LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Turp, ul një femër për një mashkull”/ Ndjekësit nuk kursehen me Alvisën, e “kryqëzojnë” pas debatit për Edin

20 Shtator 2021, 18:38, Lifestyle CNA

Në Përputhen kanë shpërthyer debatet dhe ofendimet e konkurrentëve ndaj njëri-tjetrit. Pas përplasjes së Argjendit me Julin, një tjetër debat që ka marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësave ka qenë ai mes, Adës, Edit dhe Alvisës.

Edi ka folur me një gjuhë shumë të ashpër dhe paragjykuese ndaj Adës, duke thënë shprehje të tilla si: ?Je si burrë, nuk je natyrale, je e tëra e bërë, hiq silikonat? e shumë të tjera që u dëgjuan sot gjatë emisionit.

Nga ana tjetër nuk ka mbetur jashtë vëmendjes as reagimi i Alvisës, në mbrojtje të Edit.

Sjellja e saj dhe Edit nuk janëpëlqyer aspak nga ndjekësit të cilët kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale, ku më shumti kritikojnë Alvisën, për faktin se nuk e mbrojti Adën ndaj ofendimeve dhe paragjykimeve të Edit.

Ata e quajnë një turp dhe vënë në dukje se Alvisa po hedh poshtë një femër, për një mashkull.

Komentet kanë qenë të shumta por më poshtë mund të lexoni disa prej tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga