LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në një universitet në Rusi/ 8 të vrarë dhe 6 të plagosur

20 Shtator 2021, 08:07, Kosova & Bota CNA

Një sulm terrorist ka ndodhur në Rusi në një universitet në qytetin Perm. Tetë persona janë konfirmuar të vrarë, gjashtë të plagosur nga të shtënat në kampusin e një prej universiteteve më të vjetër në një zonë të Perm-it, në Urals.

Pamjet e njerëzve të frikësuar janë filmuar duke ikur nga ndërtesa përmes dritareve.cna lajm bota

Sipas Rusia Today, universiteti, përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar të gjithë ata që ishin në kampus të largoheshin, ose të mbylleshin brenda një dhome.

Sipas njoftimit të policisë autori i krimit u kap dhe është plagosur gjatë ndjekjes.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Rusi thanë se sulmuesi është student në universitetin ku ndodhën sulmet. Raportet e mëparshme e identifikuan atë si një sulmues terrorist 18-vjeçar të quajtur Timur Bekmansurov, i cili dyshohet se la edhe një shënim në mediat sociale që përshkruante arsyet e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga