LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet tragjedia në Velipojë/ Pas dy motrave dhe nënës, humb jetën edhe djali i mitur

20 Shtator 2021, 12:46, Kronika CNA
Thellohet tragjedia në Velipojë/ Pas dy motrave dhe nënës,

Ka marrë përmasa tragjike, ngjarja e rëndë në Velipjë, ku në muajin korrik të këtij viti shpërtheu një bombol gazi në biznesin e familjes Gjoka.

Mësohet se fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe djali i mitur i familjes Enrik Gjoka.

Ai ishte dërguar për kurim në Itali, por ashtu si nëna dhe dy motrat e tij, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Enriku ishte në intubim dhe pavarësisht luftës që ai bëri me plagët e shkaktuara nga zjarri prej disa javësh në një spital në Itali nuk ka mundur të mbijetojë. Vetëm 4 ditë më parë, ndërroi jetë nëna e Enrikut, Aleketa Gjoka e cila po ashtu nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga zjarri i tragjedisë që shoi familjen.

Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Ngjarja tragjike ndodhi më 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët. Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t?u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe dhe së fundmi betejën e humbi edhe Enriku 12 vjeç.

Në atë kohë,sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen sapo e ka ndezur gazi i shpërndarë nga bombola e gatimit ka shpërthyer duke shkuar deri tek dhoma e fëmijëve./CNA.al

Shpërthimi i bombolave në Velipojë/ Pas vajzave, ndërron jetë edhe nëna

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë/ Humb jetën 19 vjeçarja

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë/ Ndërron jetë edhe vajza tjetër

Lajmet e fundit nga