LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pazari Rama -Basha për zgjatjen e mandatit të KPK

20 Shtator 2021, 17:25, Aktualitet CNA
Pazari Rama -Basha për zgjatjen e mandatit të KPK

Në qershor 2022 përfundon mandati i Anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë.

Trupa e shkallës së parë të Vettingut, pas Qershorit pushon së ekzistuari.

Paketa e reformës në pjesët që i takojnë organeve të vettingut ka parashikuar përfundimin e mandatit të KPK dhe Komisionerëve Publikë.

Ndryshe nga afati i kohëzgjatjes së KPK, Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) do të vazhdojë punën si kolegj i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk ka lajthitje në afatet e parashikuara nga ligji për përfundimin e misionit të KPK dhe eventualisht edhe Komisionerëve publikë.

Ligji e ka të qartë që me përfundimin e afatit të veprimtarisë së KPK, kompetencat i kalojnë përkatësisht KLGj (Këshilli i Lartë Gjyqësor) për trupën e gjyqtarëve dhe KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) për trupën e prokurorëve.

Mazhoranca e Edi Ramës që prej 2 muajsh po punon, artikulon dhe studion zgjatjen e mandatit të anëtarëve të KPK.

Në heshtje dhe me një procedurë “blic”, pa konkurrentë dhe pa njoftime publike, pas kaq vitesh nga fillimi i detyrës së anëtarëve të KPK, socialistët në ditët e fundit të mandatit të Kuvendit të vjetër, “miratuan” kandidaturat zëvendësuese të anëtarëve ekzistues te KPK në raste të krijimit të vakancave midis anëtarëve.

Kjo tregon sigurinë e Edi Ramës në votimin e zgjatjes së mandatit të anëtarëve ekzistues të KPK.

Ndryshe nuk kishte pse kujtohej për zëvendësuesit, 8 muaj nga përfundimi ligjor i mandatit të atyre anëtarëve.

Sot formalisht kryetari i grupit parlamentar të PS njoftoi fillimin e punës për hartimin e ndryshimeve ligjore lidhur me zgjatjen e mandatit.

Se çfarë pune duhet të fillojë kur zgjatja e atij mandati bëhet me shtesën e një fjalie të vetme më ligj, e shpjegon më mirë tempestiviteti me të cilin Lulzim Basha, po sot, mblodhi grupin e vet për të shtruar për diskutim, çështjen e shtruar për diskutim nga kryetari i grupit të PS.

Për publikun duhet të sqarojmë, nuk ka asnjë rrezik vakance funksionesh, në rastin që KPK shpërndahet.

Vetingu sipas ligjit vijon normalisht, nga 2 trupa të tjera, secila me më shumë anëtarë sesa KPK.

Në nivel numrash, pas përfunfimit të afatit të mandatit të KPK, dhe kalimit të kompetencave tek KLGJ dhe KLP, katër deri në pesëfishohet numri i personave që do duhet të angazhohen pas kësaj me procesin e mbetur të vetingut.

Por Edi Rama do zgjatjen e mandatit të atyre 7 vetave tek KPK dhe vijimin e procesit me dy trupa që së bashku shkojnë më shumë se 30 vetë.

Rama do zgjatjen e mandatit të anëtarëve të KPK, megjithëse nuk ka asnjë hatërmbetje me KLGJ dhe KLP dhe këta nuk ja kanë prishur kurrë humorin. Por “preferon” KPK-në.

Për këtë i duhen votat e Luli Bashës, sepse fjalia që duhet ndryshuar ka nevojë për më shumë vota sesa ka Edi Rama dhe ato vota do duhet t’ ja japi Luli Basha.

As ai nuk ka gjë as me KPK, as me KLGJ e as me KLP. Mbase nuk di as se si zbërthehen ato akronime.

Thjesht të dy palët do votojnë një shtesë fjalie diku në një paragraf në një dispozitë që parashikonte mbylljen e KPK dhe me shumë gjasë do të na e shesin si reformë.

Jo më kot të dyja palët dejlaruan se po fillojnë punën.Duhet të ngjajë si mundim i madh.

Nuk është kollaj të bësh reforma. E sidomos të përfshish në reforma Luli Bashën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga