LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reciprociteti për targat e makinave/ BE: Kosova dhe Serbia të ndalin menjëherë tensionet

20 Shtator 2021, 11:23, Kosova & Bota CNA
Reciprociteti për targat e makinave/ BE: Kosova dhe Serbia të ndalin

Sot ka nisur zbatimi i reciprocitetit nga Kosova kundrejt Serbisë, për targat të veturave që vijnë nga Serbia.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën dhe i ka mëshuar faktit se nuk duhet ndaluar dialogu mes dy vendeve.

?Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë?, ka deklaruar Stano.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t?i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga