LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinimi i fëmijëve nga Covid/ Mjeku qetëson prindërit

20 Shtator 2021, 18:20, Aktualitet CNA
Vaksinimi i fëmijëve nga Covid/ Mjeku qetëson prindërit

Mjeku Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani është shprehur se vaksinimi kundër Covid-19 nuk duhet të jetë i detyrueshëm.

?Procesi i vaksinimit nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Në gjithë botën ka dy grupe, një që është i bindur që të mos vaksinohet dhe ka një pjesë që janë dyshues.

Kohët e fundit ka skeptikë nëse vaksinimi ishte rruga e duhur. Është shumë e rëndësishme që vaksinimi duhet të vazhdojë, por unë jam kundër vaksinimit me detyrim?, është shprehur ai në Abc news.

Përsa i përket vaksinimit të fëmijëve, Çupi ka deklaruar se vaksinimi i fëmijëve nën 18-vjeç nuk duhet të bëhet me detyrim, sidomos ata me ?Deltën”, pasi janë më të paktë në numër për hospitalizim.

?Sipas mendimit tim vaksinimi për fëmijët nën 18 vjeç, nuk mund të bëhet me detyrim. Unë mendoj që fëmijët nën  18-vjeç, sidomos me ?Deltën? nuk duhet të vaksinohen, sepse nuk kam argumente që t?i bind prindërit. Mosha nën 18-vjeç nga ?Delta? janë më të paktë në numër për hospitalizim apo vdekjeve, prandaj hezitoj që t?i them një prindi t?i vaksinojë?, shprehet ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga