Connect with Us

“Babalja” i PD dhe i skandaleve/ Bëma e radhës e “lolos së oborrit” në selinë blu

Politikë

“Babalja” i PD dhe i skandaleve/ Bëma e radhës e “lolos së oborrit” në selinë blu

Publikuar

-

cna lajme politike

Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja” i PD-së, në mbledhjen e grupit parlamentar ka deklaruar se nëse kthehet ish-kryeministri Sali Berisha, do të dorëzojë mandatin.

“Unë personalisht, nëse do të ishte ky diskutimi, nëse nuk do të kishim marrëdhënie me SHBA-në dhe unë do të lija mandatin. Nuk do të gënjeja dot njerëzit. Nëse shtrohet diskutimi se do të jemi një parti pa marrëdhënie me Amerikën, do ta lija mandatin”, ka thënë Salianji.

Është qesharake kjo deklaratë, njësoj si vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha.

Kthimin  e Sali Berishës, nuk e vendos as Ervin Salianji dhe as ndonjë tjetër PD.

Partia Demokratike, ka struktura dhe nuk përbëhet vetëm nga “Babalja” dhe Lulzim Basha.

“Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”/ Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët, ja shifrat e KQZ-së

Për më tepër, që vendimi personal i marrë nga Lulzim Basha dhe që po kontestohet në masë, nuk ka lidhje me vendimin e SHBA.

Janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Së pari, shqiptarët dhe demokratët e duan Amerikën për lirinë dhe demokracinë.

Shpallja non-grata nuk është ligj, as kod, por një vendim i SHBA-së, gjë që nuk e bën PD më pak pro-amerikane.

Vendimi i Bashës është personal, anti-statutor, anti-demokratik, jo transparent në kundërshtim me të gjithë rregullat e partisë.

Së dyti këtë punë e vendosin demokratët dhe as Lulzim Basha dhe as ‘Babalja’.

PD ka struktura nga qendra në bazë, dhe nuk përfaqësohet nga Ervin Salianji dhe Lulzim Basha, të cilët kanë mbetur aksidentalisht aty.

Salianji dhe Basha mund të ikin, mund t’i dorëzojnë mandatet, mund të bëjnë lëvizje të reja, parti të re, por PD është e demokratëve, ka rregulla, ku të gjithë duhet të thonë fjalën e tyre.

Së treti nuk është ndonjë tragjedi e madhe, nëse Ervin Salianji të lërë mandatin, se nder i bën PD.

Nuk humb PD pa Salianjin, pasi ai nuk ka vota si Ervin në Korçë, por janë votat e demokratëve për PD si parti. Me ikjen e tij, do të pastrohej dhe një njollë në PD, pasi ai është thjesht një “Babale” që vjen rrotull oborrit të selisë blu.

LEXO EDHE:  “Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Sipas raportimeve të gazetarëve të Panoramës, mediave të tjera por edhe sipas asaj që ka raportuar CNA.al, Salianji është një lëtyrë.

Është një lëtyre fund e krye që merr guximin të krahasohet me liderin historik të PD, Sali Berisha.

treshja kunder bashes

Jo vetë të ikë ai vetë, por të marrë dhe Gridën po të dojë, sepse nuk mund të deformohet thelbi i çështjes, duke e çuar PD si forcë anti-amerikane.

Lulzim Basha po gjykohet dhe po kundërshtohet në masë nga demokratët se ka marrë një  vendim anti-statutor, ka shkelur Ligjin dhe rregullat e partisë dhe kjo nuk ndodh për herë të parë, pasi më herët  po në kundërshtim më çdo rregull dhe të PD, zëvendësoi elitat me “Babale”.

Nga PD, duhet të ikë Luli sëbashku me “Babalet” që mban nga pas.

Nuk diskutohet vendimi i SHBA, por diskutohet nëse PD  do të jetë parti me rregulla apo do të mbetet parti e “Babales” dhe “Lulushëve”.

Lulzim Basha dhe të tijtë nuk mund ta deformojnë thelbin e çështjes dhe shkatërrimin e PD, duke e kthyer nga një parti pro- amerikane në pro-enveriste.

Anti-amerikane  PD-në e ka bërë Basha me veprimet dhe me mosveprimet e tij apo me “Babalet” që i mban nga pas, të cilët një orët e më parë, duhet të largohen nga PD.

Urojmë që kjo deklaratë e Salianjit të jetë një arsye më shumë , për të lërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës bashkë me kurtizanët e tij Gridën dhe Gaz Bardhin./CNA.al

Gazetari nxjerr shifrat dhe zbulon skandalin/ Salianji e Mano po punojnë për Ramën e Peleshin

Lideri i pusetës!

Foto-Fakt/ Salianji flet para pusetës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD është futur në një rrugë pa kthim”/ Kikia: Duhet të riformulohet ose të shuhet”

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Mentor Kikia: Mazhoranca e ka marrë seriozisht, Gjykata Kushtetuese do i mbështesë

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në, Report Tv, Kikia ka deklaruar se shumë nga ish- ministrat në PD duhet t’i ishin nënshtruar jo vetëm përjashtimit, por edhe ndjekjes penale.



Kikia ka theksuar se PD ose duhet të riformulohet, ose duhet të shuhet.

“PD duhet të kishte kaluar një proces rinovimi, ku njerëzit që kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe përgjegjës të atij korrupsioni për të cilin PD u ndëshkuar në 2013 do duhej të ishin larguar. Ka patur në mesin e ministrave në PD që duhet t’i ishin nënshtruar edhe ndjekjes penale, jo vetëm përjashtimit politik. Nuk mendoj se është i rrezikuar Basha, por edhe nëse ikën nuk është fundi i PD apo i politikës”, tha Kikia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka vendosur ta rrjepë deri në fund vendin”/ Brisilda Shehaj akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisilda Shehaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në Fax news, ku ka folur për rritjen e çmimeve në vend.

Për Brisilda Shehajn, kriza është e stisur për interesat e qeverisë, ndwrsa akuzoi kryeministrin Rama se ka vendosur ta rrjepë vendin deri në fund.

 “Nuk ka krizë, është totalisht e stisur. Ka vite keqmaenaxhimi i financave. Ata kanë rritur një pikë të atillë abuzimi që nuk e mbajnë dot më. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin investime për konsumatorin. Të dëgjosh ata që punojnë në OSHEE është horror . Ai e la evazive, tha nuk do rritet për familjet dhe bizneset e vogëla. Ajo që s’do bëhej e tha, por ajo që do bëhej nuk e tha. Se është mjeshtër PR. Çdo kosto bie në dëm të konsumatorit. Nuk e harroj aksionin e zonjës Ballukut, e cila bllokoi të gjitha kontratat e dhëna sepse tha do t’i rishikojmë. Të gjitha ato hidrocentrale duhet të ishin në punë.



Minimalja që duhet të bëjë qeveria është të mos kemenaxhojë ato që ka. Të depozitoheshin diku. Sot nuk ka nevojë të marr 200 milionë euro borxh dhe t’ia japë OSHEE. Jemi informalë sepse kështu ka vendosur ky zotëria ta vjedhë dhe ta rrjepë këtë vend deri në fund. I ka dorëzuar të gjitha. Zotëria dha është rritur çmimi 10 dollarë për ton dhe ne do ta rrisim 10-15 lekë. Borxhi do kalojë 90% sepse kemi këto investimet e fshehura. Pres akoma sot BB të thotë suksese për reformën në energji se atyre ia kemi marrë paratë. Si nuk dëgjova qindra miliona euro para të zeza që hidhen në ndërtim.

Shqiptarët kanë një kryeministër që ka në filozofinë e tij që kërkon t’i varfërojë sa më shumë. Kur vijnë zgjedhjet ky thjesht rrit çmimin e votave. I bleu me 300 euro për 4 vjet dhe i katandisi me shpopullim. Ka ikur shtresa e mesme. Po na ikën truri. Arsimi, shëndetësia, intelektualët. Shqiptarët nuk dinë kë të votojnë. Të dalin të gjithë te kryeministria të rrinë aty. Unë nuk jam për dhunë“, theksoi ajo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha me siguresë të shkurtër”/ Shano: Kishte frikë të hynte si i barabartë në garën për kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano ka komentuar situatën në PD, dhe vendimet e Lulzim Bashës  për të larguar nga partia kritikët e tij.

I ftuar në A2, Shano u shpreh kritik ndaj Bashës për të cilin tha se po tregon mungesë durimi dhe përvoje dhe po ngjan me një autokrat.

“Më vjen keq për ata njerëz që e konsiderojnë z.Basha si një personazh durimplotë. Sjellja e Bashës tregon një mungesë durimin, përvoje, dëshire për bashkim. Përkundrazi, sjellja e tij tregon një autoritarizëm që shkon kithët me tentativën për ta paraqitur zotin Basha si një personazh me sjellje perëndimore. Mjaft të kujtojmë se çfarë ndodhi në PD pas 26 prillit.

LEXO EDHE:  Letra e një demokrati/ Genc Pollo shkatërroi arsimin dhe PD-në në Kavajë

LEXO EDHE:  Letra e një demokrati/ Genc Pollo shkatërroi arsimin dhe PD-në në Kavajë



Patëm një garë në PD që tregoi një frikë të Bashës për të dorëzuar vulën dhe për të hyrë i barabartë i garë me z. Kadilli. Pati një heshtje për humbjen e zgjedhjeve. Basha është si me siguresë të shkurtër pasi kushdo që i del kundër, ai përdor mekanizmin e autokratit dhe e përjashton”, tha Shano./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE