LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strazimiri: Berisha influencon njerëzit e ndershëm në vend

20 Shtator 2021, 20:47, Sociale CNA
Strazimiri: Berisha influencon njerëzit e ndershëm në vend

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka komentuar vendimin e Bashës për të përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

I ftuar në Syri tv, Strazimiri thekson se PD në kohën e Berishës ka pasur demokraci të brendshme, duke shtuar se Sali Berisha ende sot influencon njerëzit e ndershëm në vend.

?PD ka pasur demokraci të brendshme. Sali Berisha influencon edhe sot njerëzit e ndershëm në Shqipëri. PD duhet të mos heqë dorë mbi vlerat që është themeluar. Ne jemi këtu për të bërë kauza, për të mbrojtur të gjallët dhe për të përfaqësuar të vdekurit.

Lulzim Basha sot nuk është i lirë, pas këtij vendimi, nuk është aspak i lirë. Berisha ka respektuar statutin e Partisë Demokratike. Kryetari në PD nuk ka fuqi që të përjashtojë askënd?, deklaroi Strazimiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga