Connect with Us

Qytetarët paguajnë për një datë gjykimi/ Basha-Rama kanë hallin e mandatit të KPK

Politikë

Qytetarët paguajnë për një datë gjykimi/ Basha-Rama kanë hallin e mandatit të KPK

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në Fiks Fare u denoncua një aferë 300 mijë lekë ryshfet në Apelin e Vlorës për të caktuar një datë gjykimi.

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës skandalin e Gjykatës së Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë dhe sekserë, vendosnin edhe çmime për shërbimet:

– 300 mijë lekë për caktimin e një date gjyqi; – 70 mijë për zbardhjen e vendimit!

Është tabela e çmimeve që duhet të paguajnë qytetarët që të “mbarojnë punë” në gjykatë.

Investigimi synon gjykatën e Vlorës por eksperienca ka treguar që këto tabela mund të refkektojnë çmimet në gjithë gjykatat.

Në redaksinë e emisionit investigativ ish ankuar një qytetare, e cila ish zvarritur për gati 2 vjet për të caktuar një datë gjyqi për të zgjidhur martesën. Pasi priti procedurat normale dhe nuk mori shërbim, avokatja i kërkon 300 mijë lekë për t’ia dhënë punonjësve të gjykatës që të caktohet data e gjyqit.

Dhe vetëm disa ditë pas dhënies së kësaj shume, Gjykata e Apelit cakton datën dhe zhvillon gjyqin që u zvarrit 2 vjet me procedura normale.

Daniela Hajdini (Zeka)  për gazetarët e “Fiks Fare” thitë se i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për të zgjidhur martesën në vitin 2018. Në Fier ka zgjajtur një vit gjyqi. Ajo më pas apelon vendimin në Vlorë.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës / PD dhe Rama përgjegjës për parlamentin e drogës

Boshlkëku në gjykata nuk po i lejon njerëzit as që të divorcohen dhe ky është skandal më vehte.

Ankuesja kërkonte vetëm që të bëhej gjyqi, pasi siç tjotë ajo: “secili duhet të shikojë jetën, si ai dhe unë”.

Por vetingu i zgjatur dhe mungesa e një strategjie për plotësimin e vakancave që krijohen ditë pas dite, ka krijuar dhe shtuar listën e çmimeve të qytetarëve që kërkojnë drejtësi.

Të paguash për tu divorcuar!

Sa qesharake aq edhe për të vënë duart në kokë.

Kjo është ajo që duhet të zgjidhi Rama me Bashën nëse qajnë hallin dhe kërkojnë zgjidhje dhe amendime të Kushretitës dhe reformës në drejtësi.

Zgjatja e afatit të KPK nuk zgjidh hallin e gruas që gjeti shpetim te Fiks-i.

Maxhoranca duhet të zgjidhë problemin e boshllëkut të frikshëm në rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Jo zgjatjen e mandatit të KPK!

Zgjatja e atij mandati zgjat dhe shtrin në kohë problemin

Nuk e zgjidh atë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nuk kemi sekonda për t’i falur Bashës”/ Kërkesa e demokratëve për Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjatë takimit me demokratët në Korçë, qytetarët kanë kërkuar që ish kryeministri Sali Berisha të prijë demokratët drejt fitores.

Ata e kanë cilësuar Bashën si një kryetar që vetëm përjashton dhe përçan dhe janë shprehur se demokratët nuk kanë asnjë sekondë për ti falur Bashës.

Kërkesa e tyre është që Berisha t’i udhëheqë dhe kërkojnë sa më shpejt mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të larguar Lulzim Bashën.



Ky është një kryetar që vetëm përjashton, që vetëm përcan, nuk kemi sekonda më t’i falim Lul Bashës. Sekondat tona janë të çmuara.

Hajt ti mbledhim ato firma dhe le ta heqim Lulzim Bashën.

Doktor na pri, të lutem na bashko se s’do mbetet më njeri këtu. Të majtët janë mirë, Basha është mirë, një në dy ditë e mbush xhepin. Të gjithë këtu kanë probleme. Doktor na shpëto, je e vetmja shpresë, ju shikojmë si shpresë“, ka qenë kërkesa e tyre për Berishën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet “Foltorja” e Berishës në Korçë/ Demokratët e përcjellin me këngë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Është mbyllur “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Korçës.

Takimi me demokratët e Korçës, është mbyllur duke kënduar në kor këngën “Dua më shumë Shqipërinë”.

Berisha zgjodhi Korçën për të zhvilluar “Foltoren” e radhës më demokratët, por ndërkohë sot ka festuar edhe 77-vjetorin e lindjes.

Demokratët e Korçës, i kanë rezervuar pritje madhështore sot Berishës, të cilin e shohin si shpresë për bashkimin e së djathtës dhe si shpresë për Opozitë përballë Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu Berisha u surprizua nga demokratët edhe me rastin e ditëlindjes, ku iu dhuruan lule si dhe iu ka fryrë qirinjve të tortës.

LEXO EDHE:  Kërkesa e LSI për përjashtimin e Ramës/ Ruçi thërret Byronë

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj tregon bisedat me Bashën/ Rikthimi i të larguarve nga PD, jo për ofiqe por për hapje gare



Kujtojmë këtu se Berisha prej disa kohësh ka filluar takimet me demokratët në terren, në kuadër të “Foltores”, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e saj në një parti fituese.

Ndërsa deri tani, Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Shkodër, në Durrës, në Gjirokastër dhe në Kukës, ndërsa sot ishte në Korçë./CNA.al

Përlotet Berisha/ Demokratët e Korçës e surprizojnë në ditën e lindjes

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kolloz i demokracisë, nder i kombit”/ Berisha çon peshë zemrat e demokratëve në Korçë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministrit Berisha i është rezervuar një pritje madhështore sot në Korçë, ku nuk kanë munguar dhe surprizat në ditëlindjen e tij.

Ndërkaq, gjatë bashkëbisedimit me simpatizantët, korçarët nuk i kanë ndalur lavdet për të, duke e konsideruar si kolloz të demokracisë.

“E ka bërë Zoti kismet  të flas para këtij burri të madh të kombit. Kolloz i demokracisë.



LEXO EDHE:  Lleshaj nuk mohon dorëheqjen/ Jam në detyrë me përkushtim

LEXO EDHE:  Kaosi në Kakavijë/ PD akuza Ramës: Shpërdoroi detyrën duke lejuar krizën humanitare, duhet të hetohet

Të falenderojmë për këtë nismë që morët. Presim prej jush që ky vend të marri edhe njëherë fuqinë.

Ai Basha është bukshkelur. Dhe s’ka për ty bërë ndonjëherë kryeministër. Do ta respektonim 5 fish po të kish dhënë dorheqjen, megjitaë tregoi fytyrën e tij.”, tha një prej të pranishmëve në sallë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE