi i kthehet keq Ermonela Felajt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për projektligjin e bashkëqeverisjes, është shoqëruar me debate të forta.

Gjatë fjalës së deputetes së PS, Ermonela Felaj, opozita ka ndërhyrë vazhdimisht duke mos e lënë të flasë.

Kryetarja e Komisionit, Klotida Bushka ka kërkuar që të respektohet radha dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, por deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk është “bindur” duke vijuar përplasjen me Felajn.

Pjesë nga debati:

Klodilda Bushka: Rregulli është që anëtarët e Komisionit kanë radhën e vet. Kur ju flisni nuk ju ndërpret njeri. Respektoni njëri-tjetrin, mbajini shënim atë që doni të thoni dhe e diskutojmë më pas.



Ad by Valueimpression

Felaj i drejtohet Bardhit: Nuk është dikush këtu që të më thotë si të flas…Po iu pëlqeu mirë, po nuk iu pëlqeu…

Bardhi i drejton dorën duke bërtitur

Felaj: Atë dorën tregoja dikujt tjetër, jo mua. Nëse s’të pëlqen të dëgjosh mund të largohesh.

Bardhi: Kush do më largoj? Ti. Hec vazhdo fjalën fol…Mos më detyro të them ndonjë gjë tjetër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Agjencia për bashkëqeverisje”/ Bylykbashi kundër, Gjiknuri i kujton Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja Elisa Sporopali ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Por, projektligji në fjalë është kundërshtuar nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se ngritja e kësaj platforme është tregues i qartë i politizimit të administratës.

“Administrata është e paaftë për më tepër dhe e politizuar. Të gjithë e mbajmë mend si e shkatërruat ligjin civil me akt. Është tregues i qartë i politizimit ët administratës ky ligj. Ju nuk po përpiqeni që secili institucion më vete të jetë funksional. Rritja në nivelin e ligjit është qëllim për të centralizuar proces të mëtejshme. Problemet që tregon janë të qarta. Është një ligj që cenon parimet e shtetit të së drejtës. Dublon procese që ndodhin. E fundit që kanë nevojë shqiptarë është konfuzioni i qytetarëve. Dhe gjithë zgjidhja na qenka kjo agjencia, ky super shteti. Pra jo secili organ më vete. Përpjekja për të ndërhyre me ligj shton konfuzionin. Deri në nivelin e agjencisë ndodh se nuk ka impakt por duke ngritur në nivelin e ligjit do e shikoni impaktin pas disa vitesh. Kjo do të ulë efektivitetin e punës. Do të çojë edhe në rritjen e konfliktit. Më shumë ankesa do t’i drejtohen gjyqësorit, atij gjyqësor që sot nuk ekziston. Ky ligj shërben edhe për të kamufluar këtë dështim të madh në reformën në drejtësi. Do të vështirësojë edhe eksesin e qytetarëve. Atyre iu duhet zgjidhja efektive që nuk duhet të vijë nga agjencia por nga mirëfunksionimi i institucionit përkatës,” -theksoi ai.

Por, pas Bylykbashit, ka reaguar deputeti i PS, Damian Gjiknuri.

Sipas tij ky ligj normon të drejtën kushtetuese të qytetarëve, atë të ankesës.



Gjiknuri kujtoi se ish-kryeministri Sali Berisha e nisi këtë nismë me anë të telefonit, duke vendosur një numër kontakti për të gjithë qytetarët.

“Ky ligj mundohet të normojë një të drejtë që është kushtetuese, ajo e ankesës. Nuk e vë njeri në diskutim që të gjitha ogranet kanë detyrimin t’u përgjigjen qytetarëve. Por ne jetojmë në kohën e formalizimit, që jo të gjithë qytetarët e kanë mundësi për të ndjekur të drejtën e tyre. Mërziteni ju, Berisha ai i pari, dikur ngriti një telefon që të më marrin mua. Sot u ngrit një platformë moderne. Tani krijohet një departament i tërë. Ne duam të ngremë një institucion,”- tha Gjiknuri./CNA.al

Debatet në Komisionin e Ligjeve/ Xhafaj “përplaset” me Spiropalin

LEXO TE PLOTE