LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e mbrojti Rama Kosovën?/ Bushati: Ngërçi për të reaguar, çudi

21 Shtator 2021, 18:57, Politikë CNA
A e mbrojti Rama Kosovën?/ Bushati: Ngërçi për të

Analisti Andi Bushati thotë se ka vërejtur një ngërç për të reaguar tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Bushati tha se në tekstin e reagimin në Twitter, Rama ishte pro Kosovës, por ishte një ditë e gjysmë me vonesë.

?U duk sikur Kosovës i dha të drejtë, ajo që më bëri përshtypje ishte ngërçi për të reaguar ose reagimi i vonuar. Ngjarjet kanë filluar të ndodhin në orën 6:30 të mëngjesit, Rama reagon 1 ditë e gjysmë me vonesë?, tha analisti.

Kjo vonesë në reagim sipas Baton Haxhiut k ardhur për shkak se Rama ka qenë duke udhëtuar për në SHBA.

?Rama është në Nju-York dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në avion?, tha ai.

Këtë argument Bushati e kundërshtoi duke thënë se udhëtimi për në Nju-Jork zgjat 8 orë, ndërsa Rama ka reaguar pas të paktën 36 orë./euronews

Lajmet e fundit nga