Connect with Us

Viti i shkollor/ Kushi merr masat, takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit

Politikë

Viti i shkollor/ Kushi merr masat, takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Fokusi i takimit ka qenë respektimi i protokolleve sipas udhëzuesit mbi masat ndaj Covid 19.

Sipas udhëzimit, në ato klasa ku nuk është e mundur respektimi i distancës për shkak të hapësirës së kufizuar dhe numrit të lartë të nxënësve, do të aplikohet mësimi me turne, e njëjta mënyrë e përdorur dhe në vitin shkollor të kaluar.

Sot zhvillova një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

LEXO EDHE:  Kostoja e kurimit nga Covid-19/ Psikologia Denada Toçe: Ka familje që marrin kredi

Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas “Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare”, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne.

Puna vijon që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator”, shkruan ministrja Kushi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vasili për Reformën në Drejtësi/ “Aty ku nuk mbahet përgjegjësi riciklohen krizat e radhës”

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet në Shqipëri më keq se në Bjellorusi”/ Vasili ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Bëjnë sikur japin rekomandime

I ftuar në një intervistë për ABC News,  ish-kreu i LSI, Petrit Vasili u ndal tek situata e Reformës në Drejtësi, e cila sipas tij ka ngecur për shkak të mazhorancës, të cilët në asnjë moment nuk nguroi t’i quante “aktorë” në kapjen e shtetit.

“Vettingu është komponent i Reformës në Drejtësi dhe duhet të kishte përfunduar. Janë rrëzuar të gjitha afatet kushtetuese. Pse vettingu nuk funksionoi? Pse insitucionet ende nuk janë ngritur? Prokurori i Përgjithshëm pranon që jemi në pragun e kolapsit. Ministri i Drejtësisë thotë që 60 % të njerëzve i ka shkarkuar vettingu.  Kjo është situata. Propozojmë një ndalim dhe skaner të të gjithë asaj që ka ndodhur deri më tani. PS  e ka sabotuar Refomën në Drejtësi. Mbajnë përgjegjësi?! Reformën në Drejtësi ne e kemi votuar dhe ka qenë kontributi i Metës për këtë. Do të zbatohet kjo reformë, por janë shkelur të gjitha afatet. Të bëjmë analizën se pse u shkel Kushtetuta dhe të mbahen përgjegjësitë. Në  çdo vend ku nuk mbahen përgjegjësi, riciklohen krizat e radhës”, deklaroi Vasili.

LEXO EDHE:  Dr. Fauci optimist për vaksinën kundër COVID/ Provat po japin rezultate pozitive

LEXO EDHE:  Covid-19 i mori jetën/ Berisha: Rënia e Arjan Pushit në krye të misionit humbje e vërtetë



Lidhur me raportin e publikuar nga KE, Vasili thekson se LSI është palë me PD sa i takon denoncimit për vjedhjen e zgjedhjeve.

“Jemi palë me PD për denonimin e vjedhjeve. Raporti i KE faktoi shpërdorimin e shtetit në 25 Prill. Kemi një shtet të kapur, është kapur drejtësia, ekzekutivi, tentohet të kapet parlamenti.  25 Prilli, viktimë e kapjes së shtetit. Kemi propozuar në Kuvend hetimin e të gjitha procedurave parlamentare të koncesioneve të dhëna në Parlamentin “1 partiak”, theksoi së fundmi Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni Hetimor për zgjedhjet/ Alibeaj: Nëse Rama nuk paraqitet si dëshmitar, do ta sjellë policia

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, ku do të shkojnë për të dëshmuar figura të larta zyrtare, përfshirë edhe vetë kryeministrin Rama.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Alibeaj  tha se është e drejta e opozitës që të ngrejë komisionin hetimor  për të hedhur dritë, për aq kohë sa drejtësia nuk e bën.

I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse kryeministri Rama nuk paraqitet, Alibeaj tha se do të jetë detyra e policisë ta sjellë atë aty.



LEXO EDHE:  Festa e Birrës dhe pelegrinazhi në Tomorr/ Policia shton masat në rrugë, ndëshkohen mbi 1500 shoferë

Ne kemi filluar këtë komision për të hedhur dritë. Dhe përse të dhënat tonë duhet të jenë në dorë të PS-së para zgjedhjeve? Opozita e vjedhur, është terrorizuar dhe ka të drejtën e saj të bëjë transparencë për sa kohë që sistemi i drejtësisë nuk e bën. 

Unë besoj që një shtet anëtar i NATO-s një shtetar e ka për detyrim moral që nevojës së kërkesës dhe fakteve se ka shkelur ligjin të vijë të përballet.  Është detyra e policisë që ta sjellë para parlamentit”, tha Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me ambasadorin italian/ Basha: Shpresë për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme ambasadorin italian, Fabrizio Bucci.

Përmes një mesazhi në rrejtin social Twitter, kryeopozitari deklaroi se me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, por e ardhmja apo shpresa e përbashkët për t’i parë popujt gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së.



LEXO EDHE:  “Jemi në efektin e hapjes së transportit”/ Brataj: Ja kur do të ulen shifrat e të infektuarve

Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së”, shkruan Basha në Twitter./ CNA.al

LEXO TE PLOTE