LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa shumë kuqezinj, spektakël në derbin e shqiptarëve në Turqi

20 Shtator 2021, 19:22, Sport CNA
Sa shumë kuqezinj, spektakël në derbin e shqiptarëve në

Kategoria e dytë turke sot ka dhuruar një ndeshje mjaft interesant mes klubeve që kanë shumë futbollistë shqiptarë në përbërjen e tyre. Skuadra e Boluspor me në përbërje Selmanin, Roshin e Bregun, priti në fushën e saj Istanbulsporin ku luajnë Et?hemi, Rroca e Abazaj. Vetëm ky i fundit mungoi në këtë ndeshje për shkak dëmtimi, dhe me kaq shumë shqiptarë në fushë nuk kishte si të mos ishin protagonistë.

Te Boluspor binin në sy shpërthimet e Bregut e sidomos Roshit në të djathtën ku ishte i pandalshëm dhe organizonte aksion pas aksioni. Edhe Selmani në portë bëri disa pritje vendimtare. Por gardiani u mposht në pjesën e dytë nga një aksion i Et?hemit, i cili dha asistin për golin e 1-0 të shënuar nga Bagis.

Megjithatë, ish-mesfushori i Kukësit gaboi dy herë brenda pak minutave duke u ndëshkuar me dy të verdhë e duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Nga kjo përfitoi Boluspor që insistoi derisa gjeti golin e barazimit në minutën e 89-të, për të marrë një pikë të rëndësishme për renditjen, pasi mbetet pranë grupit të ekipeve që luftojnë për ngjitjen në elitë.

Lajmet e fundit nga