Connect with Us

“Nuk kemi pse mbajmë peshën e korrupsionit të Bashës”/ Kulluri akuza kreut të PD

Politikë

“Nuk kemi pse mbajmë peshën e korrupsionit të Bashës”/ Kulluri akuza kreut të PD

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha se ka promovuar njerëz të përfshirë në korrupsion për të hequr kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Në emisionin “Quo Vadis” , Kulluri tha se Basha e ka drejtuar PD në mënyrë klienteliste dhe se e ka shkatërruar këtë parti.

Kulluri shtoi se, zgjedhja e Lulzim Bashës në 2013, është bërë në kundrështim me statutin.

Nuk kemi pse e mbajmë ne peshën e korrupsioni të Bashës e të tjerëve, prandaj kam dalë për principe. Unë kam parë fytyra që kanë qenë realisht me probleme korrupsioni në podiumet e Bashës për të hequr rilindjen nga pushteti për të ardhur vetë, më ka ardhur për të vjellë. Ai e bëri keq këtë punë, që nga vit 2013, e ka bërë në mënyrë klienteliste drejtimin e partisë. E ka shkatërruar këtë parti ai njeri.  Zgjedhja e Lulzim Bashës në 2013 është bërë në kundërshtim me statutin. Sali Berisha e shkeli statutin në 2013, kryetari i partisë zgjidhet me delegatë. Unë i parë jam fajtor që nuk fola”, ka thënë Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ngrihet Komisioni Hetimor për 25 Prillin/ Rrëzohet “Becchetti”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”, e kërkuar nga opozita , nuk është miratuar me shumicë votash.

Ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillin është miratuar me 123 vota pro dhe 0 kundër.



Ndërkohë që është rrëzuar kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti me 46 pro, 77 kundër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Javën tjetër hapet tenderi për punimet e Rrugës së Qumështit”/ Deputeti i PD ironizon Ramën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha gjatë seancës plenare se brenda vitit do të dërgojmë në hapësirë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Nga foltorja e Parlamentit, Këlliçi u shpreh se javës tjetër Rama do të dalë me deklaratën se do të hapë tender për të ndërtuar rrugën e qumështit.



Deputeti i PD i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe zëvendësit të tij Arben Ahmetaj që të dalin në terren dhe t’ua komunikojnë në sy qytetarëve rritjen e çmimeve.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush e rrahu deputetin e Lulit/ CNA.al gjen autoren e dyshuar

LEXO EDHE:  Avokati i njohur zbulon prapaskenat/ Basha urdhëron sulmet ndaj Topallit

“Mos u çudisni kur Rama të dalë javës tjetër me deklaratën “do hapim tender që të ndërtojmë rrugën e qumështit”. Mjerimi është ulur këmbëkryq me mijëra familje qe sot nuk ushqejnë dot familjet e tyre me bukë, Ahmetaj thotë se rritja e çmimit të bukës është krejtësisht e përballueshme, duken si filma, por Edi dhe Beni, nuk janë personazhe filmash, a ka njeri më mirë në këtë vend që i njeh më mirë xhepat e qytetarëve shqiptarë kanë 8 vite që u kanë hyrë me themel xhepave të shqiptare”, tha Këlliçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për çështjen “Becchetti”/ “Një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputetja e PD, Grida Duma, gjatë fjalimit të saj në Kuvend është ndalur tek çështja “Becchetti”.

Sipas Dumës, në kohën kur trajtohej kjo çështje, kryeministri Rama bërtiste në emisione dhe kërcënonte gjykatësit.



Deputetja demokrate e quan këtë një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike dhe ka një faturë shumë të rëndë për shqiptarët.

120 milionë do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milionë euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju. Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është se kjo ka ndodhur. Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër. Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja “Beccheti” dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste. Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë”, tha Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE