Connect with Us

Sherr mes ish-drejtorit të Ujësjellësit dhe zyrtarëve të Bashkisë në Vlorë/ Përfundojnë në polici

Aktualitet

Sherr mes ish-drejtorit të Ujësjellësit dhe zyrtarëve të Bashkisë në Vlorë/ Përfundojnë në polici

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Një situatë e tensionuar në drejtorinë e Ujësjellësit të Vlorës, ka bërë të përfundojnë në polici kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ish-drejtori i ujësjellësit Shkëlqim Leskaj dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe ujësjellësit, pasi kryebashkiaku Leli ka shkarkuar katër ditë më parë ish-drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn dhe ai ka refuzuar të lirojë zyrën.

Sipas ish-drejtorit të Ujësjellësit shkarkimi i tij është i paligjshëm, pasi ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv.

LEXO EDHE:  Një milion dollarë lirimi me kusht për policin e akuzuar në vdekjen e George Floyd

Ndërkohë që sot pranë zyrës së drejtorit të Ujësjellësit, ka shkuar bordi drejtues, kryebashkiaku dhe nënkryetari, duke i kërkuar të lirojë zyrën pasi është i shkarkuar.

Sakaq në policinë e Vlorës kanë shkuar të gjitha palët për të dhënë deklarimet e tyre për sqarimin e mëtejshëm të situatës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Festë e dyfishtë për demokratët/ Berisha feston 77-vjetorin me ‘Foltore’ në qytetin e serenatave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha, feston 77-vjetorin e lindjes me 15 tetor.

Për demokratët e Korçës, kjo duket se do të jetë një festë e dyfishtë. Sipas burimeve të CNA.al, Berisha do të jetë të premten në qytetin e mësënjtores dhe serenatave për ‘Foltoren’ e radhës, që përkon pikërisht me ditëlindjen e tij.



Një zgjedhje kjo, siduket jo pa qëllim nga lideri historik, ndërsa parashikohet pjesëmarrje masive.

LEXO EDHE:  “Unë jam demokrat”/ Kreu i PD në Vlorë, i bashkohet “Foltores” së Berishës

LEXO EDHE:  Sherr masiv në Vlorë/ Një person nxjerr armën, efektivi shmang tragjedinë

Ndërkohë që të martën, më 12 tetor, Berisha do të udhëtojë drejt Kukës, qytetit bastion të demokratëve ku do të zhvillojë “Foltoren” e shtatë, pas asaj në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Gjirokastër e Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plani i qeverisë/ Duma: Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pas planit të prezantuar për përballimin e krizës energjetike, pasditen e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë nga selia blu, Duma është shprehur se nuk është çështje e krizës energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Duma ka shtuar se plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera.



 “Plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish. Dhe nuk janë pak,  200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë”, ka deklaruar Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen ‘copë’ në Xibrakë/ Humb jetën 54 vjeçarja, plagoset një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë informacion zyrtarë për aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë.

Një kamion me drejtues shtetasin me inicialet V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron.

Për pasojë mësohet se humbur jetën shtetasja me inicielt F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, pasagjere në mjetit tip “Cintron”.

Elbasan/ Informacion paraprak



Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  “Nga rrëmbimet e deri tek vrasjet”/ Kush është 39-vjeçari që rrëfeu krimet më të rënda

LEXO EDHE:  E rëndë/ Dhunohet turisti rus në Vlorë

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE