Connect with Us

“Përjashtimi i Berishës është nul”/ Topalli: Është vendimi që Basha ka dashur gjithë jetën

Politikë

“Përjashtimi i Berishës është nul”/ Topalli: Është vendimi që Basha ka dashur gjithë jetën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vendimi personal i Lulzim Bashës, për të përjashtuar ish kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD, është një nga temat më të nxehta të javëve të fundit në politikë.

Që nga momenti i vendimit, të shumtë kanë qenë deputetët dhe politikanët që e kanë kundërshtuar këtë vendim duke e quajtur jostatutor.

E ftuar në emisionin “Now” të ekspertes së komunimit Erla Mëhilli, ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka quajtur këtë vendim si nul, zero, të paligjshëm.

Për ish kryeparlamentaren, ato që ka deklaruar Basha janë spekulime dhe gënjeshtra.

Por sigurisht , një vendim befasues më ka habitur shumë dhe më është dukur i padrejtë. Qëndrimin e kam mbajtur edhe ditët e fundit.

LEXO EDHE:  “Arratiset” Basha/ Opozita pa kryetar

Vendimi për përjashtimin e zotit Sali Berisha, është i paimagjinueshëm, irracionale, e paligjshme.

Është një vendim nul është 0, përveç diktatorit të Koresë së Veriut nuk ka njeri në botë të dalë dhe të bëjë një deklaratë dhe të thotë ky është vendimi.

Ato që ka thënë Basha janë spekullime dhe gënjeshtra.

Më kujton Enver Hoxhën. Nuk është vendim është deklartë dhe kush e kapërdin këtë o ka probleme me veten e tij, ose ambiciet për karriget janë të tilla që i errësojnë.

Është vendimi që ka dashur gjithë jetën dhe ka luftuar për të”, tha Topalli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Debati Rama-Basha i stisur”/ Bushati: Përfundon me p*rdhunimin që na bën kryeministri

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se debati që u zhvillua ditën e sotme, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha në seancën plenare, ishte shumë i stisur.

I ftuar në “Open”, Bushati ka theksuar ky debat i duket i tillë, “pasi është një film i parë që përfundon me përdhunimin që Rama i bën të tjerëve”.



“Po ta ndaj aq thjeshtë, më ngjan më shumë si debat i i stisur, jo se Basha nuk thoshte gjëra të vërteta dhe Rama i përmbahej gënjeshtrave që ka thënë gjithmonë, më duket një debat i stisur se është një film i parë që përfundon me përdhunimin që Rama na bën ne të tjerëve.

Debati është i stisur, se një opozitë e përçarë e ka shumë të vështirë të përballet me regjimin, dhe ajo që s’më pëlqeu sot është se Basha po i mbivendos debatin parlamentar duke shmang atë partiak, se sot opozita ka nevojë të jetë e bashkuar dhe të ketë kryetar legjitim, prandaj Basha ka një hile sepse këto akuza s’të çojnë gjëkundi pa një opozitë me muskuj të fortë”, ka deklaruar Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi krizë reale në parti”/ Bylykbashi: Siç iku Noka, do të iki dhe unë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se kryetari Lulzim Basha ka krijuar modelin që humb në mënyrë të vazhdueshme dhe prodhon vetëm autokracinë brenda në parti.

I ftuar në Opinion, Bylykbashi thotë se Basha merr vendime pa pyetur askënd dhe përlasja me Berishën e ka nxjerrë jashtë modelin e Bashës.

Gjithashtu, deputeti demokrat thekson se njëjtë siç është shkarkuar Flamur Noka, mund të ndodhë edhe me të.



Kemi krizë reale që është kriza e demokracisë në parti. Modeli që ka krijuar Lulzim Basha në këto vite është që ai humbet në mënyrë të vazhdueshme dhe prodhon model gjithmonë dhe më autokratik brenda partisë. Në vitin 2013 në grupin parlamentar bëhej debat dhe i respektueshëm.

Pas asaj që ndodhi në vitin 2017 debati u hesht. Priste grupi parlamentar që Basha të merrte vendimin me aleatët që ti dëgjonte të mbante shënim dhe mos fliste. Mënyra se si i mori ato vendime për listën e 2017 prodhoi atë. Megjithatë i dhamë Bashës përsëri. Mori vendime katastrofike, djegie mandateve, mos hyrje në zgjedhje , prishje të zgjedhjeve dhe ja ku jemi sot.

Ne kemi një Bashë që merr vendime pa pyetur askënd dhe përplasja me Berishën nxori jashtë të gjithë modelin e Bashës. Siç iku Flamur Noka do iki unë, apo një tjetër, vetëm ai nuk ndryshon”,tha Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na keni çarë dërrasat me moral”/ Dash Shehi nuk duron më, ‘shpërthen’ keq në emision

Publikuar

-

Nga

Kreun e LZHK, Dashamir Shehi, nuk e kanë mbajë gjatë nervat në emisionin “Log” , teksa po dikutohej për deklaratat e Bashës sot në Kuvend për oligarkët.

Shehi tha se pavarësisht se Basha është një lider që duhet të largohet nga PD, ai sot tregoi një akt kurajoz dhe për këtë duhet t’i jepen meritat.

Për një moment Shehi është acaruar duke treguar se nuk është dakord me moralin që bëhet, pasi sipas tij nuk pretendon se në Shqipëri do ngrihet një shtet si Danimarka.



“Ata pasanikët e përfaqësojnë veten në parlament me njerëzit e vet. Unë nuk po them që fajtorët janë ata, po them që qeveritë q prishin rregullat dhe ata janë përfitues gjithashtu. E vetmja gjë pozitive në këtë lloj historie është se janë po të njëjtën njerëz. Po të ishin të ndryshe do ishin edhe më fatkeq. Të paktën në këtë mes janë ca njerëz të ndërmjetëm që mirë keq disa njerëz vazhdojnë bëjnë biznes. Nuk do ngrihet Danimarka këtu, por një shtet i pranueshëm. 

Aty ka një masë deputetësh që do kenë kurajo të denoncojnë disa fenomene negative. Na kanë çarë dërrasat me një moral kot. Nuk ma merr mendja që ata që janë të huaj nuk e dinë kush janë të korruptuarit e vërtetë. Pas 30 vitesh një kryetar opozite po vë gishtin në disa emra konkretë. Unë gjykoj qofsha i gabuar që ky është një gjest pozitiv shumë i vogël,” deklaroi Shehi.

LEXO EDHE:  Two answers about Jozefina Topalli’s move/How it will help the right and harm Edi Rama

LEXO EDHE:  Edi Rama prezanton në Berat projektet e Berishës

 

LEXO TE PLOTE