Connect with Us

Aksident i rëndë në aksin Koplik-Shkodër/ 4 të plagosur

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Koplik-Shkodër/ 4 të plagosur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik ditën e sotme, në afërsi të fshatit Omaraj.

Sipas asaj që raportohet dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me to.

“Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj, automjeti tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen O. Q.. 

LEXO EDHE:  Aksident masiv/ Përplasen tre makina

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen, konkretisht shtetasit A. Q., dhe H. V., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia ndodhet në vendngjarje për hetimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas motorin/ Dy të plagosur në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas asaj që raportohet, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku një makinë ka përplasur një motorr.



Sipas burimeve, të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej shkaqet e rrethanave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrahën dhe tentuan të vrasin vjehrrin e motrës/ Arrestohen ‘dy të fortët’ në Lezhë, e pëson dhe babai

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit.

Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Milot/ Humb jetën një person

LEXO EDHE:  Librazhd/ Përplasen dy automjete, në gjendje të rëndë një person



Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Lushnje/ Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10 vjeçarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës.

Mësohet se 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së zetorit.

Të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.



Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

LEXO EDHE:  Aksident masiv/ Përplasen tre makina

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Automjeti godet kalimtarin

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes.

Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE