Connect with Us

VIDEO/ Pogba sfidon tifozin, Carrick ndërhyn për të qetësuar situatën

Premier Liga

VIDEO/ Pogba sfidon tifozin, Carrick ndërhyn për të qetësuar situatën

Publikuar

-

Një gol në minutën e 89′ dhe një penallti e humbur në të 95-ën, i ka dhënë tre pikët Manchester United në transfertën ndaj West Ham-it, megjithatë këto episode kanë qenë vërtetë të vështira për t’u kapërdirë nga tifozët vendas.

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori Paul Pogba, teksa ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes, është përfshirë në një debat verbal me një nga tifozët e “hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte francezit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Michael Carrick, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Janë vetëm 10 të tilla në gjithë botën, nuk do e besoni sa kushton makina e re e Ronaldos

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo është i njohur për dashurinë që ka ndaj makinave luksoze. Ylli portugez ka marrë së fundmi një “bishë” të re, “Bugatti Centodieci”. Kjo e fundit ka kushtuar për një shifër të frikshme, 9.5 milionë euro.

Makina në fjalë arrin 100 km/orë në vetëm 2.4 sekonda dhe 200 km/orë në 6.1 sekonda. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 380 km/orë, ndërsa ka vetëm 10 kopje të saj në gjithë botën.



LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Rritje stratosferike, kartoni i Brojës shkon 30 mln euro

Publikuar

-

Nga

cna lajme futboll

Armando Broja ishte heroi i Shqipërisë në dy përballjet kundër Hungarisë, ku arriti të zgjidhë ndeshjet me dy gola fantastikë e të një niveli të lartë. Sulmuesi shqiptar shihet si një nga talentet më premtues për të ardhmen, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet të jetë 20-30 milionë euro sipas përllogaritjeve të kryera së fundmi nga CIES.



Pas paraqitjeve mjaft pozitive me Kombëtaren tashmë është vendi për të treguar veten e tij në Premier League. Mediat angleze pranë Southamptonit e bëjnë thuajse të sigurt fanellën e titullarit në fundjavë për 20-vjeçarin. Adams do të mungojë për trajnerin Hasenhuttl për shkak dëmtimi, për këtë arsye Broja pritet të debutojë për herë të parë nga fillimi ndeshjen në elitën e futbollit anglez.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E kërkon Newcastle, por ish-trajneri i Liverpoolit pret të zëvendësojë Guardiolën

Publikuar

-

Nga

Pronarët e rinj arabë të Newscatle United kanë nisur menjëherë konsultimet për ndërtimin e një skuadre të madhe, të denjë për të rivalizuar me klubet më të mëdha në Angli dhe jo vetëm.

Kanë nisur të qarkullojmë emra të rëndësishëm futbollistësh, si përforcime të mundshme, por më parë drejtuesit e “Magpies” duhet të gjejnë njeriun e duhur për të drejtuar “yjet” që do të afrohen në “St. James’ Park”.

Një nga emrat që po qarkullon në media, është Brendan Rodgers, trajneri aktual i Leicester City-t, por irlandezo-veriori, me sa shkruajnë në mediet britanike, nuk ka ndërmend ta pranojë ofertën e Newcastle.



Arsyeja? 48-vjeçari ka plane të tjera për të ardhmen. Synimi i tij është të marrë drejtimin e Manchester City-t, pas largimit të Pep Guardiolës. Spanjolli ka ndërmend të qëndrojë në krye të Citizens edhe sezonin e ardhshëm dhe fiks pas 18 muajsh rolin e tij pritet ta marrë Rodgers.

Tekniku aktual i Leicester City-t është në krye të një liste të ngushtë kandidatësh për të zëvendësuar Guardiolën. Në ambientin e “Sky Blue” ai ka shumë admirues, madje është përfolur për ta marrë drejtimin kësaj skuadre pas largimit të Roberto Mancinit në vitin 2013.

Sidoqoftë, ekziston frika se emërimi i Rodgers trajner i City-t do të krijonte përçarje për faktin se ka drejtuar për tri vite rivalët e Liverpoolit.

LEXO TE PLOTE